Kërkimet për naftë në Shpirag, zv.ministri: Në 2028 priten 100 mijë fuçi në ditë

21 Tetor 2022, 17:40Ekonomia TEMA

Kërkimet për naftë në Shpirag, zv.ministri: Në 2028

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Ilir Bejtja thotë se investimi i Shell për të nxjerrë naftë në Shpirag pritet të finalizohet në 2028.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bejtja u shpreh se investimi në Shpirag ka një vlerë prej 600 mln eurosh dhe përdor teknologjinë më të përparuar për të nxjerrë naftë nga një thellësi mbi 5 mijë metra.

“Ka pasur rezultate intriguese, por akoma të jo të konsoliduara. Nxjerra e naftës është një proces i vështirë. Në industrinë e naftës është procesi i vlerësimeve gjeologjike dhe sizmike që japin një panoramë për nëntokën. 

Ka filluar të nxirret një sasi naftë por që nuk është komerciale. Në 2028 pritet që nafta të jetë plotësisht komerciale dhe të arrijmë pritshmëritë e Shell për të nxjerrë 100 mijë fuçi në ditë”, tha Bejtja.

5 Komente

  1. E
    Emri

    Me 2035 ne BE nuk do te prodhohen dhe tregtohen me makina me djegie te brendshme. Cmimi i naftes do te bjere pertoke. Si kofini pas te vjelit i thone kesaj fjale, veç po ta shesin ne Afrike.

    1. t
      taso kume

      Nuk na intereson ,se per ne popullin e thjeshte nafta do kete gjithmone çmimin me te larte ne bot,nga ari RUBIKUT qe del me bakrin te pakte Mirditoret perfituan , u permisua jetesa e tyre.

      1. V
        Vajguri

        Po a mund te na thote ky medemek qeveritari c'behet me ate naften "jo komerciale" (qe une e perkthej ne shqipen time si jo ekonomikishte te leverdishme), cfare behet. Apo del pa inventar and lajne bythen politikanet tane nga te 4 anet?

        1. P
          PO , PO

          Nuk gezohet askush ne Shqiperi me keto lajme , sepse qeverite tona antikombetare i kane shitur tek te huajt pasurite nentokesore te vendit , dhe shqiptaret nuk kane asnje perfitim , jo 100000 fuci , por edhe miliona sikur te nxiren .

          1. P
            PER ATA QE NUK E DINE

            KOLONITE NUK PERFITOJNE ASNJEHERE QARI ESHTE I KOLONIZATOREVE .

            Lini një Përgjigje