Kardhiq-Delvinë, shiriti gati: Aksi që sjell Sarandën “në pjatë” dhe bën Gjirokastrën me det

26 Qershor 2022, 12:18Ekonomia TEMA

Kardhiq-Delvinë, shiriti gati: Aksi që sjell Sarandën

Ai është nga Senica, një fshat me emër në Sarandë, prej disa veçorive, ku dallon ajo që është i vetmi fshat ortodoks i Labërisë. Rruga e re Kardhiq Delvinë i kalon përbri Senicës, vendosur në shpat mali, që i vetmuar si shumë fshatra të tjerë rreth e rrotull, prej rrugës së re rimerr dhe ai një kuptim të ri. Kostaqi ngazëllehet dhe nga ky fakt, siç banorë të tjerë në zonë, të cilët te ai gjarpërim asfaltik ndjejnë t’u hapet një dritare e re jete dhe në kontekst ekonomik.

E ndjejnë këtë fshatrat e anës së Gjirokatrës, ose tej tunelit në ardhje nga Tirana, e ato këtej tunelit nga ana e Delvinës si njësi administrative, ku krahas Senicës është Vergoi, fshati i publicistit të njohur Ndriçim Kulla, si dhe Fushë Vëria. Te ky i fundit, një rrethrrotullim ku ndan rruga e fshatrave në fjalë, shtëpitë janë ngjitazi, të ndara vetëm nga trotuari. Ky është fshati i numrit 2 të Transporteve, zv.ministrit Ardi Veliu, ish-Kryepolic i Shqipërisë deri pak kohë më parë.

Nisja në pritje e qarkullimit në rrugën e re Kardhiq-Delvinë ndodh në saponisjen e sezonit të ri turistik. Është quajtur ndryshe dhe “rruga e turizmit” pikërisht nga fakti se finishi i saj, destinacioni X është Saranda. Kësaj të fundit ia heq atë cope rruge të mundimshme majë malit, Qafën e Muzinës, si në siklet fizik e si në kohë, që të dyja përcaktuese në të parit e të ndjerit të aksit të ri Kardhiq-Delvinë si shpëtimtar.

Por interesante: në kohën kur nisi, kur u hodh lopata e parë, në 2008-ën, me Berishën protagonist, më përpjetëhedhurit nga gëzimi qenë delvinjotët, hem se përkëdheleshin nga fakti se emërtesa kishte Delvinën e tyre – rruga quhet Kadhiq-Delvinë e jo Kardhiq-Sarandë, edhe pse ajo sos në Sarandë dhe përfituese më të madhe ka pikërisht këtë qytet – e hem nga ideja se kjo rrugë e re do qe shpëtim dhe për Delvinën e mbetur si xhep i izoluar. Edhe pse i kalon tangent këtij qyteti, në një distancë prej 10 minutash, që ndryshe nga Saranda me famë turistike mbartë famë historike, shpresohet që të jetë vërtet kështu.

Me letra, rruga e re duhej të kish përfunduar në 2012-ën. Por ajo, si shumë të tjera, do klasifikohej edhe politikisht si “rrugë e lënë rrugëve”.

Kur qeverisja socialiste morri drejtimin e vendit në 2013-ën, hasi aty një front pothuajse të braktisur; një trase në dy skajet e saj dhe pa asgjë aty ku është sot tuneli, në Qafën e Skërficës. Pos problemeve në letra, fondi i saj kishte firuar. Dhe, siç e shpjegonte Rama, pos letrave nga e para, duhej siguruar dhe financimi nga e para. Po ndërsa “financimi” është një fjalë goje në të thënë, në të bërë është një “mal i tërë” që duhet kapërcyer. Dhe, në kohën kur pothuajse çdo çështje është shumëfish nën bombardim mediatik sot krahasuar me të djeshmen, Ramës i është dashur të mbajë dhe mëkatet e paraardhësit për këtë rrugë, që gjithsesi, tani që mbërriti në fund, do çojë në harresë gjithë ç’është thënë e lënë pas, ngjashëm si me baypassi-n e Fierit.

