Jorida Tabaku: Aministia fiskale do largojë investitorët e huaj, deputetët socialistë t’i thërrasin mendjes

15 Korrik 2022, 19:10Ekonomia TEMA

Jorida Tabaku: Aministia fiskale do largojë investitorët e huaj,

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka shprehur edhe njëherë kritika për projektligjin e amnistisë fiskale.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, deputetja demokrate është shprehur se kjo nismë do i hapë rrugë futjes së parave të pista në qarkullim

Sipas saj, kjo do të sillte largimin e investitorëve të huaj nga vendi ynë.

Tabaku shprehet se deputetët socialistë duhet t’i thërrasin logjikës për të mos lejuar prishjen e balanceve ekonomike në vend, por të gjejmë mekanizma të tjerë për të zhbllokuar krizën.

Pyetje: Zonja Tabaku Dhoma amerikane e Tregtisë shprehu dje shqetësime serioze mbi projektligjin për amnistinë fiskale, të propozuar së fundmi nga qeveria shqiptare, duke thënë se dispozitat e tij nuk ofrojnë garanci që individë me aktivitete kriminale serioze si trafiku i drogës, ai qënieve njerëzore, pastrimi i parave të përjashtohen nga amnistia dhe kërkoi që qeverisë të tërhiqet nga propozimi. A ndani dhe ju të njëjtin qëndrim?

Jorida Tabaku: Unë kam tre vite që e kundërshtoj këtë ligj. Tashmë ligji është hedhur për konsultim publik, por shqetësimi im kryesor është që ligji prish barazinë përpara ligjit, cënon të gjithë taksa-paguesit e ndershëm dhe i hap rrugë një kapitali jozyrtar, kriminal, korruptiv që vitet e fundit fatkeqsisht është rritur në Shqipëri. Unë gjykoj që në këtë moment edhe në proçesin e integrimit ku neve ndodhemi por edhe për faktin që Shqipëria është e përfshirë në listën gri të pastrimit të parave, nuk është ky drejtimi që duhet të marrim.

Qeveria shqiptare duhet të shohë mënyrën sesi duhet të zgjerohet ekonomia me mundësitë e saj duke hapur tregun, sepse sot kemi një treg të ngushtuar. Përfshirja e këtij kapitali në ekonominë shqiptare veçse do të largojë investitorët e huaj dhe do të penalizojë bizneset e ndershme shqiptare. I kam bërë thirrje deputetëve socialistë në parlament dhe shpresoj që t’i thërrasin llogjikës për hir të balancave në tregun e Shqipërisë, për hir të faktit që sot kemi një situatë shumë të vështirë ekonomike, por edhe për proçesin e integrimit.

5 Komente

  1. T
    Tallavaja

    Foli dhe kjo, nuk mund te ndodhte ndryshe. Me Bashen, kjo per rreth 4 vjet papushim, thane qe ne Shqiperi po futen ne sistemin bankar parate e pista, se nuk ka si shpjegohet qe po behen investime. Ne cdo vend te botes, do thirreshin nga organet hetuese keta dhe Governatori te jepnin indiciet e tyre. Ne se nuk do kishte, keta do denoheshin, dhe u denuan, humben zgjedhjet. Tani na thote qe do largohen investitoret e huaj, por deri me tani na thote qe nuk ka investitore. Si shume ja varin kesaj torovelleje. Ne radhe te pare edhe antishqiptare, kurre nuk do te vije ne pushtet, edhe me karten e bindjes ndaj te huajve, se populli do njerez qe punojne dhe jo qe flasin e nuk bejne asgje. Edhe per Europen, na thote qe jemi 6 vjet mbrapa, pa harruar pjesen e saj dhe te Lylit qe shkonin ne cdo vend te Europes dhe flisnin e lobonin kundra hyrjes ne BE. Jane pergjegjesit kryesore te polarizimit ne vend, packa se Rama ben mire qe nuk i pyet. Edhe per komisionin hetimor te inceneratoreve: ia kam dhene SPAK dosjet. Del se Spak merr urdhera nga Parlamenti, pra nuk eshte i pavaruar. Keta duan te ndikojne, pra keta jane kundra Spak, ose duan Spak qe merr urdhera nga Parlamenti. Hajde merre vesh kete.

    1. F
      Firmat e themeluesve të PD-së 1991

      Amnisti fiskale bëhet vetëm nga tribunali komercit ku sposton interesin e falimentimit duke mbajtur të regjistruar borxhin deri në shlyerje totale. Falimentime ka në ç'do shtet të botës dhe jo Amnisti për ata që kanë blerë shtëpi me lekët e komercit.

      1. K
        Kapedani

        Amnistine e kane bere pothuajse te gjitha shtetet e Europes.Kjo guguçja nuk do per te vetmen arsye se do mbushen arkat e shtetit dhe bankat do kene me shume para "cash".

        1. e
          ekonomisti

          Me sakte nuk mundet te thuhet ... SHBA eshte pastruesi me i madh i parave te pista ne bote, ku miljardat e trafiqeve futen ne sistemet bankare. Po keshtu edhe ne vendet e tjera me te zhvilluara te Europes e kudo tjeter. Keto shtete nuk e kane hallin se po pastrohen parate e pista ne Shqiperi, pasi vendi yne ka treg shume te vogel dhe sasia e ketyre parave qe mundet te pastrohen do jete minimale, por se shembullin e saj mundet ta ndjekin edhe shume vende te tjera duke ulur qarkullimin e parase ne tregjet e vendeve te medha.

        2. D
          Dinamo TR,

          Ju të Foltores jeni jashtëqitja e kombit. Kushdo që jeni dhe sido të quheni. Edhe ti Tabaku.

          Lini një Përgjigje