E vërteta e investuesit të Durrësit dhe lidhjeve me Bjellorusinë

10 Nëntor 2022, 18:59Ekonomia TEMA

E vërteta e investuesit të Durrësit dhe lidhjeve me

Nga Fatos Çoçoli

Ai që do të rrezikojë 2 miliardë dollarë para të vetat me projektin e Durrësit quhet Muhamed Alabbar. Konsiderohet arabi i katërt më i fuqishëm dhe më me influencë në botë. Nëse do të pastronte para ruse, gjigandi televiziv amerikan CNN nuk do ta intervistonte dy herë në katër vitet e fundit. Intervista e fundit ishte pikërisht vitin e kaluar, për projektin e tij për Durrësin. Ne të gjithë e dimë se sa i kanë qejf amerikanët paratë e oligarkëve rusë, apo të atyre që punojnë për ta.

Mohamed Alabbar është bashkëpronar i një sërë kompanish ndërkombëtare që operojnë në fushën e investimeve, pasurive të paluajtshme, mikpritjes, turizmit, tregtisë elektronike, logjistikës, industrisë ushqimore, modës dhe të tjera. Bizneset e tij kanë prani në më shumë se 50 vende të botës.

Pasuria e tij personale neto vlerësohet në 4.6 miliardë dollarë. Ai qëndron pas ideimit dhe realizimit(në një pjesë) të konceptit të një Dubai të ditëve moderne. Alabbar ka shërbyer si këshilltar ekonomik i Princit të Kurorës, Kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Sot ai vepron si këshilltar i lartë për çështje ekonomike dhe investimesh të zyrtarëve të lartë të Abu Dhabit dhe Dubait.

Alabbar nuk ka nevojë për para ruse, për të zhvilluar projektet e tij. Kompania e tij “Emaar Properties”,  me qendër në Dubai, është një nga kompanitë më të mëdha të zhvillimit të pasurive të paluajtshme në botë. Me mbi 60 degë në 60 vende të botës, Emaar ka prani në dhjetëra tregje në të gjithë Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Azinë, Evropën dhe Amerikën e Veriut. Emaar ka interesa të larmishme në pasuri të paluajtshme, duke përfshirë zhvillimin e pronave komerciale dhe rezidenciale, si dhe qendrat tregtare dhe mikpritjen,turizmin,  argëtimin, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si dhe shërbimet për biznesin, investimet dhe mirëmbajtjen e pasurive të paluajtshme. Që nga viti 2018, kompania ka një vlerësim në treg prej afro 10 miliardë dollarë. Sipas Bloomberg, të ardhurat e kompanisë në vitin 2021 ishin afërsisht 7 miliardë dollarë, asetet ishin me vlerë mbi 30 miliardë dollarë.

Me kompanitë e tij “Emaar Properties” dhe “Eagle Hills”(filiali i së cilës do të ndërtojë në Durrës), Alabbar është i njohur për projekte të ndryshme në shkallë të gjerë në Dubai, si zhvillimi i grataçielit më të lartë të botës “Burj Khalifa” dhe qendrës tregtarë më të madhe në botë, me emrin “Dubai Mall”.

Edhe Qyteti Ekonomik i Mbretit Abdullah në Arabinë Saudite është zhvilluar gjithashtu nga Alabbar dhe kompania e tij “Emaar Properties”. Qyteti ka një sipërfaqe prej 168 km2 dhe është i ndarë në gjashtë komponentë kryesorë: Zona Industriale, Porti Detar, Zonat Rezidenciale, Vendpushimi Detar, Zona Arsimore dhe Distrikti Qendror i Biznesit.

Alabbar dhe Bjellorusia

Me 28 qershor 2021, Alabbar takohet në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, me Presidentin bjellorus Aleksander Llukashenko. Takimi vinte pas bisedimeve për investime të miliarderit arab në Bjellorusi, të zhvilluara në tetor 2020 po në Minsk, me kryeministrin bjellorus Roman Golovçenko.

Sipas njoftimit zyrtar të agjencisë së lajmeve të Bjellorusisë BelTA “Një marrëveshje investimi për ndërtimin e qytetit të zgjuar të Ujit Verior në Minsk do të nënshkruhet në të ardhmen e afërt, u tha gazetarëve themeluesi dhe Drejtori Menaxhues i “Emaar Properties”, z. Mohamed Alabbar, pas takimit të tij me presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko më 28 qershor”, mësoi BelTA.

Duke folur për projektin, Mohamed Alabbar vuri në dukje se tashmë ishte bërë shumë punë. “Ambjente të ndryshme të këtij projekti janë tashmë në fazën e projektimit. Ne jemi të vendosur të nënshkruajmë marrëveshjen e investimit për këtë projekt brenda 48 orëve dhe më pas do të jemi gati të fillojmë punën në kantierin e ndërtimit”, tha biznesmeni.“Ky është një projekt shumë kompleks dhe në shkallë të gjerë dhe ne do ta reklamojmë në të gjithë botën. Prandaj, mezi pres ta lançoj për të filluar një fushatë marketingu ndërkombëtar”, shtoi ai.