Si në rastin e baypass-it të Fierit, do i takojë ministres më të artikuluar teknokratikisht të kabinetit aktual, znj. Balluku, që ta mbyllë e t’i japë jete kësaj vepre të re infrastrukturore, nga seti i atyre të ashtuquajturave “’rrugë të lëna rrugëve”. Pritet të ndodhë kjo dhe me Rrugën e Arbrit e Qukës-Qafë Plloçë, ndërkohë që po nën firmën e kësaj ministreje, me sharm shumë femëror për punë të tilla kaq burrërore, kanë nisur dhe vepra të tjera infrastrukturore me peshë – baypass-i edhe romantik i Vlorës, Tuneli i Llogarasë apo Thumanë-Kashar. Është ky një aspekt rrethanor apo meritë individuale? Jo më kot, pak më lart iu potencua gjuha teknokratike ministres Balluku, ajo shteruese në terma teknikë, gjë që tregon si përcaktuese jo aq rrethanën se sa aftësinë individuale.

Për krahasim, edhe pse Rruga e Kombit ka marrë debat të madh, ministry i linjës në ndërtimin e saj, Lulzim Basha, në asnjë rast të vetëm të protagonizmit të tij politik nuk i ka kushtuar një zbërthim teknokratik kësaj rruge për ato çështje të nxehta që ka provokuar ajo. Është mjaftuar me pohimin e varfër politik se është njeriu i asaj rruge dhe vetëm kaq. Rrugët janë çështje të lapseve majëholla dhe jo vetëm financiar. Që do të thotë se janë dhe çështje që duan mendje të hollë, të cilën o e ke o s’e ke.

Nnuk janë thjesht metrat e fundit të një rruge, por dhe ditët e fundit të një çështje për lajm të tipit ekonomik. Për momentin, e gjithë puna është e përqëndruar te tuneli, vepra bazë e kësaj rruge. Aty po i jepet dora e fundit shtrimit të asfaltit dhe rafiniturave të tjera. Ka vatra, si ajo në dalje të tunelit nga ana e Delvinës, që ngrejnë pikëpyetje mbi dead line-in e datës 2 korrik, të shtunës së ardhshme, ku nis qarkullimi, pra përurohet hapja e tunelit për kalimin normal të automjeteve, por drejtuesit e punimeve nuk duket se kanë ndonjë kokëçarje për këtë. Si ata e si forcat e atyshme punëtore, japin garanci se gjithçka do jetë gati, të shtunën…

 Aksi Kardhiq-Delvinë, pritet ta sjellë Sarandën “në pjatë” e ta bëjë Gjirokastrën më det. Ajo shkurton me afro treçerek ore distancën mes dy qyteteve, që do të thotë po kaq dhe distancën klasike mes Tiranës dhe Sarandës, e cila aktualisht bëhet për katër orë. Pra, ikën një orë, për më tepër e mundimshme, siç qe kalimi në Qafën e Muzinës.

Nëse kihet parasysh efekti i evitimit të rrugës së Ballshit rreth 10 vite më parë, ku Saranda u afrua me Tiranën po aq afësisht, pra një orë, tashmë me rrugën e re, ky pol turistik i jugut pritet të marrë një tjetër përmasë preference dhe jo vetëm në verë. Sepse deri më sot, për shumë kënd që merrte rrugën drejt perlës detare së jugut, një ufff i madh ishte pikërisht Muzina, një psherrëtimë përtuese e frenuese bashkë, siç dje Ballshi me kthesat e Greshicës. Tashmë, ky mal pengues nuk ekziston.

Saranda tani është në “pjatë”, që do të thotë se mund të vish në çdo kohë dhe për një pjatë…me peshk e karkaleca buzë detit. /tesheshi/

64 Komente

  1. E
    E drejta

    Shpetuan fshatrat me nga 50 banore dhe do mbaroj gjirokastra Kush vjen nga Tirana per sarande nuk i bie rruga nga gjirokastra.

    1. S
      Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes.....

      Vetem me 26 .6.1934 m'Turkye nen Atatürk ,do te votohej ne kuvend "ligji i mbierit"!!! Cdo turk ishte i detyruar te deklarohej me emer e mbiemer...... Kjo,kur bota kishte shekuj ku cdo shtetas emertohej me emer mbiemer.....

