Ethereum rrëzon përfundimisht Bitcoin? Hapi që ndryshon gjithçka

15 Shtator 2022, 19:41Ekonomia TEMA

Ethereum rrëzon përfundimisht Bitcoin? Hapi që ndryshon

‘Shkrirja’ e Ethereum shënon një epokë të re për kriptovalutat që mund ta kthejë atë në monedhën nr. 1 në treg.

Momentalisht, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë ka pësuar një transformim të rëndësishëm i cili pritet të ndryshojë rrënjësisht teknologjinë e saj duke ulur emetimet e karbonit me më shumë se 99.9% sipas raportimit të fundit të platformës Ethereum.

Ky tranzicion i njohur si ‘Shkrirja’ apo The Merge është finalizuar, konfirmoi të enjten themeluesi i Ethereum, Vitalik Buterin.

“Dhe ne finalizuam!… Gëzuar bashkimin njerëz! Ky është një moment i madh për ekosistemin Ethereum,” shkroi ai në një postim në Twitter.

Kjo do të thotë se teknologjia blockchain e Ethereum është përmirësuar nga modeli intensiv i konsumit të energjisë i përdorur nga rivali i tij Bitcoin.

Qëkur lajmi i kësaj lëvizjeje u bë publik, vlera e monedhës Ethereum, Ether (ETH) u dyfishua në një periudhë të shkurtër prej 2 muajsh.

Çfarë është ‘Shkrirja’?

Pjesa e parë e përmirësimit të The Merge filloi më 6 shtator me sistemin Bellatrix.

Ky ndryshim do të bëjë që Ethereum të shkoi nga modeli PoW (Proof-of-Work) që konsumon elektricitet në mënyrë intensive në modelin PoS (Proof-of-Stake). Të dy mekanizmat përdoren për të konfirmuar transaksionet dhe për të shtuar blloqe të reja në zinxhirin e njohur si blockchain, por ato funksionojnë ndryshe.

Sistemi PoW funksionon si një lojë numerike tejet kompetitive – dhe personi i parë i cili e zgjidh këtë lojë apo ‘enigmë’ kompensohet me një sasi të caktuar kriptomonedhash për çdo transaksion të verifikuar.

Ky lloj sistemi konsumon një sasi të jashtëzakonshme elektriciteti pasi në mënyrë që të funksionojë kërkon që një rrjet global kompjuterësh të funksionojnë në të njëjtën kohë kur kryhet një transaksion me kriptomonedha në çdo cep të botës.

Ndërkohë, në sistemin PoS, nuk ju nevojitet aq shumë hardueri që konsumon intensivisht energji se sa numri i monedhave.

Pra, nëse me sistemin PoW, fuqia e makinerisë apo harduerit tuaj rriste mundësinë tuaj për të fituar (apo zgjidhur) sa më shumë transaksione, me sistemin PoS, e vetmja gjë që jua rrit mundësinë për të fituar është thjesht numri i monedhave tuaja.

Do t’ia kalojë Bitcoin-it?

Për disa po. Për të tjerë, edhe pse Ethereum mund të jetë më i pastër për mjedisin sesa Bitcoin, nuk ka gjasa që një Ethereum i përmirësuar të arrijë vendin e parë në tregun e kriptove.

“Bitcoin do të jetë gjithmonë si ari digjital elektronik. Dhe Ethereum është si paratë fiat, janë thjesht dy gjëra krejtësisht të ndryshme,” tha Marchesoni.

Logjika prapa këtij arsyetimi është se Bitcoin është i programuar për të pasur një numër fiks monedhash. Në çdo kohë të mundshme, mund të ketë vetëm 21 milionë monedha Bitcoin në qarkullim.

Ja pse ai krahasohet me modelin ekonomik të mbështetur tek ari.

Ndërsa Ethereum nuk ke ka këtë kufizim, ndaj edhe krahasohet me modelin aktual ekonomik që është ai FIAT, ku valutat tona si dollari, euro, yeni etj. nuk janë të mbështetura tek ndonjë vlerë reale si sasia e arit apo argjendit në qarkullim.

Një vendim ky, që u morr nga Presidenti Amerikan Richard Nixon në vitin 1971, i cili ndryshoi tërësisht rrjedhën e gjërave por ky është një diskutim për një herë tjetër.

Mbetet për t’u parë nëse Ethereum do të bëhet Bitcoin-i i ri, sidomos  në një kohë kur shumica e qeveria janë kundër monedhave digjitale pikërisht si pasojë e sasisë së lartë të energjisë që ato konsumojnë.

Tashmë, vetëm koha do të tregojë nëse Vitali do të arrijë t’ia marrë vendin e parë krijuesit anonim të Bitcoin me emrin e çuditshëm Satoshi Nakamoto.

4 Komente

  1. K
    Kerko djallin ne mes te financave - Pune te pista

    Cfare ky ka bere konkretisht eshte qe ky ka eliminuar ata njerezit e thjeshte qe kerkonin te gjenin monedha duke vene ne pune kompjuterat e tyre nga shtepia dhe i ka eliminuar sistemin e shperblimit per keta njerez te thjeshte. Ky tani e ka kthyer monedhen e tij si monedhat e bankave. Ky sistem eshte per te pasurit dhe jo per njerezit e thjeshte. Pra, nuk mund te krahasohet me epersine e bitcoin-it. Por nga ana tjeter, duhet te themi qe sistemi i monedhave virtuale (bitcoin me te tjera) eshte shkaterruar nga ata qe e krijuan bitcoinin dhe miliona njerez sebashku kane humbur miliarda dollare. Duket qe monedha bitcoin nuk u krijua nga nje japonez sic thuhet, por eshte krijuar nga grupe te caktuara te cilet po levizin spangot e kukullave pas teatrit boteror me qellime shume te mbrapshta.

    1. e
      ekonomisti

      Ky sistem eshte nje skam i permasave te papara. Nese valutat e cdo vendi kane garanci bankare nepermjet rezervave te arit, keto kriptovaluta nuk bazohen kerrkund. Jane krijuar thjesht per te rrjepur idjotet.

    2. G
      Gasper

      Bitcoin u krijua nga CIA dhe DARPA. Nuk ka lidhje fare me Satoshin. Satoshi ishte thjesht nje personazh fiktiv.

      1. B
        Bota sot

        Bitcoin lidhet me virtualtetin. Mqse kemi nje bote virtuale, le te kemi dhe monedhen virtuale. Idhtaret e kesaj bote e pranojme verberisht ate. Te tjeret jo. Te presim e te shohim.

        Lini një Përgjigje