Ibrahimaj: Në fillim të 2023 do të dalim në tregjet ndërkombëtare për 500 milionë euro

3 Nëntor 2022, 16:04Ekonomia TEMA

 

Ibrahimaj: Në fillim të 2023 do të dalim në tregjet

Qeveria shqiptare do të marrë një borxh në vlerën e 500 milion eurove në tregjet ndërkombëtare pavarësisht rritjes së normave të interesit për shkak të krizës.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi se tashmë po përgatiten procedurat për emetimin e eurobondit i cili do të përdoret për financimin e deficit dhe mbulim të shpenzimeve të përgjithshme publike.

Kjo është hera e 6 që qeveria shqiptare del në tregjet ndërkombëtare për të mare një borxh në formën e eurobondit

Opozita e cilësoi moment të papërshtatshëm daljen në tregjet ndërkombëtare për marrjen e eurobondit deputetja Jorida Tabaku e cilësoi këtë borxh të ri një risk për buxhetin.

Në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm parashikohet që niveli i borxhit publik të ulet duke arritur në nivelin 67.5%.

2 Komente

  1. k
    k

    Merrni borxhe dhe vidhini, pastaj i paguan noc rroku.

    1. ?
      ?./

      Me borxhet që po merrni po hipotekoni Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Politika e këtyre 30 vjetëve e ka lënë popullin shqiptar pa brekë në bythë. Prandaj shqiptarët po marrin arratinë dhe sot e kësaj dite. Janë shitur, privatizuar apo dhënë me koncesion të gjitha resurset natyrore të vendit. Gjithë pasuria e Shqipërisë. Nga ana tjetër ngelët duke marrê borxhe mbi borxhe se ose doni të vidhni akoma, ose sepse nuk jeni të aftê të administroni vendin. Shajeni Enver Hoxhën sa të doni po ai e la Shqipërinë me uzina, fabrika, kombinate, universitete, hekurudha dhe pa asnjë lek borxh. Këta që kanë sundur Shqipërinë sot janë treguar njerk me të. Kanë punuar veçse pêr të mbushur xhepin e tyre. Vendi sot është në zgrip të humnerës.

      Lini një Përgjigje

      Blog Tema