      1. P
        Piro

        E ke gabim jo per fajin tend por nuk njeh historine. Jo te gjithe popujt kane pasur emer dhe mbiemer gjithenje. Greket e lashte nuk dini c'ishte mbiemri: As Paltoni, as Aristoteli, as Tukudidi nuk kishin mbiemra dmth asnje grek i lashte nuk kishte mbiemer. Vetem romaket kishin mbiemra ne lashtesi. Pastaj ne mesjeten e vone greket filluan te krijonin mbiemra si Papadopoulos (biri i priftit), Stavropoulos (biri i Stavros), Iliopoulos, Kostopoulos etj te cilet krijoheshin duke i shtuar emrit e babait prapashetsen -poulos te huazuar nga latinishtja puli (shqip pule) qe do te thote zog. Ne raste te tjera emrit te babait i shtohej prapashtesa zvogeluese -ides (Stavrides, Kostides Mihalides, etc. Te fundit qe kane hequr dore nga perdorimi iemrit te babait si mbiemer ne Europe jane ebrejte, qe u detyruan me ligj ta benin kete ne perandorin austro-hungareze ne shekullin 19. Persa u perjet shqiptareve ata dalin me mbiemra te vecante te pakten qysh ne mesjeten e vone Ne kohen e Skenderbeut te gjithe prijsat dalin me mbiemra te vecante. Muzaka, Shpata, Milli, Dukagjini , Malci, etj.

        1. B
          Balo

          O Piro ! Mbiemrat nuk kanë vetëm kuptimin Johnson ( pula e Xhonit sipas modelit tënd)! Kanë edhe mjaft prejardhje të tjera p.sh. meqë përmende grekët, është mbiemri Haximihalis që do të thotë se një Mihal pat qenë në Mekë,ose Papastavros që do të thotë se një Stavro pat qenë Papas ose prift,ose dikujt mbiemër ju bë ai i krahinës ,fshatit,ose i profesionit të të parëve Papoutsis apo Tavantzis etj Në Greqi ke edhe mbiemra Germanos ,që eja merre vesh nëse është gjerman apo nga Gjermeni i Lushnjes! Sidoqoftë ka edhe emra/ mbiemra plotësisht fetarë që nuk tregojnë asgjë për identitetin e njeriut p.sh. Petros Papas, ose te ne Hasan Hyseni.. Duhen 200 pyetje të tjera pas emrit për t'u sqaruar nga janë ,të kujt janë etj... Mbiemrologjia është shkollë më vete,nuk ja vlen të lidhemi,ama ... ai që përmendi dekretin e Mustafa Kemalit,hodhi një gur në pus!

          1. P
            Piro

            Ke dale nga tema vella.Lexo me vemendje ose mos lexo. Eshte fjala tjeterkund: qe greket nuk kane pasur mbiemra dhe vune ato nga mesjeta. Kurse ti flet per mbeimrat e sotem te grekeve qe nuk na intereson FARE e nuk ka lidhje FARE ne kontekstin e mesiperm. Apo mos do te thuash qe edhe ti di dicka?

            1. G
              Grigor

              Piro, respekte. Shpjegim me fakte historike. Një shembull nga ato që dhe ti. Akili per shembull, quhej Akil Pelidi, domethënë i biri i Peleut, mbretit të Mirmidoneve. Ashtu si Agamemnoni dhe Menelaus quheshin Atridë, sepse ishin të bijte e Atreut. Pra mungesa e mbiemrave ishte si në kulturen turke ashtu edhe greke. Dhe fakti që Mustafa Qemali u vuri turqve mbiemra është fakt historik, dhe pjesë e revolucionit kulturor qe ai beri ne Turqi. Me pelqeu argumenti yt që shqipetaret nuk kishin nevojë per kete fare revolucioni kulturor.

              1. j
                janulles me hu bythes

                Po koraku i Janulles , ky suniti nga e ka prejardhjen dhe si e ka mbiemrin ????? Apo ne mesjete majmuneve nuk u vinin mbiemra , u ulurinin uau uau dhe u jepnin valanidh te ngopnin zoren e thare ....

          2. S
            Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes.....

            File mou,lexo edhe njehere fillimin e shkrimit tim e te kuptosh krahasimin apo "arritjen" e turqeve me 1934!! E lidhur kjo edhe me "arritjen" e birazereve tourkalvanoi me ndertimin e rrugeve me 2022 !!! kur bota ka shekuj me rruge te ndertuara...... Pra,turqit suxesin e kafese e ne(birazeret muslims) rruget ......pas bunkerve.

