Jeta e re e Shqipërisë

11 Gusht 2022, 09:17Ekonomia TEMA

Jeta e re e Shqipërisë

Nga Vitjon Nina

Data do të shënonte 21 qershor 2021.

Një maket i atij i cili do të jetë porti i ardhshëm i Durrësit – ai turistik – u shfaq për herë të parë për publikun.

Kompania implementuese e projektit, do të ishte një ndër më të mëdhatë në botë për vizionet e tilla, Emaar Group.

Një emër i shumëpërfolur ndër zhvilluesit më të mëdhenj të koncepteve turistike, me drejtues sipërmarrësin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar.

Ky i fundit, përgjegjës i drejtpërdrejtë për rikonceptimin e Dubait, përmes projekteve si “Dubai Mall”, “Marina Bay”, apo edhe kullën më të lartë në botë të ndërtuar deri më sot, Burj Khalifa.

Një gjenerator i vërtetë i ndryshimeve jetësore, për një vend i cili mbështetet tek turizmi.

I njëjtë do të jetë edhe fati i Shqipërisë, sipas kryeministrit Edi Rama, pasi një vit më vonë, më 10 gusht 2022, një memorandum bashkëpunimi u nënshkrua ndërmjet “Eagle Hills Real Estate Development”, përfaqësuar nga zhvilluesi Mohamed Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”.

Në fjalë të thjeshta? Porti i madh turistik në gjithë Mesdheun, me vlerë mbi 2 miliardë euro investime.

“Me këtë projekt, fillon jeta e re e Shqipërisë”, do të ishin fjalët konkrete të Ramës, duke sjellë në vëmendje shembuj rajonalë si ai i Malit të Zi me portin turistik, i cili ka revolucionarizuar dhe rijetësuar ekonominë malazeze, duke e rritur pagën mesatare në më të lartën në rajon, vetëm falë atij projekti, i cili përballë portit të Durrësit, ngjan tërësisht modest.

Bota, shembuj të tillë ndryshimi, i ka parë edhe më herët.

Barcelona, është edhe qyteti me rastin të tipik të ndryshimit rrënjësor të sjellë nga një zhvillim i tillë.

I njohur si Port Vell, porta hyrëse detare për në Barcelonë, ku kryheshin shkëmbimet e mallrave dhe të mirave, njihej si i tillë që prej shekullit të IV-ët para Krishtit.

Kjo hapësirë hyrëse mbeti si e tillë deri në vitet 90’.

Mirëpo, me rritjen e turizmit dhe me kërkesat më të larta për ankorime të ashtuquajtura “të luksit”, u pa nevoja për një ndryshim.

Ndaj, vendimi që u mor, ishte ai i ndërtimit të një porti të ri tregtar dhe rijetësimit të Port Vell, në një port turistik, mikpritës i jahteve.

Sot, Marina Port Vell në Barcelonë, është ndër portet turistike më të mëdhenj në Mesdhe dhe atraksioni turistik që vetë zhvillimi i tij sjell, është shumëfish më i madh se sa përpara 20 vjetësh.

Marina Port Vell e ka ridimensionuar ekonominë e Barcelonës dhe ka përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës dhe mirëqenien e banorëve të qytetit të madh katalan.

Thënë kjo, projekti “Durrës Yachts and Marina”, të cilin Alabbar po e sjell në Shqipëri, është edhe më i madh se sa ai i Marina Port Vell në Barcelonë.

Ndaj, duke marrë parasysh që Durrësi është një qytet me rreth 300 mijë banorë, teksa Barcelona me 1.62 milionë, është pak të thuhet se ndryshimi aty, do të jetë rrënjësor.

Nuk ndalet gjithçka tek porti turistik gjithsesi.

Me vendosjen në dispozicion të hapësirës në dorë të Alabbar-it, nevoja do të lindë për një port të ri tregtar dhe një i tillë, do të vendoset në Porto Romano.

Pikërisht aty, do të jetë edhe pika kyçe e larmishmërisë ekonomike për Shqipërinë në vetvete, por edhe për fqinjët.

Arsyeja, është dinamika që do të krijojë një linjë hekurudhore e përmendur historikisht, ajo Tiranë-Prishtinë.

Mbi këtë të fundit, projekti është i qartë dhe një kompani holandeze, Royal Haskoning, e ka marrë përsipër, duke përfshirë edhe implementimin e projektit ambicioz të Portit të Thatë në Prishtinë.

Kjo do ta kthejë binomin Tiranë-Prishtinë, në segmentin më dinamik të tregtisë dhe ekonomisë në Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë zhvillim substancial edhe gjithë rajonit, përmes kalimit të thjeshtuar tregtar.

Për më tepër, shifrat e turizmit në Shqipëri janë rritur eksponencialisht vit pas viti.

Vetëm gjatë verës 2022, mbi 1.6 milionë të huaj kanë hyrë në Shqipëri për arsye turistike. Këtu, pa llogaritur personat me pasaporta të Kosovës apo Shqipërisë, pasi me ta, shifra thuajse dyfishohet vetëm për sezonin veror.

