Leku i “Ramës”, Leku i “Enverit”, Leku i “Zogut”

14 Maj 2024, 17:41Ekonomia TEMA
Leku i “Ramës”, Leku i “Enverit”, Leku i

Vjet u futën në Shqipëri 10.1 milionë vizitorë me pasaporta të huaja. Këtë vit priten rreth 14 milionë. Ç’heqin të shkretët me çmimet, që diku kuotohen me “lekë të rinj” e diku me “lekë të vjetër”…

Nga Eduard Zaloshnja

Më 1926, kur në krye të vendit ishe Ahmet Zogu, doli në qarkullim paraja e parë shqiptare, e quajtur Lek. Atëherë, 100 lekë shkëmbeheshin me 1 napolon flori.

Më 1964, kur në krye të vendit ishe Enver Hoxha, doli në qarkullim leku i ri, në raport 1:10 me lekun e vjetër.

Tani që kanë kaluar 60 vjet nga koha kur leku i ri zëvendësoi të vjetrin (dhe në krye të vendit është 60-vjeçari Rama), ndoshta ka ardhur dita që një lek fringo i ri të dalë në qarkullim. Dhe kjo jo thjesht për të eliminuar konfuzionin e të huajve/emigrantëve me dyzimin e çuditshëm të lekëve të rinj e të vjetër – arsyeja kryesore për nxjerjen në qarkullim të një leku fringo të ri do të ishte futja e lekëve jashtëbankarë brenda sistemit bankar.

Sipas të dhënave në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë, rreth 40% e të gjithë lekëve që qarkullojnë në ekonominë tonë ndodheshin në fund të vitit 2023 jashtë sistemit bankar. Në këto kushte, emetimi i lekëve fringo të rinj do të ishte një mjet efikas për të futur në banka pjesën dërrmuese të kartmonedhave shqiptare që qarkullojnë jashtë tyre.

Për t’u realizuar ky synim, mund të caktohet një datë, brenda së cilës të gjithë lekët që janë në qarkullim duhet të paraqiten për këmbim me lekët fringo të rinj, sipas një kursi zyrtar – le te themi 1 me 70 (sa ç’është çmimi mesatar i një filxhani kafe).

Për shuma mbi një kufi të caktuar, bankat mund të detyrohen me ligj që të hapin depozita për klientët që sjellin lekët aktualë për shkëmbim. Ndërsa për shuma nën atë kufi, mund të japin lekë fringo të rinj (në qoftë se klienti i do në dorë). Në këtë mënyrë, të gjitha lekët, të pastër e të pistë, nga janë e nga s’janë, do të detyrohen të kalojnë nëpër sistemin bankar. Dhe një pjesë e mirë e tyre, ta do mendja, do të mbesin në të.

A do të justifikohej kostoja e prodhimit të kartomonedhave dhe monedhave të reja, me futjen e lekëve në sistemin bankar? Kësaj pyetje vlen t’i përgjigjen specialistët e Ministrisë së Financave dhe të Bankës së Shqipërisë.

Sa për shqiptatarët e thjeshtë, dhe sidomos për turistët e huaj, varrosja përfundimtare e fjalëve “lekë të rinj” e “lekë të vjetër” do të ishte mëse e mirëpritur…

24 Komente

  1. I
    Ilirikum

    Ide konstruktive dhe me interese ne shume drejtime. Mundohu ta zgjerosh iden dhe komentosh, qe te popullarizohet ideja e ndryshimit. Pershendetje

    1. E
      Ekonomisti

      Ky ishte dhe gabimi që bënë ekonomistët dhe bankierët në vitin 1960..... E ndërruan lekun e vjetër me lekun e ri 10 me një...... Po ta kishin këmbyer 7 me 1 ose 13 me 1 sot do të flitej vetëm me lekun e ri........... Sepse do kishin vështirësi ta shumëzonin me 13......

    2. N
      Nikoll Kamshi

      Ide brilante nga Zaloshnja!

      1. Z
        Zalushnja

        Zaloshnje je LOQE apo ben vete.