            1. i
              i paska revoltuar Rruga ca Gamor

              Piro , kjo eshte nji e vertete qe asnji s'mundet ta mohoj dhe e dini perse s'kishin mbiemra paraHelenet si Aritstolet / Sokrat / Platon etj ? Sepse jane nji gjetje e nji Grupi Filozofesh e Historianesh (kryesishte Gjerman ) qe Shkruajten Fabulen Helene dhe kto emra ishin thjeshte si Simbole e nji gjuhe te Koduar ,sepse perndryshe siedhe e thoni ju Gjithe Bota ka pas Emer e Mbiemer ! Dhe dicka tjeter ne fund , prapashtesa e mbiemrave Grek pas mesjetes - papulas etj qe ne shqip = pule ne rumanisht "pula = Kare "(me falni per emrin e Genitalit Mashkullor ne shqip) - Pra ne cdo an ta kapesh Historine e Hellaqit , te ngel ne dor si dicka e kalbur , sepse eshte e gjitha nji trillim ,nji Fabul "Fikshen "

              1. j
                janulles me dras pas koke , pastaj qethini mjekren

                Piro , po per gabzerin e Janulles , sunitin e Janulles , nuk je kureshtar se si e ka mbiemrin dha e nga e ka prejardhjen ????? E ka Karopoulos , dmth i biri i karit ...qe ne moshe te vogel i pelqente te luante me hajdar ....dhe keshtu i mbeti mbiemri Karopoulos .......

              2. T
                Taulant

                Koqe, produkt incesti mbiemrin ne Evrope e praktikoi Napolon Bonoparti ne 1805. Ata njerez qe ti fyen krijuan dhe ndertuan nje perandori 600 vjecare . Mos ha mut kot duke lehur forumeve po shko e cliro Qipron.

                1. O
                  Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

                  Edhe njehere per gyzelet pa istoria/mbiemra: Perse kokat( sipasjush) e kombit arrnaut kishin mbiemera vendlindjet!? Tepeleni Ali, Konitsa Faik, Frashri Abdullah e Naim,Boletini Isa ,Vlora Kemol etj kesisoi njethundrake arabe!?

                  1. E
                    E verteta dhemb....

                    Per balon dhe pirrobalashin: Prejardhja apo citimi ose shprehja e mbiemrave (sipas variantit tuaj) grek eshte totalisht gabim...ok! Tani,tua spiegoi istorian apo vertetesine ose origjinalitetin e mbiemrave grek per tu mbushur kokat juve nuk e shikoj te udhes (pasi do te lodhem kot) ,kjo pasi ju nuk mesuat ose me sakt nuk pranuat kurre prejardhjen tuaj turke,kshq vari kkkkkkk,humbje kohe.... good luck ose gezuar ramazonin me skip.

                    1. A
                      Aldo

                      O "e verteta" duket qe je fyell fare, Pete pa koqe.

                      1. N
                        Neandertali shpellave bizantine te mesjetes

                        Je per te ardhur keq i gjori ti, kushedi si e ke melcine ....po vazhdo ha mut edhe ca kohe

                  2. D
                    Dardan

                    Pas 7 korrikut kete rruge do ta inauguroje shpellari i Vicidolit, Doktor Sali Mortja, pas rrezimit te armikut me te madh te Bullgarise, Edi Rama!

                    1. V
                      Vranakonti

                      Doktor mortja nga Vicidoli,po pullcet nga inati se Edi Rama po bene mbrekullira. Keto mbrekullira, jane thike ne zemren e dktorit te zemres Berishovicit.

                    2. L
                      Lymi

                      Kush e ka shkruar këtë aman? Më nxorri mallin e Zërit të Popullit mi mbushi syt me lot që ju bëftë dita njëmijë ju bëftë

                      1. S
                        Sali gerdeci

                        Po' te kalosh andej nga gazeta 55 e fahriut . Keto shkrime i ke te perditshme...do te te duket vetja si ne shtepi.

                      2. A
                        Alti

                        Po mire o trap ckusur kam un nga durresi te bej qaf muzinen shku e ardh se mbaron gjirokastra .

