LISTA/ Balluku tregon pajisjet shtëpiake që harxhojnë 800 kWh, çfarë ndodh nëse kemi diçka shtesë?

8 Shtator 2022, 10:28Ekonomia TEMA

LISTA/ Balluku tregon pajisjet shtëpiake që harxhojnë 800 kWh,

Kush shpenzon më shumë se 800 kv/orë energji duke nisur nga 1 tetori do të duhet të paguajë më shumë për energjinë elektrike. Zv. kryeministrja Belinda Balluku njoftoi këtë të enjte se çmimi për energjinë do të kushtojë 42 lekë për çdo kilovat nga 801/kilovat për orë e sipër.

Aktualisht një familje shqiptare që harxhon maksimumin e 800 kWh, e paguan 9.5 lekë kilovatin ( 7 mijë e 600 lekë në një muaj ). Ndërkohë nëse një familje do të harxhojë 801 kWh do të paguaj 7 mijë e 600 lekë për 800 kWh, ndërsa 1 kWh do ta paguaj me 42 lekë.

“Paketa nis me vendosjen e fashës 800 kWh. Pra u përket një grupi të vogël abonentësh. Se janë 4 % e abonentëve familjarë që harxhojnë më shumë.” tha Balluku.

Sipas Ballukut kjo skemë do të kursejë shtetin me 100 milion euro. “Me vendosjen e kësaj fashe do kursjemë 100 milion euro.” Ajo shtoi se kjo fashë do të zgjasë së paku deri më 31 dhjetor. Ndërsa më pas do të rishikohet.

“Cdo kilovator mbi 800 kilovator është 42 lekë në total. Kjo do të jetë deri më 31 dhjetor më pas do analizohet sërish, për të parë se ku jemi.” tha Balluku.

Balluku u shpreh se ka nisur një projekt për vendosjen e paneleve diellore në tarracat e pallateve. Me këtë projekt qeveria do të financojë 70 % të çmimit.

“Kemi nisur një projekt me 2 mijë abonentë. Dhe do japim 70 % financim nga shteti për panelet diellore për ngrohjen e ujit. Kjo është 20-30% për ngrohjen e ujit konsumi i përgjithshëm për familjet.” tha Balluku.

Ndërkohë është publikuar edhe një skemë se si shpenzon një familje. Sipas Ballukut këto pajisje të mëposhtme në përdorim të përditshëm, përllogaritur në total për një muaj shpenzojnë 800 kilovator energji, ose 7 mijë e 600 lekë në një muaj.

LISTA/ Balluku tregon pajisjet shtëpiake që harxhojnë 800 kWh,

32 Komente

  1. H
    HAMAS

    Ku eshte pra lista e meposhtme

    1. K
      Kalec Dega

      ahahahahhahahahahahahhaa..., mos hani djath me peshk...porosi e xhaxhit E...lol

      1. Z
        Zero

        Po ne qe e kemi Panelin diellor, a do rimbursohemi ?

        1. Z
          Zero

          Po ne qe e kemi Panelin diellor, a do rimbursohemi ?

        2. C
          Ceni

          Panelet diellore ne pallate eshte mase e mire. Kjo praktike te aplikohet ne gjithe ndertesat shteterore. Ndertesat e reja ta kene kusht vendosjen e paneleve. Nje program te tille e ka qeveria e tashme gjermane. Ne kemi diell me tepri.

          1. a
            andi

            Pse nuk behet asgje per stimulimin e paneleve diellore per prodhim energjie? OSHEE eshte me pak e pergatitur per kete qasje, sesa te gjitha shtetet e tjera. Me gjithe ate diell qe ka Shqiperia, do te ishte nje perdorim i mencur i burimeve private dhe kursim parash per blerje nga importi.

            1. a
              albi

              shume e vertete. duhet rregulluar ligji qe ti mundesoje familjeve te instalojne panele prodhimi energjie (fotovoltaike), dhe te jene ne gjendje qe energjine e prodhuar ta konsumojne vete, dhe tepricat ti fusin ne rrjet e te shiten ne tregun e energjise. Kjo rrit prodhimin e energjise ne nivel kombetar, ul ndjeshem impaktin e konsumit familjar ne sasine e energjise se prodhuar/importuar ne vend, dhe gjeneron te ardhura per familjet. Impakti i paneleve vetem per ngrohje uji eshte me i ulet ne krahasim me panelet gjeneruese. Duke u bazuar tek lista me lart, panelet e ngrohjes sjellin kursim 150kWh/muaj (duke zevendesuar bolierin, aq sasi nevojitet, pjesa tjeter humbet). Kurse me panelet e prodhimit, energjia prodhohet pa kufizim per aq kohe sa ka diell, dhe futet ne rrjet, pra nuk humbet! Kjo strategji duhet ndjekur sa me pare!!

