Lekë falas nga qeveria, nisma që ka për qëllim reduktimin e parasë “cash” do të zbatohet nga maji

1 Prill 2024, 21:20Ekonomia TEMA
Lekë falas nga qeveria, nisma që ka për qëllim reduktimin e

Për të nxitur sa më shumë përdorimin e rrugëve elektronike për pagesa, qeveria do t’u japë nga 10 mijë lekë në muaj 300 qytetarëve në Tiranë, Dibër e Përmet. Nisma që ka për qëllim të dekurajojë pagesat” cash” do të nisë të zbatohet nga muaji maj dhe do të zgjasë deri në fund të gushtit.

Nisma që ka të bëjë me formalizimin e pagesave është e mirëpritur, por duhet të jetë e mirë-menduar. Ka ardhur realisht koha që edhe ne të bëjmë si vendet e tjera”, tha Bora Feri, eksperte e sistemit të pagesave.

Treqind qytetarët që do të përfshihen në këtë projekt pilot do të përzgjidhen në mënyrë rastësore nga Drejtoria e Gjendjes Civile, dhe duhet të jenë të përfshira të gjitha moshat nga 18 vjeç deri 70 vjeç.

“Ne në industri e vëmë shumë theksin te edukimi financiar. Sado të bëjmë ne, nëse njerëzit nuk arrijnë dot ta përtypin atë, është e kotë. Duhet edukim.”

Një tjetër masë për të ulur përdorimin e parave “cash”, është edhe hapja e llogarive bankare për pensionistët dhe kategoritë e tjera që marrin ndihmë nga shteti, pa asnjë kosto. Vendim ky që do të nisë të zbatohet prej datës 3 prill, dhe brenda vitit në këtë llogari, pensionistët mund të tërheqin edhe pensionin mujor në banka dhe jo më në postë.

“Përfitimet janë në drejtim të sigurisë, po ashtu edhe të uljes së informalitetit. Gjithashtu rritet konkurrenca e ndershme dhe eliminohet korrupsioni.”

Ulja e qarkullimit të parasë “cash” është një nga objektivat e qeverisë edhe në agjendën e luftës kundër ekonomisë informale. (Marjo Brakaj)

4 Komente

  1. S
    Sllavokomunistet-Turko-Mongole

    Welcome to the distopian society we all have been dreaming of...New World Order according to the Agenda 2030...have funnnnn sheeply...behhhhhhh

    1. K
      Korca

      Cashless society is the priority of the banks and Elites to control and bring society to social credit system like in China.Also for banks to benefit from every transaction till get rid of cash. Edi Rama is in the net of West for all the money he has got from all the dirty businesses and got no choice but to let them do whatever they want. Reject the bastards and keep using cash.

      1. D
        Demokrati me mend ne koke

        Pordhe me rigon. Jepni 5 perqind te faturave njerezve ne fund te vitit. E te shikojme a del njeri nga dyqani pa marre kuponin.Keshtu luftohet informaliteti

        1. A
          Aerdn

          Tamam! Por nuk u ka interesuar kjo. U ka interesuar qe xhepi i qeverise shqiptare te jete nje kosh nga i cili do prodhohet vetem borxh dhe keshtu ekonomia te funksionoje ne funksion te borxhit dhe jo te qytetareve .

        Lini një Përgjigje