“Luftë varfërisë” - Qeveria, 233 miliardë në 6 vjet për zbutjen e fenomenit

22 Mars 2024, 19:16Ekonomia TEMA
“Luftë varfërisë” - Qeveria, 233 miliardë

Qeveria ka një plan se si mund ta zbusë varfërinë në 6 vitet e ardhshme. Sipas Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale deri në vitin 2030, në funksion të këtij plani do të vihen 233 miliardë lekë.

“Nevoja për t’ju drejtuar me një strategji, qeverisë i lind sepse kur të dalin statistikat zyrtare numri i popullsisë së varfër do të shohim që ky nivel do të jetë rritur,” shprehet Suzana Guxholli.

Ndalur në zërat kryesor, buxheti për strategjinë do të ndahet në dy drejtime, duke përfshirë dhe sektorë të veçantë.

Për zbutjen e varfërisë, strategjia do të përqendrohet te ndihma financiare e personave në nevojë, reforma për fushën me aftësi të kufizuar, hartimi i programeve për fëmijët në nevojë.

Ndërsa përtej varfërisë pjesa e mbetur do të shkojë për decentralizimi e shërbimeve të kujdesit social, zgjerimin e personelit për këto sektor, deinstitucionalizmi  e shërbimeve të kujdesit  rezidencial.

“Familje të cilat nuk kanë mundësi pune dhe gjenerime të ardhurash për të plotësuar nevojat bazike të tyre. Në mënyrë që mos të bien në nivelin e varfërisë të llogaritet minimum jetik. I largohemi edhe Evropës”, shprehet Guxholli.

Është 9% e popullsisë përfituese nga programi i ndihmës ekonomike sipas strategjisë, 64,000 familje në vitin 2022 me 226.530 individë anëtarë.

Lini një Përgjigje