Hapje tërësore e kufijve për Shqipërinë, e cila potencialisht pikë kufitare me kontrolle policore strikte do të ketë vetëm atë me Greqinë në jug në pak vjet, do të jetë lehtësia e radhës.

Nën nismën “Open Balkan”, korridoret e hyrje-daljes mes tre shteteve, do të jenë të hequra, me krijimin e linjave të gjelbra edhe për qytetarët, pasi për tregtarët, ka filluar tashmë.

Me Kosovën fqinje, kufiri është tashmë një formalitet, pasi kontrollet janë hequr tërësisht për sezonet verore dhe fundjavat, ku implementimi i plotë i hapjes tërësore të kufirit, pa asnjë kontroll policor, do të jetë aktiv në pak kohë.

Me Malin e Zi, po ashtu kufijtë janë thuajse një formalitet dhe ndërtimi i urës së re, e cila do të lidhë Velipojën me Ulqinin, do të thjeshtojë edhe më shumë lëvizjen dhe do të hapë më tej korridorin ballkanik.

Aspekti i fundit, është edhe ai i një trinomi shqiptarie, i cili lidhet me unazën e madhe Tiranë-Prishtinë-Shkup, ku pjesa më e madhe e projektit, është e implementuar.

Një korridor i tillë, do t’i lidhë edhe më thjeshtë shqiptarët dhe do të mundësoj vitalizim ekonomik të tre vendeve.

Kështu, jo vetëm prej Durrës Yachts and Marina, por në tërësi, projektet më madhore shqiptare për këtë dhjetëvjeçar po marrin jetë dhe janë gati ti japin jetë Shqipërisë.

Një jetë të re…me sa duket!

17 Komente

  1. S
    Sqepari

    Fluturim me presh...Askund nuk thuhet se kur fillon dhe, me e rendesishmja, kur mbaron?

    1. j
      jevgu

      Kur te dalin dy satelitet albanez ne hapsire atehere do fillojm me besu qe kto zhgarravinat e nji gjimnazisti ne 3D do bohen rrealitet

    2. O
      O ZOT

      Po mer vlla , me Edi Ramen ka nis Jeta ! Me perpara kemi qene te vdek. Tani meqe beri JETEN E RE do filloje te projektoje NJERIUN E RI !

      1. Çekiçi

        Edi Rama e meriton te jetë kryminister aq sa ka qenë Helmut Koli kancelar në Gjermani Sala dhe Iliri e meritojnë burgun në REÇ te Shkodres

        1. 9
          9

          Sa të kanë paguar mor qen bir qeni, për ti bë hosana shkatërrimit të Durrësit, Tiranës e gjithë Shqipërisë nga gangsteri , aventurieri dhe drogmani Edi Rama . Mos u mërzit. E fute veten në listë me marrë pare, por mos harro dhe anën tjetër të medaljes, të zhdukesh për fare. Nga flet e shkruan mor vagabond. A nuk po e shef se ku ka shku e po fundoset përditë e më shumë ky vend. TIRANA. Kryeqyteti i gjithë shqipëtarëve është bë kryeqendra e gjithë zuzarëve, qe po pastrojne miljardat e dollarëve, duke e kthy pëllëmbë e beton ku asnjë nuk po mundet me jetu . Po mire mor qen bir qeni, edhe me ate pak shkollë e njohuri që mund të kesh, a nuk je në gjendje të kuptosh se gjithë kjo pare qe përmend ti, janë kular shtesë borxhesh mbi ato që janë grumbulluar deri tani. Dhe ta dijsh mirë, nuk janë pak. Deri tani. Mbi 2-3 fishin e borxhit të deklaruar karshi PBB-së . Atyre s'i bohet vone. Llogarisin dhe marrin pjesën e tyre Për ti pagu, duhet fillu me u shit Shqipëria , ene jatebi a del, ma zi se Greqia . Mos, se na ka ardhë aty ku s'mban më, me bëmat e pa pame të këtij kapo të bandës së grabitësve dhe shkatërrimtarëve të këtij vendi, me emrin Edi Rama. Mos u mërzit, por fillo e llogarit dhe ti o Mero BAZE, që ke pjesën tate të haraçit me i pagu këtij populli .

          1. N
            Naim Frasheri

            O Nëntë 9, Gomari ta vëntë.

            1. 1
              10

              Nente here budalla , nente here Berishe , nente here PD-ist e zhuls .

            2. L
              Lomy

              Me ket rast ta gezoni dhe eDroganin per nja 30 vjet te tjera…

              1. S
                Soza

                A mund të thotë kush se kur fillon aktiviteti i përpunimit të mallrave në Porto Romano?

