Ekonomisti: Shqipëria ka rezerva nafte por nuk dimë, ose nuk duam ta shfrytëzojmë

27 Shkurt 2023, 10:14Ekonomia TEMA

Ekonomisti: Shqipëria ka rezerva nafte por nuk dimë, ose nuk duam ta

Ekonomisti Dritan Shano është shprehur se vendi ynë nuk ka përfituar nga kompanitë me të cilat ka lidhur kontratat për naftën.

Shano nënvizoi  se ne kemi një pasuri të nëntokës që sipas tij ose nuk dimë ta shfrytëzojmë ose nuk duam.

“Mënyra se si ne e kemi ndërtuar marrëdhënien tonë me kompanitë e mëdha të nxjerrjes së naftës për mendimin tim ka nevojë  të rishikohet. 

Ne nuk kemi përfituar asgjë nga këto kontrata, të gjitha këto kompani kanë raportuar humbje. Një vend me një pasuri të tillë nuk ka arritur të përfitojë  nga kjo pasuri. Nafta jonë ka një %  të lartë squfuri.

Ne nuk dimë ose nuk duam  ta shfrytëzojmë naftën.”-theksoi ai.

7 Komente

  1. K
    Kolian

    Ste le Kastrati dhe konglomeratet qe kane ble Veliajn e Ramen te hapet gje. Pavarsia energjitikee naftes do sillte bum ekonomik. Ne shyqyr qe kishte ca njerez qe punuan e ndertuan ato Hidrocentrale se do ishim Aftike sot.

    1. S
      Shkodrani

      Me se e vertete, por jo vetem keta qe permende. Babai im dhe shume te tjere lane kockat duke ndertuar ato vepra por perseri jo vetem u harruan por edhe u abuzuan dhe poshteruan nga kjo klase politike hajdute dhe kriminele. Ka disa partizane ketu por aq me ben. Babai ndertoi tre hidrocentrale dhe vete u rrita ne ato kantiere. Ata ishin njerez te mrekullueshem qe punuan me shpirt dhe atdhedashuri. Ne vitet e fundit babai vuajti nga pasojat e aksidenteve ne pune. Shteti i "Ri Demokrato/Socialist" jo vetem qe nuk e ndihmoi por kur edhe ndihma minimale u kerkua nga spitalet shteterore nena dhe i babai u abuzuan sepse nuk e "ngjyen rroten". Paguam cdo gje ne spitalet private. Paguam sherbimet private ne shtepi. Punuam ne emigracion qe te paguanim faturat e korrupsionit massiv shqiptar.

    2. A
      Albani

      As flamurin se njinhi qe e vendosni ne sfond. Ai eshte flamur prodhim kinez. Gazetare palaco. Turp

      1. G
        Gazetari kineze...

        Hahahaha...nga Kina sponsorizohwn ,s kane faj.

      2. E
        Ermal

        Im ate eshte inxhinier nafte qe ka dhene kontribut ne zbulimet e vendburimeve te naftes ne kohen e merrhumit dhe thote qe cfare jane ka patur vendburime jane zbuluar qe ne ate kohe. Nese gjenden tani mund te jene shume thelle dhe nuk eshte e leverdisshme ta nxjerresh, sepse kostot do jene me te larta se shitjet. Fakti qe Shell thote se ka vendburime ne Shpirag, por ende s'eshte vendosur a eshte feasible per te nxjerre, me jep te drejten te mendoj se im ate ka pas te drejte. Tani ekonomistet dhe politikanet bejne thjesht statuse ngacmuese pa baze reale, duhet te flasin ekspertet e fushes.

        1. ?
          ????????????????????????

          nuk dime....sepse jane te pa afte rrumpalla politikan te qelbur

          1. k
            kodrasadikit

            VJEDHJE .VJEDHJE VJEDHJE E QUDITSHME SI VOTOHEN !!!

            Lini një Përgjigje