Kriza e çmimeve, shtrenjtimi do të ndihet më shumë në vjeshtë për shkak të mungesës së prodhimit vendas

10 Qershor 2022, 18:25Ekonomia TEMA

 

InKriza e çmimeve, shtrenjtimi do të ndihet më shumë nëflacioni në nivelet rekord të 6.7% në maj, është pasojë jo vetëm e asaj që po ndodh sot në bursa, por edhe faktit se Shqipëria ka një nivel të ulët të prodhimit vendas.

Ekspertët vlerësojnë se rritja e çmimeve do të na shoqërojë për një periudhë afatgjatë dhe pasojat e vërteta do të ndihen në vjeshtë, kur konsumi do të stabilizohet pas sezonit turistik. Ekspertët shprehin shqetësim jo vetëm për çmimet e larta, por edhe për cilësinë. 

Ekspertët vlerësojnë se rritja e çmimeve sjell përfitime për qeverinë, pasi ka shtuar ndjeshëm të ardhurat, para që nuk po rishpërndahen në ekonomi. 

Ekspertët shpjegojnë se qeveria duhet të shtojë vëmendjen tek shtresat e varfra, teksa vlerësojnë se një rritje e mundshme e normës bazë të interesit për lekun, si ajo e paralajmëruar për tu ndërmarrë në korrik nga Banka Qendrore Europiane nuk do të ishte efikase në këtë moment. 

Lini një Përgjigje