“E shkuara ruan lidhjet”, gjermanët “joshen” nga ish-Jugosllavia: Pak investime në Shqipëri

3 Nëntor 2022, 20:31Ekonomia TEMA

“E shkuara ruan lidhjet”, gjermanët “joshen” nga

Me një buxhet të majm e projekte të orientuara kryesisht te industria automobile, energjia, bujqësia e teknologjia e informacionit, kompanitë gjermane po përpiqen të kthehen në lojtarë kryesorë në pellgun e Ballkanit Perëndimor.

Në vetëm tre muaj, investimet gjermane janë zgjeruar me 171 milionë euro në Serbi, me mbi 88 milionë në Maqedoninë e Veriut apo 76 milionë në Bosnje-Hercegovinë. E njëjta nuk mund të thuhet për Shqipërinë e cila lë pas vetëm Kosovën.

 “Nuk ka një lloj përputhje në nivelin politik që kemi me Gjermaninë me atë tregtar. Gjermania është shumë e fuqishme në Shqipëri në aktivitete indirekte sesa në ato direkte, dhe për këtë duhet punuar më shumë për të rritur me projekte investime konkrete”, thotë eksperti Genti Beqiri.

Ndonëse Gjermania është ekonomia më e madhe dhe më e fortë e Europës, Shqipëria ka më pak lidhje me të, krahasuar me vendet e tjera të Rajonit edhe te shkëmbimet tregtare. Pjesa e eksporteve drejt Gjermanisë ndaj totalit është ndjeshëm më pak se në vendet fqinje.

E njëjta vlen edhe te importet. Vetëm 7.2 për qind e totalit të mallrave që Shqipëria blen nga jashtë në një vit vijnë nga Gjermania.

Ekspertët vlerësojnë se klima e ashpër e biznesit dhe politikat fiskale që ndryshohen shpesh janë dy ndër faktorët kryesorë që e bëjnë Shqipërinë të mos jetë aq tërheqëse ndaj investitorëve gjermanë.

7 Komente

  1. l
    lexuesi21

    Nga artikulli del qarte se kush jane partneret e vertete, nqs niveli politik eshte i “ larte” nuk perputhet me nivelin ekonomik tregon se shqipetaret kenaqen me llafe dhe deklarata apo me ndonje akullore qe te thone se kemi miq te vertete, politika kerkon mencuri dhe guxim….

    1. t
      tetovari2

      Antishqiptari Sali e shkatroi arsimin, bazën e shtetit.Gjermania dhe shtetet e zhvilluara nuk invest- ojnë aty ku arsimi është i sakato - sur dhe nxjerin gjysmëanalfabet.

      1. T
        Te gjithe njesoj jane,

        Edhe Saliu edhe Rama te njejten loje kane bere me arsimin sepse nje popull idiot eshte nje popull dele qe voton pa menduar! E di ti se sot ne gjimnazet shqiptare, matematika "advance" ne fakt eshte versioni baze i tekstit anglez? Ndersa fizika eshte 10 apo me shume kapituj mangut? Artikulli emerton 4 fusha punesimi ku tre prej tyre kane envoje per inxhiniere te vertete, Serbia Bosnja etj ofrojne pune cilesore me cmim te mire ne te gjitha fushat ndersa ketu tek ne, as dy numra nuk mbledhin dot "inxhinieret". Keto jane politikat e qeverive mendjelehta, ato qe duan me shume veten sesa shtetin, dhe e fundosin ate per vota duke shkaterruar te ardhmen e popullit.

      2. N
        Neutrino

        Të investosh në Shqipëri është ruletë ruse

        1. G
          Gjermani investon ku ka Siguri Ligjore

          Ne Shqiperi ka ndodhur ajo qe ne anji vend te Botes s'ka ndodhur ,ku Vetting-u i zhveshi Maskat - me shume se 1/2 e FakeProkuroreve me Diploma Plepi ,______qe per nga Niveli nuk ndryshonin me ata tregetaret qe shesin pata e kastraveca ne Treg ,nji nivel fare Ordiner per mos te qen jo Prokurore por as roje ke dera e Gjykatave . _Pra kush kupton e di se si funksionojne Shtetet dhe cilat perbejn Kushtet Baze qe Garanton Investimet e Huaja ne vend , kupton se ne kte Bordello Drejtesi maskarenjesh , te niveli rruge , asnji Shtet nuk rrezikon te hedhi asnji hape . _ Vetem pergjigjet si Kalamaqte e Kopeshtit , se si justifikonin Te Gjithe te njejten Fjali Idiote _se Pasurine Miljonat mo ka dhene babai -mamaja-vllai - etj _ le shume te marresh me mend se me cfar Funderinash ke te beshe e jo me Prokurore e Gjyqtare -qe me Boten Europiane jane Shekuj e shekuj Larg ,duke mos ber asnji lloj krahasimi pastaj per anen Profesionale - kllounet e Drejtesise . Kte e kemi dhurate nga saleh hamut berisha dhe ilir metaj Stani maloqias fshatar .

          1. C
            Come palafikja

            Po ku ka force puntore te kualifikuar ne kete vend te dhjere !? Ketu gjen vetem njerez qe kane mbaruar juridikun apo mjeksi.

            1. ?
              ?./

              Tani që jemi në "demokraci" nuk kemi drejtësi, nuk kemi arsim, nuk kemi zhvillim ekonomik. Me një fjalë nuk kemi asgjë. Jo më falni. Kemi hajni sa të duash. Kriminelë që po tmerrojnë edhe botên. Kemi gjithë të këqijat dhe asgjë të mirë. Vetëm të jesh i çmendur të investosh në këtë vend të marrësh dhe kriminelësh.

              Lini një Përgjigje

              Blog Tema