ERE miraton vendimin: Çmimi i energjisë nuk rritet për nëntorin

10 Nëntor 2022, 16:37Ekonomia TEMA

 

ERE miraton vendimin: Çmimi i energjisë nuk rritet për

 

Çmimi i energjisë elektrike për fashën mbi 800 kilovat mbetet i pandryshuar edhe për muajin nëntor.

Vendimi i marrë nga qeveria për pezullimin e fashës është miratuar tashmë edhe nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike.

Në mbledhjen e radhës u vendos që fasha prej 800 kwh e cila parashikon shtrenjtim të energjisë elektrike nga 9.5 lekë në 42 lekë është lënë në fuqi për muajin dhjetor.

Zv.kryeministrja njëkohësisht ministre e infrastrukturës deklaroi pak ditë më parë se do pezullojnë fashën edhe për muajin nëntor duke e justifikuar me faktin se gjatë muajit tetor ka pasur një rritje të kursimit të energjisë elektrike dhe njëkohësisht kanë rënë çmimet në bursë.

Në bazë të parashikimeve pritet që gjatë muajit nëntor në vend të ketë reshje intensive shiu. Niveli në Fierzë aktualisht rezulton 267 metra shumë poshtë mesatares historike. Sipas të dhënave zyrtare prurjet në Fierzë rezultojnë 90 m3 në sekondë.

Për të plotësuar nevojat e vendit me energji elektrike, Korporata Elektroenergjitike ka blerë 13.5 mln euro energji elektrike për periudhën 7 deri në 13 nëntor./abcnews.al/

Lini një Përgjigje

Blog Tema