Ja sa do të përfitojnë mësuesit dhe edukatorët nga Pakoja e Madhe

30 Dhjetor 2022, 22:25Ekonomia TEMA

Ja sa do të përfitojnë mësuesit dhe edukatorët nga

Nga paketa e re e mbështetjes financiare për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve do të përfitojnë edhe mësues edhe edukatorë.

Shpërblimet për mësuesit dhe edukatorët do të ndahen në dy kategori. Ata që marrin rrogë nën 60 mijë lekë të reja bruto do të përfitojnë 20 mijë Lekë të reja. Kurse mësuesit dhe edukatorët me pagë mbi 60 mijë ;ekë të reja bruto do të marrin 10 mijë lekë të reja shpërblim, njoftoi kryeministri Edi Rama.

“6045 mësues dhe edukatorë me pagë bruto nën 60 mijë lekë do të përfitojnë një vlerë monetare prej 20,000 lekësh të reja nga Pakoja e Madhe, ndërkohë që 30,693 mësues dhe edukatorë të tjerë, me pagë bruto mbi 60 mijë lekë falë rritjes së vazhdueshme të pagave, do të marrin 10,000 lekë të reja dhe të gjithë së bashku nuk do ta kenë në familjet e tyre shqetësimin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë, në këtë periudhë jo të lehtë për të gjithë”, shkruan Rama.

Paketa e re e mbështetjes financiare për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve ka një vlerë totale prej 7.8 miliardë lekësh. Pakoja e madhe, siç e ka emërtuar kryeministri, u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë, ku u vendos edhe njëherë ndryshimi i buxhetit me akt normativ.

 

2 Komente

  1. Z
    Zeqo Pilafi

    Rrofsh zoti Kryeministër, të paçim sa malet! Natyrisht, kur të bëjnë një dhuratë nuk është mirë të vësh kondita, por nuk di pse do t'më pëlqente që këtë shpërblim t'na e jepje 10 ditëshin e parë të muajit Maj.

    1. E
      Ekonomisti

      Pagesa me 20000 leke e 6045 ( me pak se 20% ) e mesuesve dhe edukatoreve me page bruto me pak se 600 mije leke te vjetra ju takon atyre qe jane me dipllome te shkolles se mesme,me kontrate te punesuar pas dates 1 shtator 2022.Injorohen nga qeveria mesusit veterane dhe sidomos ata qe jane ne vitet e fundit te punes dhe ne prag te pensionit.

      Lini një Përgjigje