Kuvendi i Shqipërisë miratoi marrëveshjen për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, që sipas Qeverisë, do të jetë porti më i madh turistik i Mesdheut.
Në seancën e së enjtes, e cila zgjati rreth 14 orë, pas mesnate u miratua marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe investitorit nga Dubai, Mohamed Alaabar.
Në favor të kësaj marrëveshjeje votuan 76 deputetë, ndërsa 35 deputetë votuan kundër këtij projekti.
Kuvendi i Shqipërisë ka 140 deputetë, ndërsa në momentin e votimit të pranishëm në sallë ishin 111 deputetë.
Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në momentin e votimit.
Seanca u shoqërua me debate të ashpra dhe u ndërpre dy herë, për shkak të tensioneve të krijuara gjatë fjalës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, e mbrojti projektin, duke e cilësuar atë si historik.
“Investimi kap vlerën e 1.2 miliard eurove. Do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë”, tha Rama duke iu përgjigjur kritikave dhe akuzave të opozitës për marrëveshjen.
Opozita e konsideron projektin e Portit të Durrësit si një nga aferat më të mëdha të Qeverisë Rama.
“Marrëveshja shkel me të dy këmbët marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, shkel Kushtetutën e Shqipërisë. Marrëveshja është një mashtrim fund e krye ligjor”, tha Berisha.
Shefi i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se në Portin e Durrësit do të pastrohen paratë e krimit.
Marrëveshja për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina” u nënshkrua më 11 gusht të këtij viti ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe investitorit arab, Muhammed El Alabbar.
Disa ditë pas nënshkrimit, pati një reagim nga zyra e delegacionit të Bashkimit Evropain në Tiranë, duke kërkuar më shumë transparencë dhe qartësi.
Më 23 nëntor, Zyra e BE-së në Tiranë njoftoi se është anuluar granti i Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësi, për shkak të modifikimit të projektit.
Vlera e këtij granti ishte 28 milionë euro.
Pra fondi u tërhoq, për shkak se tashmë projekti ka ndryshuar, jo siç pretendon opozita.
Të enjten gjatë fjalës së saj para deputetëve, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, tha se anulimi i grantit ishte kërkuar prej saj në vitin 2019.
“E kam kërkuar personalisht, sepse nuk kishte pse Shqipëria të merrte një grant 28 milionë euro për të përmirësuar kalatat 1 dhe 2 në portin e Durrësit, për të futur më shumë çimento, grurë apo qymyr, se nuk bënte më asnjë sens ekonomik dhe teknik.
U ulëm, diskutuam me BE-në, pasi ishte një aplikim i bërë 12 vjet më parë, dhe në kaq kohë Shqipëria ka ndërruar prioritete dhe strategji”, tha ajo.
Zyra e BE-së në Tiranë ka deklaruar se “sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në dhe pajtueshmërinë me të, në dialog me institucionet shqiptare”.
Pas miratimit në Kuvend, marrëveshja shkon në Presidencë për dekretim.
PD-ja ka depozituar padi në Gjykatë Kushtetuese dhe ka informuar partnerët ndërkombëtarë, pasi pretendon se projekti shkel Marrëveshjen e Asociim- Stabilizimit.
Me nisjen e zbatimit të marrëveshjes me investitorin arab në Durrës, porti tregtar do të duhet të zhvendoset në Porto Romano.
Sipas Ballukut, ky port i ri nuk do t’u përgjigjet vetëm nevojave të Shqipërisë, por edhe të Kosovës.
Pra sipas Ballukes, ai fond 28 milion Euro nga BE eshte refuzuar nga kjo qeveri Rama se ka pas merakun te ndertonte nje port per nevoja te Kosoves, plus Shqiperise (duhet koka-rrase e Tao Balles per ta besuar kete)
Me projektin arab porti zhvendoset dhe është pjesë e projektit 2miliard dhe nuk mund të rikonstruktohet porti ekzistues mor TALLASH!
Sipas teje, Shqiperia duhet te hidhte akoma beton ne kalatat e nje porti qe eshte destinuar te prishet, per ti hapur rrugen nje investimi strategjik. Keni llogjiken e nje femije 5 vjec, qe eshte merzitur se i kane marre lodren me te cilen as nuk luante.
Pune te mbare!
Ka ndryshuar Priorität pra drejt Arabise e Diktaturen....uroj mos na vendosin vizat se na kputen pastaj.....
"Eni", mos ki merak, ty, "Latif Dreqi"-t, "Edkarit" e kompania e sorrave dhe korbave, nuk u hiqen vizat, pasi juve me ne krye kryeshpellarin, malokun Sahale Ram Brrrrriiiisha, viza ju o heq qe kur keni dale si minj, nga sqetullat e hienave heroina, lokeve tuja.
Te besh kete ndertim ne Dures eshte njelloj si te vendosesh mobilje lluksoze ne nje shtepi te vjeter pa tavan e me mure te pasuvatuara. Shqiperia ka te tjera prioritete tani. Eshte mire te besh investime te tilla per turizem, por kjo kerkon te kesh edhe infrastukturen te ketij niveli. Jahtet luksoze nuk vijne te qendrojne njgjitur me plehrat?!
Shqiperia, vendi ku parate e shqiptareve nuk numerohen kur falen.
Hani m¥t, o komentuesit e byrektores së SHQUP-it. Pasi ta hani, pëllcisni nga inati.
Qeveria e Rames ja kurseu BE ato 28 milion Euro...se i del e i teprojne ato qe u vjedh shqiptareve !