        1. R
          Real

          Si mbete gjithe jeten nje zagar dhe::::: lepires i pushtetit kriminal te ripjelljes.

          1. U
            Une

            Po zaloshnja kjo na i zgjidh hallet, pse tall .. . E ben sikur je specialist leku, ketu po ikin njerezit nga syte kembet e ti heq vallen e qeverise basjke me meron, ik o ik

            1. p
              populli

              ja ke fut kot plako nuk mund te kembehet bd raport 10 me 7, ne mire do jete te ndrohet emri nga lekë ne Alb, ose leku te quhet Para. vetem keshtu flitet me para reale.

              1. p
                populli

                ja ke fut kot plako nuk mund te kembehet bd raport 10 me 7, ne mire do jete te ndrohet emri nga lekë ne Alb, ose leku te quhet Para. vetem keshtu flitet me para reale.

                1. p
                  populli

                  ja ke fut kot plako nuk mund te kembehet bd raport 10 me 7, ne mire do jete te ndrohet emri nga lekë ne Alb, ose leku te quhet Para. vetem keshtu flitet me para reale.

                  1. E
                    Ema

                    Mos tani u zgjidhen hallet tona

                    1. R
                      Rezi

                      Reforma për përdorimin e lekut është domosdoshmëri. Në aeroport kur do merrja një trekëndësh pice më thotë shitësja 7500 lekë. I them je në terezi, me ç’para po flet? Me të vjetra thotë. Po pse moj vajzë i them. Sa ka këtu? I tregoj nj 500 lekësh, 5000 më thotë. Po që keni rrjedhur nuk sheh që është 5 me dy zero? Po tha por 5000 janë. 60 vjet ndrruar leku dhe janë kthyer mbrapa e s’dua ta dinë fare.

                      1. B
                        Birishi

                        Vlefta e Lekut te jete i barabarte ,ne qoftese nderohet ,eshte mire qe vetem emeri ti nderohet Lek

                        1. B
                          Brunilda

                          Leku i zogoll, eshte lek italian (Banca Nazionale d'Albania) dhe vunë jo më kot për ilustrim surratin e tradhëtarit e hajdutit zogoll, sepse me llogjikë do ishte Gjergji i Kastriotëve apo Ismail Qemali!!!!!!!! Dhe deri më sot nuk kam lexuar kërkund në Evropë apo Amerikë ,që nje kartëmonedhë kombëtare të ketë përkthim në gjuhë të huaj si poshtëshënim !!!! Ajo ka vetëm një kuptim : skllavërim e nënshtrim apo më qartë : shitje e tërësishme ekonomike e një vëndi për përfitimet e një vëndi tjetër!!!! dhe çfarë? 100 kartmonedha ari prej letre , i përdorte t'i merrte popullit 100 monedha ari!!!! Po ashtu çfarë pune ka banka kombëtare e greqise brenda tokave shqiptare, ne Sarandë 2014??? Shaka e kripur! Nuk ka asnjë vënd evropian që respektohet,i zonës ekonomike evropiane, të ketë bankë nacionale ne token e vendit tjeter.

                          1. M
                            Miri

                            Mje shkrim i bukur qe prek nje teme qe tregon edhe nje hete qe Shqiperia eshte shtet kot...imagjino... - Si eshte adresa jote zoteri? - Ke blloku, ec 200 metra ktheu djathtas ke dyqoni fruta-perimeve, do shikosh nje servis celulari ec majtas deri ke bar "Kristal" aty mbas viles se re eshte nje pallat i vjeter qe duket sikur i ka ra bomba, dhe shkruan "Dentist", ec edhe 20-30 metra drejt detes jeshile me rombe te bardha, dera perballe me nje bryme te modhe eshte e imja. ...Ja çfare shteti jemi ne...edhe me parane keshtu çudisim edhe afrikanet...