Projekti i qytetit të zgjuar në Minsk vlerësohet në 4 miliardë euro. Qyteti i zgjuar do të vendoset brenda kufijve të Unazës së Minskut, Avenue Pobeditelei, Rrugës Orlovskaya dhe Rezervuarit Tsnyanskoye. Kompleksi do të përfshijë ndërtesa banimi me të gjithë infrastrukturën e nevojshme inxhinierike dhe transportuese, objekte të infrastrukturës sociale dhe objekte publike me një sipërfaqe totale prej më shumë se gjashtë milionë metra katrorë.

Të parat që do të ndërtohen do të jenë Qendra Ndërkombëtare e Ekspozitave, Instituti i Inteligjencës Artificiale, Qendra Botërore e Tregtisë në Minsk. Në tetor 2020, kryeministri Roman Golovchenko dhe Mohamed Alabbar vendosën një kapsulë përkujtimore në sheshin e ndërtimit të Qendrës Kombëtare të Ekspozitave”, përfundon agjencia shteterore bjelloruse e lajmeve BelTA.

Kush zbulon elementë të pastrimit të parave ruse në këto vizita, është i ftuar të denoncojë .

11 Komente

  1. K
    Kush ja serviri Kto Foto e Te Dhena saleh hamutit

    Nuk ka nevoje me per ndonji Pergjigje sepse te gjithe e Kuptojne tashme se pas saleh hamutit e gjithe Opozites se Pristitutave Shqiptare qendrojn Rubla .- Pra KM Shqiptare ka shume te drejte ne gjithcka i thot bijve te bushtres Esadiste [ pd - lr ]0 Armiqte e Kombit qe duhet te marrin Denimin mbi Tradhetine ndaj Atdheut

    1. O
      O pika qe s'u bie

      Nga i nxirni keshtu keto milliarda. Ai objekt nu shkon kurre peseqint milione. Pranaj behet dhe loja e mospageses se taksave per te mos u mare kure vesh investimi real.

      1. a
        aqif

        po pse sgjen nje investor me 100 dollar keshtu qe shpeton tere ato leke meqe qeke shume i zgjuar .

      2. T
        Tanguli

        Artikullshkrues mos per hapesire per pyetje,Gjithsesi pyetja per ty eshte e thjeshte edhe qarte,kush eshte aksioneri 60% qe nuk i del Emri qe publiku qartesohet eshe i thote atyre qe ti mendone se genjejne mos shpifni kote…

        1. b
          ben

          Po perse merreni me nevojtoren e Berishes qe shpifjen e ka patur ne gen, qe ne kohen kur ka qene Sekretar i PPSH-se per Fakultetin e Mjekesise dhe spitaleve ne Tirane. Salih Berishen e njohin edhe kalamajte si mashtrues e genjeshtar pathollogjik. Ate qe duhet te beni eshte injorimi total i doktorr mortjes.

          1. J
            Jugu

            Cecol po ty ne kryeministri ta pregatiten dhe te dhane te vesh emrin ketij artikulli? Shkruani ore si gazetar te kuptojme cfare po ndodhe. Qe Rama po i luan fene me keto shitje toke, deti, incenerator, tendera, e dime te gjithe. Por qe te kete kaq shume propagande qe ta mbeshtese, kjo nuk ka bythe ku te rrije.

            1. M
              Mulla Edvini

              HAJDUTI MBRON HAJDUTIN GJARPERI SI NXJERR KEMBET PO U GRICE SHUME TE TREGOJNE DHEMBET U PA PUNA JONE SA TE KEMI CARIN KY VEND KA MBARUAR E MBYLLUR SIPARIN U BEME PLACKE E BOTES SI GJITHMONE SHKAKTARI I THEQAFJES KOMBIT VETE ESHTE SHQIPETARI

              1. C
                Cun i lagjes

                Burj Kalifa te pakten per kanalizimin e ujrave te zeza nuk esht nje shembull edhe aq i mire......po nejse ai Alabaku e di edhe vete qe atje e boni pak mullar mutin po Durrsi...

                1. E
                  E.M

                  Ju jeni mallkimi i ketij kombi dhe ju jeni nje nga faktoret qe jemi katandisur ne ate pike qe nuk mban me. Cfare eshte kjo propagande kaq e frikshme? Nese qenka ky investim kaq i paster pse nuk behen publik gjithe investitoret? Vertet mendoni qe ky nuk ka hile brenda? Keta vjedhin ne gjera te vogla jo me te kesaj kategorie. Gjithe keto skandale mendoni qe ne tani duhet te besojme cfare thoni ju? Nje here bie daci ne kos mor shok dhe shoqe... Qofshi mire me shendet se ky vend po shkrin si qiriu. Rrofshin politikanet sa malet...

                  1. T
                    Tanguli

                    Artikullshkrues mos per hapesire per pyetje,Gjithsesi pyetja per ty eshte e thjeshte edhe qarte,kush eshte aksioneri 60% qe nuk i del Emri qe publiku qartesohet eshe i thote atyre qe ti mendone se genjejne mos shpifni kote…

                    1. E
                      Elton

                      Do investoje sepse ato qe do beje ai do i shesi dhe do fitoje 5 fishin,po por ne po falim Portin e Shqiperise .Ku eshte leverdia per Shqiptaret ketu or legen

                      Lini një Përgjigje