Kadastra publikon pronat e regjistruara në Vuno, Dhërmi dhe Lukovë

3 Dhjetor 2022, 15:45Ekonomia TEMA

Kadastra publikon pronat e regjistruara në Vuno, Dhërmi dhe

Procesi i Regjistrimit fillestar të pronave në jug të vendit po shkon drejt përfundimit.

Kadastra Shqiptare bëri të ditur sot se “nga dita e hënë në Vuno, Dhërmi dhe Lukovë do të afishohen për publikun pronat e regjistruara, për të cilat qytetarët do të kenë një afat 45 ditor për t’i shqyrtuar dhe shprehur ankesat e tyre nëse do të kenë. Pas këtij afati, këto pasuri do të certifikohen”.

“Për blloqet Vuno-2, Dhërmi, janë gjithsej  2330 pasuri toka bujqësore të përfituara me ligjin 7501, banesa dhe objekte shërbimi, ndërtime para 1991, prona të tjera të verifikuara si rezultat i zbatimit të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave, si edhe prona shtetërore dhe bashkiake. Regjistrimit fillestar në jug i është nënshtruar e gjithë zona bregdetare e vendit nga Palasa deri në Nivicë, përfshirë fshatrat Palasë, Gjilekë, Dhërmi, Ilias, Vuno, Himarë, Lukovë, Nivicë”, thekson Kadastra.

Sipas Kadastrës, ky proces ka ecur normalisht që prej fillimit të tij, megjithëse pranohet se me njëfarë ngadalësie.

“Ky ritëm i ngadaltë shpjegohet me faktin e gjendjes së trashëguar kaotike të titujve të pronësisë në këto zona që prej fillimit të veprimit të Ligjit 7501 në vitin 1991.  Gjithashtu vlen të kujtohet se regjistrimi fillestar në Jug është nisur edhe dy herë të tjera përgjatë viteve 2000 dhe 2010, por të dy herët ka dështuar. Kjo qoftë për shkak në korruptimit të procesit dhe qoftë edhe si pasojë e mungesës së vullnetit për ta kryer atë. Pas përfundimit të procesit të regjistrimit fillestar, megjithatë ka pasur sërish disa ankesa të kufizuara. Kryesisht ankesat kanë të bëjnë me kërkesa që dalin përtej kompetencave të ASHK: Kërkojnë kthim prone që nuk është kompetencë e Kadastrës, apo parcela që nuk i mbulojnë me dokumente origjine. Në këto raste të interesuarve ju është kthyer përgjigje se janë çështje që tejkalojnë objektin e punës së ASHK dhe duhet t’i drejtohen gjykatës”, thekson Kadastra.

Kadastra informon se “5595 pasuri të paluajtshme, për të cilat ka përfunduar procesi i regjistrimit fillestar, janë ngarkuar në sistem dhe vijon ofrimi i shërbimeve sipas aplikimeve të qytetarëve. 3012 certifikata pronësie të lëshuara deri tani. Certifikatat, sipas ligjit të ri 20/20, lëshohen të veçanta për secilin bashkëpronar. Rreth 3000 certifikata pronësie të lëshuara për blerësit në fshatrat turistikë të ndërtuar (psh Green Coast, etj). Këto nuk janë përfshirë në shifrën e mësipërme. 40.609 shërbime kadastrale të ofruara në këto zona”.

“Shërbimet e kryera janë kryesisht lëshim certifikatë pronësie, lëshim kopje e kartele të pasurisë dhe hartës kadastrale, vërtetime, regjistrim dëshmi trashëgimie, etj. Me përfundimin e procesit të regjistrimit dhe vijimin e ofrimit të shërbimeve në këto zona, pronat e qytetarëve kanë marrë vlerë ekonomike për tregun e pasurive të paluajtshme. Është ulur niveli dhe mundësia për korrupsion, duke mos pasur mundësi pengesë në ofrimin e shërbimit, pasi çdo shërbim është online dhe nuk ka pengesa ligjore pasi procesi i regjistrimit fillestar tashmë ka përfunduar”, sqaron Kadastra.

Kadastra theksoi se ‘tashmë edhe qytetarët për të cilët me ligjin aktual nuk plotësonin kushtet për regjistrim, apo kanë probleme me mbivendosjen e titujve, me përfundimin e procesit, tashmë kanë mundësinë që t’i drejtohen organeve gjyqësore”.

3 Komente

  1. P
    Prostituta Kombetare Sali

    Deri ne 2300 mendoj se kadastra do kete regjistruar te gjitha pronat. Edhe regjimi serb nuk do kishte vepru ndryshe. Problemi i shqiptareve eshte se nuk nderron asgje as me nderrimin e pushtetit. Eshte e njejta politike. Zihen Vetem për grabitjen qe u bejne shqiptareve, kush merr Copen me te madhe! Jeni copa te gjithe!

    1. k
      k

      Do shohim gallatë kur të dalin "pronarët" nga kuksi,mirdita dhe tropoja me gjyshin në bregdet, edhe pse gjyshi nuk e ka parë kurrë detin në jetën e vet.

      1. S
        Sapa

        Cdo shqiptar ne Planet eshte I vetedijshem se ky vend nuk behet kurre!Le ta shijone gjene e vjedhur brez pas brezi femijet e politikaneve,funksjonareve,gjygjtareve,prokuroreve, dhe te korruptuarve te ketij vendi se asgje nuk do ju ndodhe as tani as ne te ardhmen.Prandaj Ikja masive e shqiptareve verteton mosbesimin qe kane njerezit se ky vend I degraduar nuk behet.Dhe kjo ikje nuk eshte emigrim normal sic pretendojne ta paraqesin militantet e ndyre te ketij vendi por ikje e deshperuar per te shpetuar nga gjithe kjo poshtersi qofte edhe duke pastruar nevojtoret e botes.

        Lini një Përgjigje