                      3. B
                        Bëllinda Njëshi

                        Bukur duket . Si cdo gjë e re dhe sidomos nga ajri.. Por kam dy pyetje, pse nuk u bë diçka më mirë, me më pak kthesa. Sidomos ato të forta. Diçka më rezistente për kohën. E dyta, kur i kishte afatet e fillim, mbarimit.. Nqs nuk mbaroi në kohë. Cila arsyeja, kush mban përgjegjësi. Me SA u penalizua ? Sa na kushtoi më shumë. Kush i paguan... Vec kur te shkojmë në këto detaje nuk do kënaqemi thjesht me video me drone apo projekte 3D. Veç atëherë do të ketë përgjegjësi për çdo lekë të Shqiptarëve dhe taksapaguesve. Ndryshe kjo legjitomon gropat fiskale dhe abuzimet e mëdha dhe vjedhjet që po n'a bëhen. Mos harroni, vetë I kemi paguar dhe do t'i paguajmë.

                        1. S
                          Simon

                          Ju kritikoni Berishen qe nuk e beri per 4 vjet, nderkohe qe kishte njekohesisht ne dore: Fier- Vlore, Levan-Tepelene; Rruga e Kombit; Elbasan - Tirane etj., etj. Kurse ketij nuk i doli kohe nga 13-ta ne 22-in, pra 9 vjet mbaroje. Cfare thoni? Propagande bajate. Vetwm per rruge s'ke c'ti thuash Berishes!

                          1. S
                            Soreto

                            Yyyyy o Simon o idiot?

                            1. M
                              Malo

                              Naiv e injorante,Simoni ashtu e mendone e ben koment ti cfar ke?na shkruaj dicka per kostot e asaj lesh rruge se filloi me 33 perfundoi me 108 Ml euro kaqe Edhe mos ofendo te tjeret.

                              1. t
                                tori

                                ik e malo ziu.mer makinien dhe ik ..ngelet tu bo llogarit ju...gjith inxhinjera e ekonomista....ju donit saliun sa hapte 10 metra xhade me cakull dhe mernin miljonat.popull zevzek...ulu se te vrava ngrihu se te vrava

                            2. B
                              Bureto

                              Po Simon djali, por ato rruge ërendit (ke harruar Qukes Qaf Plloçe) sa kishin filluar, gervishtur, gllaberuan fonde dhe nuk mbaruan kurre: Shprehja "rruget e lëna rrugeve" u shkonte me se miri per shtat. Jam kurioz te di listen e 10.000 km rruge qe pretendonte se beri Salehu nga 2005-2013, kur gjithe Shqiperia, perfshire edhe ato te fshatrave nuk e kalojne 14.000 km gjithsej.

                              1. B
                                Bureto

                                Po Simon djali, por ato rruge ërendit (ke harruar Qukes Qaf Plloçe) sa kishin filluar, gervishtur, gllaberuan fonde dhe nuk mbaruan kurre: Shprehja "rruget e lëna rrugeve" u shkonte me se miri per shtat. Jam kurioz te di listen e 10.000 km rruge qe pretendonte se beri Salehu nga 2005-2013, kur gjithe Shqiperia, perfshire edhe ato te fshatrave nuk e kalojne 14.000 km gjithsej.

                                1. A
                                  Arbër

                                  4 vjet, nga 2005 deri 2013? ...aritmetikë demokratësh...!

