Kriptomonedhat në ditë të vështira, por Bitcoin mbetet nën 20 mijë dollarët

28 Shtator 2022, 20:50Ekonomia TEMA

Kriptomonedhat në ditë të vështira, por Bitcoin mbetet

Tregtimi i kriptomonedhave ka treguar shenja stabilizimi në fillim të kësaj jave, ndërsa Bitcoin të martën u shit për herë të parë pas më shumë se një jave mbi 20 mijë dollarë.

Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se oferta mbetet ende më e madhe se kërkesa, ndërsa kostoja e dhe vështirësia e prodhimit të Bitcoin është rritur me rreth 12 për qind.

Kjo ka reduktuar fitimet e prodhuesve dhe dekurajuar aktivitetin e minimit. Javën e kaluar, Bitcoin humbi 10 për qind të vlerës dhe i njëjti trend ishte edhe për kriptomonedhat e tjera, ndërsa tregu total i tyre ra nën 1 trilionë dollarë.

Rritja e shkallës së vështirësive për prodhimin e Bitcoin shihet nga disa si sinjal pozitiv. Sipas tyre, ky është tregues i një rrjeti të fortë dhe në rritje prodhimi kriptomonedhash.

Bitcoin ra nën 20 mijë dollarë javën e kaluar dhe aktualisht është duke u përpjekur që të ruajë këtë nivel. Me përjashtim të së martës, kur e tejkaloi 20 mijë dollarëshin, në pjesën tjetër tregtimi i tij ka qenë rreth 19 mijë dollarëve.

Për ekspertët trendi i rënies së kriptomonedhave është zbutur, por nuk është ndalur. Ata paralajmërojnë efekte negative të mëtejshme nga ndërhyrjet e bankave qendrore përmes politikave monetare për të luftuar krizën e çmimeve.

Lini një Përgjigje