Fermerët tërhoqën 13 milionë litra naftë – Fondi rekord, përfituan mbi 54 mijë aplikantë

31 Mars 2024, 21:00Ekonomia TEMA
Fermerët tërhoqën 13 milionë litra naftë – Fondi

54.217 fermerë kanë përfituar naftë falas për punime të mekanizuara në bujqësi përgjatë vitit 2023. Referuar raportit të monitorimit të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë, edhe për vitin që lamë pas, kërkesa për naftë  nga fermerët ka qenë shumë e lartë, ku janë regjistruar rreth 54,691 aplikime ne total.

Referuar raportit, fermerët përfitues kanë tërhequr një sasi prej 12.8 milion litra naftë. Fondi për këtë masë të mbështetjes u shtua gjatë vitit me rreth 1.1 miliard lekë, duke arritur në 2,4 miliard lekë me një realizim prej 91%.

Të gjithë aplikantët e shpallur fitues përfituan në masën 100%. Fondi rezultoi i lirë, sipas AZHBR-së, për shkak të uljes së çmimit të naftës në bursë.

Ndërkohë, sa i takon skemës së subvencioneve 2024, aplikimet e së cilës janë hapur më 27 Mars, do ti jepet sërish prioritet  mbështetjes së fermerëve me naftë, por ndryshe nga një vit më parë nuk do të aplikohet më shpërndarja me karta, por paratë do të kalojnë direkt në llogaritë e fermerëve.

Për të përfituar, subjektet aplikuese duhet të plotësojnë duhet të plotësojnë disa kritere, siç janë: Të kenë tokë bujqësore në pronësi dhe/ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës; Sipërfaqja totale për të cilën aplikohet duhet të jetë jo më pak se 1 (një) ha, ndërsa madhësia e parcelave me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha. Aplikimi për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë bëhet me vetëdeklarim.

Përfitimi për sipërfaqen që kultivohet varion:  deri në 100% të vlerës, për fermerët/aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha;  Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “grup fermerësh” ose “SHBB”. Ministria e Bujqësisë synon që numri i përfituesve këtë vit të rritet.

Lini një Përgjigje