                1. A
                  Asd

                  Po u shtrua ne kete menyre problemi, asgjekundi nuk do te kishte zhvillim. Ekonomia me kioska eshte e ngadalte dhe sjell disnivel sherbimi e perparimi. Menyra e zhvillimit tipike kapitaliste ka pikepyetjet e saj por eshte e vetmja menyre per tu modernizuar. Per ta thene shkurt, ose zgjidh zhvillimin alla Mumbai ose ate te Dubait apo Londres. Ne te dyja rastet prona publike do te shperbehet, por te pakten te zgjedhim cfare eshte me estetike dhe cfare ofron me shume potencial punesimi dhe standart me te larte. Shume nga komentet i referohen (me te drejte) xhelozise se pasurimit te nje grupi njerezish ne kurriz te pjeses tjeter, por me nje sistem me te mire drejtesie (sic po tentohet), taksimi dhe shperndarje te ardhurash mund te thuhet qe drejtimi eshte ai i duhuri; pro ndertimit te ri ne Durres.

                2. P
                  Poli

                  Urojme te jete keshtu por dyshoj shume...

                  1. M
                    Ministria e KomshiKulturës

                    Na le pa gojë o Dhitjon !!! Papagalli I stërvitur spërsërit asgjë po ti qënke zorzop. Sipas teje zoti krijoi boten dhe çdo gjë tjeter e kane bere zeshkanët e Arabisë

                    1. k
                      katarakti

                      Unë kam qënë prej kohësh skeptik për këtë portin e Durrësit. Madje kam shkruar me të madhe se Rama e shiti këtê port te arabët! Pra nuk i takon më shqiptarëve! Por ndofta e vërteta qëndron ndryshe. 2 miliardë dollarê investime nga "arabi" nuk janë pak. Problemi është se kush do t'i kontrollojë këto investime?! Kontrollorët dhe politikanët e korruptuar shqiptarë?! Sheiku mund të investojë vetêm 200 milionë dhe të deklarojê se ka investuar 2 miliardë. A nuk na e kanë hedhur deri më sot të gjithë "investuesit" (peshkaqenët) e huaj, duke filluar nga Bankers e kompani?! Ramës më duket, dhe njerëzve pranë tij, u mungon lapsi i ekonomistit. Në vend qê tê hedhë fishekzjarre ai ështê mirê tê spjegojë se përse sheiku do investoka 2 miliardë dollarë?! Sa do të fitojë ai dhe sa do të fitojê buxheti i shtetit?! Tani porti është pronë e shtetit shqiptar dhe nën juridiksionin e tij apo si pronë e sheikut ai gëzon ekstraterritorialitet?! Diçka tjetër. Ne si vend nuk kemi kulturë turizmi. Me "mihalër" e kompani nuk ka turizëm. Por edhe sepse nuk kemi shtet prej 32 vjetësh! Si do vijë turisti këtu. Që ta rrjepë "Mihali" me thikë në dorë apo ta masakrojë polici me xhet ski?! Ndryshe Rama sikur edhe mrekullira tê bëjë, dhe relativisht dhe krahasimisht me dy lugetërit Meta - Berisha ai po punon shumë më mirë, do të dalin gjithmonë disa që do lehin dhe shpifin pa pushim.

                      1. A
                        Analisti gjeopolitik

                        O karakter leshi , turiste , jo vetem qe po vijne , por , kur te behet ky port , do te mije fishohen . Ku jeton ti , more hajvan ? Shqiperia aktualisht , eshte invaduar e gjitha nga turistet e huaj . Tirana dhe sheshi Skenderbej , eshte pushtuar nga grupe te pa fund turistesh dhe ne gjithe Shqiperine , degjon te fliten te gjitha gjuhet e botes , deri edhe arabe . A mban mend ndokush , para vitit 2013 , ne kohen kur qeverisnin zhulsat e PD-se , te flitej per turizem , perveç ndonje kosovari te rritur ne Evrope , qe shkelte Shqiperine ? A mund te krahesohet Shqiperia e sotme , me haleanen qe gjeti Edi Rama kur mori pushtetin ? Shqiperia , qe nga Vermoshi e Tropoja e Berishe Karaxhiçit e deri ne Konispol , ka ndryshuar krejtesisht faqe ; Tirana eshte shndruar ne nje qytet metropolitan , qe nuk i le gje mangut asnje qyteti evropian . Shqiperia ecen vetem perpara .

                        1. k
                          katarakti

                          Të lumtë! "Shqipëria ecên vetëm përpara"! Qënke marksist leninist i përvêluar. Nga ata të Dullës. Se ata përdornin këto parrulla. Nuk mbahet shteti veçse me turizëm o trap. Theksi duhet vënê te prodhimi dhe jo te turizmi. Si dhe te pakësimi i borxhit! Harxhoj edhe unë kohën me idiotë! Kush të ka gënjyer se je i zgjuar, mor hajvan, që gjen kohë dhe merresh me të tjerët?! Rrotë kari.

                      2. D
                        Detari

                        si ka mundsi, 40% e gomonave per ne angli jane skiptar, pse largohen nga jeta e re?

                        Lini një Përgjigje