                                  1. B
                                    Bëllinda Njëshi

                                    Simon unë e di shumë mirë çfarë kam shkruar dhe çfarë nënkuptoj. Padyshym që Saliu e hapi dhe se mbaroi 2008-2012 duhej. Por ama ca pare u hodhën rrugës diku tek 1.5m€ për km për ato pak që bëri. Problemi është se fondet firuan, u zhdukën. Adacadabra fonde s'ka. Erdhi Rilindja... Nuk dergoi asnjë për hetime, asnjë akuzë, asnjë denoncim, asnjë i dënuar. Paret ikën. E morren këta dhe nga 2013 ju deshen 9 vjet për ta mbaruar 33km rrugë. Se këta bënë dhe ato që kishte bërë dhe Berisha. Tenderuan nga dy e tre herë të njëjtin segment përveçse për lote(kjo shpikje gjeniale 6 lote për 30km) i tenderuan nga dy herë por shtuan edhe per çdo njërin prej tyre diku 1 e diku 1.5 e diku 3. Per t'a mbyllur me 108m€ 33km. Përfshirë dhe tunelin dhe si një rrugë e kategorisë së dytë. I bie 3.3m€ Km. Pa llogaritur se asnjëherë nuk ka egzistuar një projekt i plotë që të merrte në shqyrtim të gjitha detajet në hollësi e detaje. Kështu që dk të thotë se gjëra u shtyan rruges diku sistemime, diku dalje e diku hyerje e diku sinjalistika. Kjo do të thotë që aty bie shumë erë dhe shumë pisllëk. Dhe unë nuk dua që Kolin djali i Bëllindes të rroj si mbret dhe Bellinda të vishet vetëm me Cavalli etj. Dhe djalit tim ti rrisin një borxh që ta ketë në kurriz si cdo shqiptar dhe fatura e borxheve eshte rritur me 0.65% vetëm si rezultat i kësaj. Kështu që për këto gjëra nuk bëhet fjalë se lavdëroj as Saleh e as Like e as Ed. Mos harroni se motra e kësaj që nuk mban asnjë përgjegjësi, vlereson, dhe përcakton ata që dalin nga vetingu. Keshtu qe pesë ndere i ka bërë që Belaja ylli në ngjitje i Ramës mos ti hyj gjemb në këmbë. Është po kjo Belaja që e çoi 1Km autostrade 30M€ në Thumanë etj etj. Ju kenaqeni me outputin atë që shikoni në fund. Hejjjj zgjohuni po e hani sa krahu nga të gjitha anët. Nesër këta i japin edhe këto me konçension pa asnjë kontribut dhe ju do paguani edhe borxhet por edhe sa herë do të kaloni atje. Zgjohuni o njerëz. Fuck Saliun, Liken, Edin, Lulin e company...boll më (kaq qejf keni të vidheni dhe të abuzoheni).

                                    1. L
                                      Likja

                                      Simon TRAPI...

                                      1. S
                                        Shkodra Loce

                                        Siii mooooo(n),Berisha ndetoi thua tiii...,? Berisha shkatërroi jo ndèrtoi.

                                      2. L
                                        Likja i MONES...

                                        O BELLINDA LESHI...MER MAKINEN DHE VZHDO RRUGEN...ASFALT E KE...BOLL SE NA CAT TRA...JO KTHESA.JO DREJT.JO SA U PAGUJT..KUR SKENI RRUG PSE SKENI.KUR KENI PSE I KEMI...POPULL TEKANJOZ E PORDHAC

                                        1. B
                                          Bëllinda Njëshi

                                          Ke të drejtë vëlla... 108m€ për atë rrugë !? Ta hani gëzuar.

                                      3. G
                                        Gogogo

                                        Rruget jane zhvillim. Kur kthen koken e kupton se kemi qene me rruge dhish. Bravo!

                                        1. s
                                          specialisti

                                          Ne foto shikohet qe tuneli nuk ka perfunduar. Si do te pritet shiriti

                                          1. L
                                            Loni

                                            Ju lumte Rama Balluku! Loni

                                            1. M
                                              Muhalife

                                              Me shume duket si nje artikull i sponsorizuar per znj. Balluku!

                                              1. 1
                                                19

                                                Na plasi kari per te kalu ne gjirokaster idjot ruga mbaron pune gjithe shqiperise.

                                                1. T
                                                  Tarasi

                                                  Nuk ka nevoje gjirokastra per te kaluar ti,ka plot te tjere qe shkojne akoma edhe turista.Sa per ty....shko laj bithen ne sarande por kujdes....

                                                2. P
                                                  Parruca

                                                  Kush eshte ai siandaloz qe e ka shkruajtur kete artikull? E lashe pergjysme ne momentin kur shkruan « hem ».

                                                  1. G
                                                    Gerdeci

                                                    Gezojuni o shqiptare rrugeve te zhvillimit dhe lerini menjane llafet pa buke...nuk late as edhe nje vepre te ndertuar viteve te fundit pa ua vene nga nje bisht.. Te lumte o gjigant dhe ec perpara me koken lart, se na ke me vete!

