Investimi në Sazan nga dhëndri i Donald Trump, Rama: Do bëhet xhevahiri më i ndritshëm i turizmit mesdhetar

21 Mars 2024, 21:50Ekonomia TEMA
Investimi në Sazan nga dhëndri i Donald Trump, Rama: Do bëhet

Kryeministri Edi Rama pranon se grupi i përfaqësuar nga dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump ka dorëzuar zyrtarisht projektin për investim në ishullin e Sazanit.

Në një intervistë për emisionin Opinion, kryeministri Rama tha se sa i përket Zvërnecit, nuk kanë ende një projekt zyrtar të dorëzuar nga ky grup.

Duke folur për Sazanin, nëse projekti realizohet, Kryeministri shprehet se ky ishull do të shndërrohet në xhevahirin e turizmit në Mesdhe.

“Po ndodh ajo që po ndodh dhe do të ndodhë edhe me të tjera investime. Ka ardhur ky grup që ka në krye dhëndrin e Presidentit Trump. Ne nuk kemi akoma asnjë projekt të dorëzuar zyrtarisht për pjesën e Zvërnecit. Zyrtarisht është dorëzuar një kërkesë për Sazanin nga ky grup për të bërë në Sazan një investim që ta transformojë Sazanin në atë që ka qenë dëshira e paardhësve të mi, kemi pasur 3-4 kërkesa më parë joformale nga investitorë të mëdhenj që  i kemi refuzuar ne sepse nuk kanë qenë qasje të përputhura me atë që ne mendojmë dhe në këtë rast shpresojmë që të jetë rasti që Sazani të bëhet xhevahiri më i ndritshëm i kurorës së turizmit mesdhetar, një destinacion turistik i cili të jetë një destinacion i nivelit më të lartë të harmonizmit mes natyrës dhe ndërhyrjes së njeriut dhe që të sjellë konsumatorët  e nivelit më të lartë të turizmit në botë. E vë Shqipërinë në nivelin më të lartë që disponojnë të tilla adresa në perimetrin e tyre dhe i sjell Shqipërisë një burim të ri të ardhurash për shqiptarët, për buxhetin e shtetit, për ekonominë tonë”.

Kryeministri thekson se nëse realizohet ky investim në Sazan, do të sjellë turizmin e nivelit më të lartë botëror, çka përkthehet në më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit.

“Këtu bëhet fjalë për të sjellë turizmin e nivelit më të lartë që është një turizëm që ndryshe nga turizëm masiv, nuk ndot, që me një klient sjell në ekonominë e vendit të ardhura sa për 100 turistë që vijnë me çantë. Ne kemi diskutuar për vizion. Qëllimi është të marrim shkas nga të gjitha zhvillimet  e tjera dhe të bëjmë një zhvillim që të jetë një shembull se si investohet në harmoni me natyrën dhe krijohet një impakt ekonomik shumë më i fortë”, deklaroi kryeministri Rama.

3 Komente

  1. B
    Ben

    Do besh mire te besh konkurs ti pallosh qe te fitoje projekti.me I mire.. Nese ju e keni vendosur ta marre Kushner, atehere ky eshte korrupsion I paster.

    1. K
      Kurvat e Rilindjes

      Ordiner kryeminister ,sa e pashe qe ishte te Fejziu ,nuk mund ta degjoja me kete hajdut dhe mashtrues,po kush je ti ore zhgaravine te vendosesh se kush eshte investitori duhur ,po pse nuk ben konkurs qe ta dine dhe shqiptaret ,apo si pyet ti e jep token pa leke si bere me afrikanet ,,uroj qe te pefundosh pas hekurave bashke me ate gopmadhen Belinden

      1. D
        Durrsaku

        Nuk ka me loqe se ky arrogant, piktori rrugac, nuk eshte prone private sazani tja falesh Jared bythqirit e Trump hajdutit, bej konkurs ku e di ti se dikush nuk te sjell nje projekt me te mire se ky?? Me ke i ke bere pazaret more i palare!

        Lini një Përgjigje