Më pak blerës në treg, shkak rritja e çmimeve, tregtarët të shqetësuar për produktet

28 Dhjetor 2022, 19:17Ekonomia TEMA

Më pak blerës në treg, shkak rritja e çmimeve,

Krahasuar me një vit më parë shqiptarët do të shpenzojnë më pak për tryezën e fundvitit kjo për shkak të rritjes së çmimeve e pamundësisë ekonomike.

Frutat dhe perimet janë rritur nga 20 deri në 50 lekë më shumë.

“Çmimet janë rritur 30%. Vështirë sa të duash me llogarit qindarkat, nga mëngjesi deri në darkë me qindarka me kthye kusuret jek e jek se nuk del ndryshe.”-thotë i moshuari.

Pensionistët janë grup-mosha më e prekur nga kriza ekonomike.

“Me 100 mijë lekë ku i përballoj dot.”- shton një tjetër.

Shumë produkte do të mungojnë në tryezën e fund vitit.

“Ne mund të merrnim më shumë, por shohim ekonominë”- shprehet e moshuara.

“Se di si do ta festojmë. Ato që duhen më kryesoret do të marrim, më para merrnim më shumë.”- nënvizon qytetarja.

Për shkak të rënies së fuqisë blerëse, produktet e tyre mbeten pa u shitur duke i detyruar tregtarët t’i hedhin në kosh.

“Nuk është siç ishte vjet. Kosto është me lekë i blejmë dhe më pas i hedhim në plehra”- deklaron qytetarja.

Krahasuar me një vit më parë ku tregjet në këtë periudhë të vitit gëlonin nga njerëzit teksa kryenin blerje, këtë vit situata paraqitet e vakët.



4 Komente

  1. a
    ardi

    Pordhe me rigon neqoftese i hidhni ne plehra mallin pse e bleni.Ju do kishit falimentuar,por prape dilni per te shitur.

    1. A
      Ari

      JU tregtare te pangopur!!, kenik zgjidhje: Ulni cmimet dhe eshte e thjeshte fare, sic ndodh kudo ne bote, por ketu, ne vend qe te ulen cmimet per Festa, keta plehra i rrisin pambarim... Mire, ne vitet e para kjo mund te justifikohej psh sa te rrisnin kapitalin. Por, edhe pas 30 vjeteve e nejjta histori qe perseritet me keta derraaaa

      1. a
        animas

        Po pse duhet te themi rritje cmimesh? me thoni nje vend rreth nesh qe i ka agrumet aq lire, zarzavatet , apo gjithshka tjeter....shkoni ne mal te zi, ne maqedoni apo greqi,kroaci ,serbi e kerkoni te gjeni mandarine me 70lek kg e portokall me 60lek kg

        1. B
          BENI

          Po qe ja fusin kot keta ''tregtaret'' e leshit , ja fusin . o popull e dini sa i blejne keta agrumet , me 20leke kg . Me kete cmim fermeri nuk nxjerr dot shpenzimet , dmth per fermerin ska problem nuk jane rritur cmimet e naftes dhe plehrave kimike , pa llogaritur punen e krahut . per tregtarin jane rritur cmimet e naftes dita e punes per punetorin . keta mund ta cojne cmimin sa te duan dhe fitojne nga puna e tyre 30 ose 40 ose 50leke per kg brenda nje kohe te shkurter . na vjen shume keq per tregtaret , jane per te qare hallin se nuk po plotesojne dot miliardin e euros se milionin e kane plotesuar . turp te kene . U lumt kur ska shtet ti kontrolloj . cfare do ngelet per fermeret e shkrete vecse ta hedhen ne koshe te plehrave prodhimin se tregtaret ja kane vene shkelmin ne fyt , po deshe THONE .

          Lini një Përgjigje