Grupi BALFIN firmos marrëveshjen për shitjen e aksioneve të NewCo Ferronikeli te Yildirim Group

8 Qershor 2022, 14:48Ekonomia TEMA
Grupi BALFIN firmos marrëveshjen për shitjen e aksioneve të NewCo

Grupi BALFIN ka arritur marrëveshjen për kalimin e pronësisë së kompanisë NewCo Ferronikeli L.L.C tek Grupi ndërkombëtar Yildirim me qendër në Turqi. Marrëveshja është nënshkruar nga përfaqësues të të dyja palëve në fillim të muajit qershor 2022. Ky zhvillim nuk do të ndikojë tek punonjësit apo te plani i investimeve të nisur nga Grupi BALFIN pasi edhe përfaqësuesit e Grupit Yildirim janë angazhuar në këtë drejtim.

I themeluar në vitin 1984, NewCo Ferronikelli është eksportuesi më i madh në Kosovë dhe një ndër aktorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vend. Me mbi 1000 punonjës të punësuar drejtpërdrejt dhe mbi 2.000 të tjerë të punësuar nga kontraktorët, NewCo Ferronikeli është edhe një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë. Kjo kompani është gjithashtu konsumatori më i madh i energjisë në vend dhe përdoruesi më i madh i rrjetit hekurudhor, në një masë deri 80% të tij.

NewCo Ferronikeli u bë pjesë e Grupit BALFIN në Korrik të vitit 2018. I gjetur në një gjendje aktiviteti të pezulluar dhe me detyrime të mbartura, si dhe paga të papaguara të punonjësve, Grupi BALFIN ndërhyri në përmirësimin e situatës financiare dhe filloi zbatimin e një programi investimesh me vlerë 30 milionë euro.

Grupi Yldirim është shprehur i gatshëm të ndjekë investimet e Grupit BALFIN dhe se me planin e tij të biznesit, do ta kthejë NewCo Ferronikelin, në një nga kompanitë e saj më të vlefshme dhe  më të mira të nikelit në Evropë.

1 Komente

  1. D
    Detari

    ja dhane te gjitha turkut arnautet...bijte e kastriotit

    Lini një Përgjigje