Gjeografia tregtare e një marketi lagjeje në Tiranë: Nga vijnë fruta-perimet që i bëjnë konkurrencë produkteve “Made in Albania”
Në një market lagjeje, sado i vogël të jetë ai, konsumatorët përballen me produkte që nuk janë vendase dhe që qëndrojnë përkrah prodhimeve “Made in Albania”.
Edhe pse jemi një vend bujqësor dhe eksportet përgjatë vitit 2022 arritën në mbi 55 miliardë lekë, sërish tregu shqiptar i konsumit ka hapësirë të mjaftueshme për produkte të importuara, të cilat fatkeqësisht në shumë raste, sipas tregtarëve, dominojnë kërkesën për shkak të cilësisë më të mirë.
Kështu, nëse do të bëni pazarin e zakonshëm të ditës dhe do të pyesni për origjinën e produkteve, shitësit zakonisht ju japin dy alternativa, si për shembull, portokall vendi apo portokall grek, i cili vjen nga Kreta. Mollë Korçe apo mollë greke, të cilat gjejnë hapësirë të konsiderueshme në markete.
Ftua vendi, apo ftua i cili vjen nga Turqia. Kivi dhe patëllxhani importohen nga Greqia, domatet vijnë kryesisht nga Italia, edhe po ashtu edhe rrushi. Ndërkohë që sipas tregtarëve, ende ka prodhim vendas sezonal, siç janë kryesisht sallatrat, karrotat, lakrat, të cilat dominojnë tregun dhe nuk merren nga importi.
Sipas shitësve, fundi i Janarit është momenti kur ka më shumë mungesë të prodhimit vendas, duke i dhënë kështu avantazh produkteve që vijnë nga jashtë. Kjo ndodh kryesisht për shkak se një pjesë e konsiderueshme e prodhimit sezonal eksportohet dhe arsyeja e dytë janë kapacitetet e pamjaftueshme frigoriferike për të ruajtur produkte që prodhohen në sezonin e verës dhe për ti tregtuar ato gjatë dimrit.
SCAN
Shqiperia nuk ka Ministri te Industrise se Lehte dhe Ushqimore, te na rroje Ministria e Rinise dhe bukuroshja e qeverise Bora Muzhaqi!
Po ça prodhimi do bëj me 6 dynym tok. ??? Sa gênjijn veten fermer me 6 dynym dhe 1 lop???
Analize shume e vlefshme qe duhet bere nga njeres kopetente dhe te ministrise perkatese .....keshtu ecen ekonomia dhe shtohen vendet e punes me burimet vendore.....dhe jo me deklarata boshe ministrash anonime
Ne janare shkurte dhe marse ne shqiperi nuk prodhohen domate dhe detyrimishte do vijne nga jashte. Presha ka me shumice ne keto 3 muaje
beni kujdes o popull idiote se po ju vdesin ju ngopen me semundje Malli Grek Maqedon etj ,qe behen qellimishte per aty me ju zhduke ,me ju transformu hormonet ,mos me lind me ,pra ju demtojne fertilitetin si i thone ndryshe , sepse nuk ka Shtet ,Nuk ka Stradegji mbrojtje te Konsumentit e Laborator Moderrn qellimishte per te analizuat gjithcka qe hyjn nga Jashte ne Shqiperi dhe gjithcka te jet transparente ,prandaj manipulohet e pasurohen ne kurriz te jetes se shqiptareve ,sepse s'ke Ministri e para dhe e dyta ,ke Tregetaret me te ndyre qe mundet te ket Bota .32-vjet mungesa e Shtetit dhe Tregetaret Kriminele kan ber Gjenocid Shendetsore ne Shqiperi ,sidomos vitet e para 91- 98 . Mjafton te krahasosh Semundjet e shqiptareve para 91 me kto sot dhe kupton lehte se perse po zhduken e zvogelohen ne numer shqiptaret . Ju dhjefsha shtetin e Politikanet Kriminele