            2. r
              rapsodi popullor

              Ec para moj ti Balluke-Balla, e hic fare mos te haje Palla / Shtrengo mes shaleve ate Ram budallin, Te Lenka Cukos na nxorre mallin /

              1. D
                Dakord

                "rapsodi popullor"! Per kete çeshtje ka shume per te diskutuar, eshte nje teme e ndjeshme, por ka nje problem: Qe te diskutosh per çfar flet zv k/ministrja, duhet me petjeter qe te jesh dykembesh, sepse vetem ata (dykembeshit) e kuptojne, ama po qe se je me kater kembe, dhe po qe se ke idhuj te ngjajshmit, pa tjeter qe do te beshe "rapsodin" qe i bie vazhdimisht me te njejten vrime........lol.

                1. U
                  Une

                  Dake, te paska dhembur vrima e Ballukes qe i bie "repsodi" mor budall...

                  1. E
                    Edhe Une

                    "Une"! S'kishe ndonje pergjigje nga ato qe japin njerzit? Apo, kot, çe do.

              2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                Bashkitë të vendosin panelet diellore dhe qytetarët t'i paguajnë me këste. Gatimet të kryen me gaz.

                1. F
                  Fidanja

                  Uje sa te duash ti po rrit cmimin mos e shit populli i di hilet e tua.hidrocentralet kam qenë nuk derr gje.mjafte genjeve.

                2. T
                  TokaDheDeti

                  Nuk lexonka njeri ketu ose jeni militatante, Sulltanesha vendosi qe nga 9.5 ta coj 42 dmth gati 5 fish energjine per mbi 800 kwh qe te gjithe e arrijne ose nuk do hajme e do thajme ne dimer.

                  1. b
                    ben, FCB, Detari, vlora.vlora Enio, e laskare te t

                    Kjo "Sulltanesha" flet per shqiptaret dhe jo per banoret e "TokaDheDeti", dhe shqiptaret e kuptuan keshtu "Sulltaneshen": Deri ne 800 kw do paguash 800 x 9.5 = 7,600 leke, kurse per 801 kw do paguash (800 x 9.5 leke) (1 x 42 leke). Une e di se faktet jane per njerzit me "kembe ne toke", kurse per fansat e çakejve, faktet jane ato qe rekomandon prijesi i tribuse, i cili kur ishte ne krye te vilajetit, hallexhinjte shpreheshin: KESH, ku ta KESH, sepse rryma ikte kohe e pa kohe dhe askush nuk pergjigjej, plus qe "demokratet" kishin nga dy e me shume kabllo qe kalonin jashte sahatit,dhe rryma nuk u ikte kurre. KURRE, KURRE mos ardhshin me ato kohe!

                    1. T
                      TokaDheDeti

                      Me fal por kjo nuk eshte kunderpergjigje. Jane derdhur miliarda ne ate vend, ti me krahason me vitet 90 kur Enveri e la Shqiperine me me shume banore se sa tani (shume e rendesishme kjo per “Rilindjen”) dhe me nje varferi ekstreme. Do behen 12 vjet ne qeveri, vec pallate jane ndertuar. Hajde mos na hidhni hi syve tani.

                      1. b
                        ben, FCB, Detari, vlora.vlora Enio, e laskare te t

                        "TokaDheDeti"! Flm per "sqarimin" se Enveri ka vdekur jo ne vitin 1985, por paska vdekur ne vitin 2013, viti i kolapsit te KESH pas nje menaxhimi "perfekt" nga qeveria e "endrrave"

                  2. B
                    Beni

                    Do ishte shume me mire te stimuloheshin panelet per prodhim energjie Dhe te lidheshin me rrjetin e shperndarjes Nga 400 000 banesa private qe ka ne shqiperi sikur 10% te instalonin nga 5 kw/h do kishim rreth 200Mw/h me teper ne rrjet Oshe tu blinte energjine e tepert me cmim te favorshem dhe problemi i energjise ishte zgjidhur Problemi i vetem eshte qe per kete pune nuk behet dot tender

                    1. B
                      Beni

                      Do ishte shume me mire te stimuloheshin panelet per prodhim energjie Dhe te lidheshin me rrjetin e shperndarjes Nga 400 000 banesa private qe ka ne shqiperi sikur 10% te instalonin nga 5 kw/h do kishim rreth 200Mw/h me teper ne rrjet Oshe tu blinte energjine e tepert me cmim te favorshem dhe problemi i energjise ishte zgjidhur Problemi i vetem eshte qe per kete pune nuk behet dot tender