                                                    1. U
                                                      Universi shprsa ime

                                                      Hahaha, , sa nostalgjik komunista ka akoma i fryjn ktit të gratitude seu ngjason me enverin. A qorra qorra . Ai punën që i takon po bën po nuk duron kritikat se dava hajduti mëndjemadh. Blen artikuj me lek si KY që po lexoni. Gjùm flini se ashtu ju do partia

                                                    2. E
                                                      Eno

                                                      bravo Edi Rama !

                                                      1. Z
                                                        Zeqo Pilafi

                                                        Shiriti gati? Kjo është fantastike! Pjesa më e vështirë e kësaj rruge, duket, paskësh qënë bërja e shiritit gati. Lutemi, kujdesuni edhe për gërshërët, se nganjëherë ato dreq i fsheh shejtani.

                                                        1. K
                                                          Kajo

                                                          Emo ti lolo flet si jot eme ne maj te thanes pffffff njerez shpelle

                                                          1. K
                                                            Kajo

                                                            Emo ti lolo flet si jot eme ne maj te thanes pffffff njerez shpelle

                                                          2. I
                                                            Iliri

                                                            Dukej si reportazh i shkruar nga Fahri Balliu per vitet e partise. Rolin e sekretarit te pare e luan Belinda Balluku. Nuk ka faj se e ka trashegim nga gjyshi.

                                                            1. I
                                                              Isuf

                                                              Rrofte balluku. Shoqja themie thomai

                                                              1. A
                                                                Agron

                                                                Pupu sa shume e kishte lyer me boje artikullshkruesi belinden

                                                                1. B
                                                                  Beso

                                                                  Te besh rruge eshte gje e mire. Te besh rruge duke vjedhur buxhetet e 20 viteve qe vijne, se kete kane bere duke kontraktuar fonde qe nuk i kane, kjo eshte tragjedi. Ne fund fatura do jete e lëahtarshne dhe keta qe vodhen ne fakt do jene te vetmit qe do ti shijojne keto rruge. Populli do paguaje koncesionet.

                                                                  1. A
                                                                    Atdheu

                                                                    Bravo z. Kryeminister per punen qe keni bere dhe per punet ne vazhdim. Suksesete metejshme ne ndertimin e Shqiperise.

                                                                    1. A
                                                                      Atdheu

                                                                      Megjithese ky mashtruesi KM ne 2013 deklaroi publikisht qe ishte kunder rrugeve ! Cfare eshte rruga - tha- Nje projekt ca leke dhe nje ndertues!!! asgje tjeter. Rruge rruge qe nuk sjellin asgje !? [shih video Top Channel/Klan] Nderkohe Sala doli dhe tha - rruget jane vizion-me habit ky kryeminister. Pas 12 vjetesh mashtruesi i Netes, paska kuptuar qe rruga eshte zhvillim eshte vizion... Na la dhe jashte BE-se me zinxhirin e skandaleve nga korrupsioni tek kriminelet ne administrate, vjedhjet e buzhetit - dhe votes .. PS duhet ta largoje nje ore e me pare kete psikopat te pazote per asgje

                                                                    2. T
                                                                      Tomori

                                                                      Rruget jane nje gje shume e mire sidomos kur ke nje prodhim te madh bujkqesor e industrial qe duhet per t'i transportuar.

                                                                      1. S
                                                                        Shori kaurri

                                                                        Hajde lepirje hajde. Ja kalon ZP te kohes se xhaxhit kur shkruante per mjeleset e dalluara dhe montatoret shpatullgjere

                                                                        1. A
                                                                          Ardi

                                                                          Suksese ne mbushjen e xhepit plot dhe lenien e fatures brezave

                                                                          1. B
                                                                            Balo

                                                                            Edhe mjaft me këtë abuzimin grekët,grekët... Ka patur helenë,që mesa duket nuk kanë lidhje me këta çobanët që jetojnë sot në atë vend! Quhet periudha Helenistike në histori, emri Graecus duhet të jetë i vonët,sipas një ngulimi helen në Italinë e Jugut...po i bie që helenët ikën nga Hellas i dikurshëm për në Itali dhe u kthyen andej si Graekë! ??? "Partizanët ishin veshur si ballistë ,që ne t'i marrim për partizanë" thotë një batutë e Luftar Pajës! Nuk kanë lidhje midis tyre ,dhe këtë këta kokëqoshet e sotëm ,që u ka zënë truri tul e vuajnë shumë..imagjinon dot Platonin ti ,me peshë150 kile me sufllaqe dhe kupë kafeje 2 kg me vete!??Dhe të filozofojë për njerëzimin!?? Tani, nuk janë kaq të trashë shqiptarët që mos t'a kuptojnë se në Peloponez p.sh.ka mal me emrin Bardhoshi...,derisa dikush vë emrin e malit,do të thotë se ka qenë i pari në atë vend apo jo!? Prandaj helenët e vjetër kërkojini më anë tjetër,këta Dulet e sotëm mirë e kanë xaxiqin dhe brinjët e derrit apo paidhaqet...!

