Kriza i shton buxhetit 1 muaj taksa, të ardhurat rriten me 355 milionë euro

16 Qershor 2022, 22:00Ekonomia TEMA

Kriza i shton buxhetit 1 muaj taksa, të ardhurat rriten me 355 milionë

Nga rritja e çmimeve buxheti i shtetit ka përfituar një muaj  të 13-të me taksa.

Në periudhën janar-maj të këtij viti, paratë që qytetarët paguajnë përmes taksave u shtuan me 355 milion euro krahasuar me një vit më parë, aq sa qeveria u merr tatimpaguesve gjithsej për 1 muaj të vitit.

Në maj të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar, akcizat, taksat kombëtare dhe tatimi mbi fitimin u rritën, por jo me të njëjtin ritëm të muajve të tjerë si prilli dhe marsi, çka jep sinjale për një rënie të konsumit.

TVSH e arkëtuar në buxhet rezultoi 23 milionë euro më shumë se majin e vitit të kaluar, por rritja e kësaj takse në prill ishte me 32 milionë euro më shumë dhe me 50 milionë euro në mars.

Akcizat janë rritur me 1.3 milionë euro dhe taksat kombëtare me 2 milionë euro, ndërsa rritjen më të lartë pas TVSH-së e kanë pasur kontributet e sigurimeve shoqërore me 6 milionë euro më shumë, si efekt i rritjes të pagës minimale.

Nëse konsumi do të vazhdojë të bjerë, atëherë sektori privat do të përballej me rënie të shitjeve, çka do të jepte efekte në punësim dhe në gjithë zinxhirin e ekonomisë të vendit.

1 Komente

  1. D
    Demokracia

    O Tema, po jepni gjithashtu edhe faktin tjeter qe jane rritur shpenzimet. Sherbimet spitalore, policore, gjyqesore, burgjet, zjarrfikeset etj. etj. te gjtiha kane kosto te shtuara per shtetin, apo keto nuk i pasqyroni ju, thjesht hajde ta hedhim si lajm qe njerezit te thote bobo, po vidhet.

    Lini një Përgjigje