                            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                              Abuzimi me lek ka shkaqe të dukshme dhe të padukshme. Zalua nuk besoj se e njeh këtë fushë! Në përgjithësi në tregjet tona mungojnë çmimet në lek dhe valutë, për të gjitha mallrat dhe prodhimet bujqësore. Kurrë flasim për valutë,kemi parasysh monedhën evropiane. Marrim një shembull të thjeshtë, të shtunën dhe të dielën, banka i ka mbyllur sportelet e Lekut,nis forcimi abuziv i tij ,si pasoj e mungesës. Përsa i takon lekut të ri( prerje e re) nuk besoj se është zgjidhja,do t'i konvertonin lekët në valutë, për të mos i futur në depozita. Kur Lek forcohet ndaj €

                              1. H
                                Historian modest

                                Kendveshtrimi tjeter ia ka fut kot. Hane shan, hane bagdat! Ktu flitet per komplet gje tjeter

                              2. P
                                Pickaxhiu

                                O Zaloshnja po ne qe kemi qypa me florinj na kap kjo idea jote?

                                1. A
                                  Asd

                                  Ndryshoni edhe emrin sepse ka shume mundesi qe lekut "te vjeter" dhe "lekut te ri" ti shtohet edhe opcioni "leku i ri fare". Pra tre cmime per cdo objekt! Quajeni "skend" per nder te heroit kombetar.

                                  1. E
                                    Ekonomist

                                    Nese behet kjo qe propozon ky idiot Zaloshnja, do te thote ligjerim i zhvleftesimit te lekut e KOLAPS TOTAL Ekonomik. Kush ka 1 milion leke te reja ne banke sipas ketij propozimi do kete ...70 here me pak! Argjentina e viteve 60' e provoi kete lloj, u hoqen nga nje zero parave e u zhyt ne krize te papare ekonomike pasi 1 buke ju rrit cmimi me modedhen e re disa here.

                                    1. T
                                      Tirona

                                      Ky ka pas njé motër të mirë që lum ai që ja ka qirë

                                      1. D
                                        DikuQeTaFiku

                                        Pra puna qenka si ti fusim parate neper banka. A e dini ju se po te shkosh ne banke e te depozitosh 5000 Euro procedurat zgjasin 10 min.Por po te shkosh e ti thuash dua te terheq 5000 Eurot "e mia" banka thote se duhet te presesh 48 ore? Pastaj pse duhet nje lek fringo i ri.Mjafton ti thuash lukunise se specialisteve dhe moderatoreve qe kur flasin per leke te flasin vetem per shumen reale dhe u be. Te telebingo shqiptare arditi flet me te vjetra perse sepse eshte nje menyre per te terhequr njerezit te blejne biletat po ta degjoni me vemendje cmimin e biletes e thote 50 leke jo 500 por cmimin e fituar e thote 200mije leke jo 20mije.Analistet opozitare humbjet dhe vjedhjet monetare i shprehin ne te vjetra sepse 500milione bejne me shume pershtypje se sa 50milione. Ata qe jane ne pushtet cmimet i shprehin me te reja psh nje kg domate kushton 100 leke po kur vjen fjala tek rrogat flasin me te vjetra sot rroga ka shkuar 700mije lek.Pse se impakti i nje shifre ka rendesi.Pra Rama nuk ka pse nxjerr ne lek te ri fringo qe ne fund do ta paguajme me leket tona te vjetra.Mjafton te vendose nje rregullore per te gjithe pikat e shitjes dhe programet televizive kur flitet per para.Dhe mos kini merak shume shpejt shqiptaret do ta ndryshojne te folurin.

                                        1. T
                                          Turistët tuaj janë pensionistë dhe shqiptarë qe vi

                                          Sa për llogaritjen e vizitorve më duket se po ja fut kot. Kjo është një shifër e fryme dhe krejt e pavertet. Në Shqiperi vetëm unë kam hyrë e dalë me pashaportë të huaj 12 herë.

                                          1. L
                                            Lexues i vemendshem

                                            12 hyrjet tuaja jane regjistruar nder 10.1 milione hyrjet me pasaporta te huaja. Cfare ka ketu per te diskutuar o komentues i zgjut?

                                          2. D
                                            D.Didani

                                            Gabim i rende konvertimi : 1;10....! Te mos behet nje gabim i tille perseri! JO NDRIM ME SISTMIN "10"...apo 100 apo 1000!!

                                            Lini një Përgjigje