                                                                            1. V
                                                                              Viola

                                                                              Lerini shiritat e kinkalerite po vini bordurat dhe sensation drejtuese paralajmeruese te zbusni gabimet reknike ne ndertim. Rruge e rrezikshme.

                                                                              1. V
                                                                                Viola

                                                                                Lerini shiritat e kinkalerite po vini bordurat dhe sensation drejtuese paralajmeruese te zbusni gabimet reknike ne ndertim. Rruge e rrezikshme.

                                                                                1. T
                                                                                  Tur durrsaku

                                                                                  Kaq dhe kan boll...kush ka tru ne koke rruga esht perfekte.kush pastaj.do te bej pilotin ne te SEMES....ka rruge ne evrope shum e shum me te rrezikshme se kjo dhe nuk ndidhin aksidente se Jan te ndergjegjshem ne timon...shqiptaret kthehen me byth perpjete me makine ne qender te qytetit.qe nuk ndodh askund

                                                                                2. U
                                                                                  Ubama

                                                                                  Ne '97 ishim zilia e Zviceres. Rrofte Sali Berisha Poshte cunat e eterve, cunat e xhajes nga ana e halles te Spiro Koleks

                                                                                  1. A
                                                                                    Agimi

                                                                                    SALI BERISHA CDO PLAN E PROJEKT PER JUGUN E SHQIPERIS E LA RRUGEVE, MEGJITHATE KA IDIOTA NE JUG QE VOTOJNE SALIUN QE EDHE AI VET NUK E DI SE CFAR GJAKU ESHTE. SERB, BULLGAR, MALSOR APO KOSOVAR.

                                                                                    1. G
                                                                                      Gamort Demokartike protest kunder Asfaltit

                                                                                      Gamort historikishte kan qen kunder Rrugeve dhe asfaltit ,sepse Asfalti damton ambientin e para , por edhe pse kafshet , hecin me mire ne male e shkurre dhe rruget nuk jane te pershtateshme per kafshet . Jam i mendimit qe kafshet ,pa mar parasysh rracat me Gamorr ne krxe duhet me ju bashki Protestes me ne krye - krsgamotin e vicidolit saleh pllet hajvani shpelles

                                                                                      1. B
                                                                                        Bimi

                                                                                        Turqia eshte shembulli me tipik i nje shteti te forte dhe te konsoliduar, pa borgje dhe qe prodhon nga gjilpera deri tek avioni. Perballe saj Greqia qe krijon shtet, qe nuk eshte sunit. Borgje galopante, shtet i falimentuar, nuk prodhon as makina !!! Per shpifje sja vlen te merresh...Por Kryeministri e tha nje fjale ne Europe, kush ka vesh e degjon. Tha : Mos e provofshi kafen turke ! Pallavra te perditeshme perqarese , jo allvanoi, jo sunitet , jo turqit, ...te gjitha budalliqe te kota. Edhe njehere nje pyetje : - Kujt i vjen keq pse Shqiperia po modernizohet ??

                                                                                        1. L
                                                                                          La Santita e La Purezza

                                                                                          Eshte e vertete qe kostoja e rruges tmerresisht e larte, as fantazia se kap dot..por tha Vin Llapa kujdes : Rruga është me ABS !! Kujdes këtu. Ka sensorë parkimi, pasqyra distance, ngushtohet dhe zgjerohet automatikisht sipas rastit, dhe pilot automatikë patronazhistë që hyjnë menjehere ne pune sapo ze gjumi shoferin. Kishte edhe opsionin " rrugë antisizmike" po fazën e parë eshte "off" se Beqire Balluku eshte shtatzene...me euro

                                                                                          Lini një Përgjigje