                      1. s
                        sabrima_ehhhh

                        Talloni Talloni Talloni Dum Tallon Dum Tallon Ata qe harxhojne me shume te quhen kulake! Parti Enver Jemi gati kur do here

                        1. F
                          Fukarai qe nuk harxhon me shume se 300 kv se dhe k

                          Ka menduar mire per fukarane per ata qe arxhojne me shume se 800 kv normal 42 nuk eshte ndonje kushedi ketu futen te gjithe ata qe kane miljona

                          1. s
                            selfo zeneli

                            ok do ti veshim breket nje jave parc nje jave mbrapsht dhe eshte mire se javen e dyte te rri ngref. sh mire do bojme lek

                            1. S
                              Sulo

                              Ju shpelafte panuklla me gjithe reformat e juja te leshit… beton nga mengjesi ne darke e popullit I katerfishohet energjia…. Sipas kesaj sgardaballes dmth te blejme batanie dhe ti mbajme te gjitha fikur

                              1. F
                                Fukarai

                                Sulo mos exagjero ne je ne anen e fukarait 800 kv per per fukaran jane shume nuk i hahrxhojme dot se nuk te ardhura per ti paguar prandaj ky risk na ka rene si gjithmone ne kuris te fukarait edhe vapa edhe i ftohti

                                1. D
                                  Demotakercita

                                  Sot ne kulmin e kesaj krize,eshte normale te vendosen kufizime.Keto kufizime po vendosen edhe ne shtete te fuqishme ekonomike .Por keto kufizime na kujtojne edhe kohen e diktatures,kur per shpenzim te energjise elektrike deri ne 300 KW paguhej me 30qindarka e mbi 300KW paguhej me 50 qindarka.Ne kushtet kur Shqiperia ka burime energjitike vetem ato te kohes se diktatures dhe konsumi familjar eshte rritur si pasoj e futjes ne mase te elektroshtepiakeve do te kete edhe kufizime.Nuk eshte zgjidhje kufizimi por prodhimi i energjise e zbut krizen.A ka menduar ndonje qeveri me se do te ngrohet ky popull?Gatimi e ngrohje me gaz ne kushtet e cmimit te tij eshte i pa perballueshem sidomos per pleqte me pensionet qe marrin apo ata qe rrojne me asistence.Gjithe jeten mbetem duke mesuar e zbatuar thenien "Shtrengo rrypin Thanas".

                                  1. P
                                    Pensinisti

                                    Znj. Ministre ke haruar tharsen e rrobave per dimer, apo rrobat qe lahen ne lavatrice thahen vete ????. Po mire se e keni llogaritur 800 kw por pensionistët qe paguhen nga 10000 deri 20000 leke ne muaj dhe po te paguajne 9120 leke energjine cfare do tu mbeten per uje, per te ngrene, per ilace apo do jetojne me frymen e shenjte.

                                    1. E
                                      Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas-Viçidol.

                                      "Pensinisti"! Paske tharese rrobash ti? Bravo! Me qe "tharesen" e paske blere, "thaj" pak arithmetiken se te eshte lagur (800 x 9.5 = 9120 leke!!!!!), pastaj shko tel libraria "Adrion" dhe ble nje ABETARE, por sa me pare.

                                      1. L
                                        Lulja

                                        Do t'i shtosh edhe tvsh

                                    2. F
                                      Fizikani

                                      Kush shpenzon me sume se 800 kwh- kjo shprehje nuk ka kuptim ne se nuk i referohemi i kohes. Ky numur 800 kwh per nje muaj? per nje vit? Gazetaret duhet te mesojne ca gjera elementare nga njesite matese te energjise elektdike para se te shkruajne brockulla.

                                      1. G
                                        Goni

                                        Pisa nga i pari tek i fundit edhe piken e fundit te gjakut do i pini ketij populli. Zoti mos past meshire per asnje nga ju, perfshir ketu edhe legenat edhe bucet qe ju bejne freske me propaganden tuaj te qelbur. As ne bote tjeter mos gjeteshit paqe, kriminela se nuk i lat gje pa bere ketij populli. U mbyteshit ne grykesin tuaj o makineri te se keqesh.

                                        1. G
                                          Gonxhe

                                          Si të ishe kakërdhi e Altin Goxhajt morr gonxhe . E pafsh në ëndër vjellën tënde .

                                        Lini një Përgjigje