Jorida Tabaku: Shqipërisë i duhet një reformë e vërtetë pensionesh!

15 Maj 2024, 19:25Ekonomia TEMA
Jorida Tabaku: Shqipërisë i duhet një reformë e

Deputetja demokrate Jorida Tabaku shprehet se Shqipërisë i duhet një reformë e vërtetë pensionesh!

"Pensionistëve që kanë punuar me vite në shërbim të këtij vendi janë nën mëshirën e qeverisë dhe qokave të saj elektorale. Reforma e ndërmarrë nga kjo qeveri socialiste ka dështuar për të prodhuar një pension dinjitoz ku thuajse 1 në 2 pensionistë marrin gjysmë pensioni ndërkohë që pensioni në fshat është edhe më i ulët.

Me çmimet e rritura prej një inflacioni që nuk ka ndërmend të ndalet pensionistët janë viktima që presin lëmoshën e një rritje të dobët para çdo ditë zgjedhjesh. Koha e lëmoshës nuk mund të jetë koha e një Shqipërie e rrugës për në BE.

Prandaj duhet ndërmarrë një reformë që i ofron moshës së tretë një pension dinjitoz. Puna më e dobishme që mund t’i bëhet kombit dhe vendit është respekti për punën dhe djersën e atyre që kanë kontribuar që vendi jonë të jetë kaq përpara sa sot", thotë ajo.

Reagimi i plotë

Të dhënat janë kokëforte. Reforma e pensioneve që nisi këtu e dhjetë vite më parë sot po tregon që ka dështuar. 48% e pensionistëve marrin një pensnion të pjesshëm, që do të thotë 1 në 2 pensionistë marrin gjysmë pensnioni.

Ndërkohë që për ato të fshatit, 85% e pensionistëve marrin më pak se minimum jetik. Kjo tregon një dështim në shifra por dhe në realitet për pensionistët që sot e kanë t vështirë të sigurojnë jetesën; me çmimet e rritura, me inflacionin por edhe me shërbimet e tjera të rritura ato e kanë të pamundur që të kenë një jetesë dinjitoze. Kush është gjidhja? Largimi për të marrë një pensnon dinjitoz në vendet fiqnj?

Kjo është oferta që ka qeveria shqiptare?! Sot, kemi nevojë për një reform gjithpërfshirëse pensnionesh. Një reform që i jep vlerë punës dhe kontributit në vite të kujtdo që ka punuar dhe jetuar në Shqipëri.

Por, nga ana tjetër që siguron një qëndrueshmëri që nuk lidhet me ciklet elektorale. Që nuk i lë pensionistët në mëshirë të qeverisë dhe vendimeve të njëpasnjëshme edhe fondeve të disponueshme për të rritur pensnionet, që për fat të keq nuk po rriten.

Ndërsa hapësira mes pagës dhe pensnioneve po thellohet gjithnjë e më shumë. Ky është nderi më i madh dhe kontributi më i madh që mund t’i bëhet sot shqiptarëve.

6 Komente

  1. B
    BALONA TABAKU HAAA

    Fluturon fluturon balona Tabaku haaa kjo eshte loqe femer

    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Mjaft fole moj baxhelle,qeveria nuk ka nevoj per mendjen tende ,trego si u pasurove ju jeni kerrmat e kombit .

      1. L
        Luli

        Kjo deputetja Tabaku,pra nga mbiemri pasardhese e lekurpunuesve te Tiranes,por qe na hiqet si aristokrate e madhe,per te dhene mend per te tjeret eshte e vetme.Dy mandate te PD ne pushtet nga 2005-2013 ku ishe dhe c'fare bere nga keto qe na derdellit tani ?!!

        1. N
          Noci

          Perse nuk e bete, ju ishit ne pushtet rreth 14 vjet dhe situata e kontributeve ishte shume me mjerane se sot

          1. k
            kanadezi

            Noci-ate po mendoja edhe une kur lexova deklaraten e zonjes Tabaku. Problemi i pensioneve te ulta nuk eshte vetem problem shqiptar, por global. Une mbusha moshen e pensionit dhe mbas gjithe atyre viteve qe kam paguar qindra mijera dollare per kontributet per pension ne Ontario te Kanadase, pensioni qe me takon, sipas zyrtareve ketu eshte 716 dollare kanadeze ne muaj, nje shume qesharake po te mendosh se cfare cmimesh ka ne kete vend per cdo gje. Jane mbi 6 mije dollare ne vit taksa per pronen (takse per shtepine) Mbi te gjitha, shuma e mesiperme eshte perseri e taksueshme. Pergjigja e pushtetareve ketu, qe dergojne cdo vit miljarda jasht vendit per "ndihma", ndaj ankesave per keto pensione qesharake eshte qe pensionistet te shesin shtepite, qe i kane blere me kursimet e nje jete dhe te jetojne me qera te cilat kane kosto qe nuk kontrollohen prej tyre, por prej tregut dhe jane te paperballueshme per cdo pensionist nese nuk ke kursyer gjate jetes. Jane shume gjera qe njerezit ne Shqiperi nuk i dine kur flasin per ne qe jetojme jasht. Ne Shqiperi supozojne se mjafton qe te emigrojne dhe gjerat zgjidhen dhee ardhmja eshte e ndritur. Edhe ne dikur, kur emigruam u genjyem pikerisht prej ketyre supozimeve, por realiteti eshte komplet tjeter.

          2. D
            Denis

            Ja nje e "djathte" qe mendon ne menyre tipike si majtiste. Pensionet u duhen paguar atyre 40 vjec e siper mqs kan kohe qe kontriubojne. Per te gjithe popullaten tjeter, qeveria mund tu jape mbrapa te gjitha parate qe u ka mbledhur deri tani dhe ata te bejne cte duan me to. Le ti investojne dhe ti vene menjane per pension vet. Nuk ka pune qeveria ne kete mesele. Njerezit nuk jane dele, as femije qe te vije mami qeveria, tua marri parate tani qe jane te rinj me premtimin qe do tua jap kur te plaken. Nderkohe gjysma e parave qe kontribohen humbasin rruges me hajduteri dhe kosto administrative, se helbete, paraja e askujt. E vetmja reforme e pranueshme per pensionet eshte dalja e qeverise nga skema. Me tej kjo nxitja e njerezeve per te dal ne pension eshte ne vetvete e peshtire. I fryjne pensionit si me then shkoni vdesni tani. Njerezit duhet te jene te lire te jene, aktive te punojne ku te mundin, e te jene produktive sa me gjate te mundet, se jo vetem kontribojne keshtu por edhe rrojne me shume fal aktivizimit.

            Lini një Përgjigje