Merr fund epoka e shtëpive me qira ekonomike, tani në Tiranë s'gjen dot më shtëpi poshtë 300 euro

12 Gusht 2022, 11:47Ekonomia TEMA

Merr fund epoka e shtëpive me qira ekonomike, tani në Tiranë

Të gjesh një shtëpi me qira ekonomike në Tiranë nuk është aq e thjeshtë. Megi Stambollxhiu e ardhur nga Elbasani për studime në Tiranë, tregon përvojën e saj të veshtirë. Kaloi në stres duke kërkuar një shtëpi me kosto të përballueshme.

“Periudha më e vështirë dhe stresuese ka qenë vjet kur doja të vija në Tiranë kur kërkoja shtëpi në qira dhe shikoja gjatë gjithë kohës lajmërime online dhe ishin të gjitha me 250, ose 300 euro e sipër dhe ishte e tmerrshme për një familje shqiptare të ndihmoj fëmijën ndërkohë që vetëm qiraja është me euro, imagjino shpenzimet e tjera", tregon ajo për Report TV.

Megi na tregon se nuk mundi të largohej në Elbasan, edhe kur e mbylli vitin e parë të studimeve. Ajo po jeton këtu, ka gjetur një punë dhe i duhet të mos leviz nga shtëpia për shkak të frikës së rritjes së qirave:

“Jo nuk mendoj se do e ndryshoj më shtëpinë. Aktualisht jam në zonën e Ali Demit dhe nuk besoj ta ndryshoj gjatë periudhës kur të filloj shkolla.Këto dy muajt janë më të zjarrtë të rritjes së çmimeve të qirave.”

Për Dritan Ballgjinin, agjenti imobilar, çmimet e apartamenteve me qira mund të vazhdojnë të rriten:

“Nuk besoj që çmimet e qirave do të kenë stabilizim lidhur dhe me kërkesèn që pritet të ketë në vijim.”

Kërkesat më të shumta këtë periudhë vijnë nga studentët. Por në kushtet dhe çmimet që ofron tregu një student me të ardhura mesatare do ti duhet të gjej të tjerë student për tu strehuar bashkë në periferi të Tiranës. Në të kundërt nuk ka ndonjë zgjidhje.

“Patjetër që studentët duhet të grupohen, por le të themi që periferitë do të jenë streha e tyre e re pra ata që kanë të ardhura mesatare kurse ata që kanë të ardhura të larta pastaj do zgjedhin një zone qëndrore brenda unazës për të jetuar. Një apartament brenda unazës së vogël për 3-4 persona nuk mund të flasim më me lekë, flasim me euro. Ata që kanë një structure të mire i gjen 300-350 euro”, tregon ai.

Andiola Mataj është nuk është studente, por familjare me 2 fëmijë. Një rrogë e familjes së saj, shkon për të paguar qiranë.

“E thënë shkurt, bukur, pastër, pa gabime, 300 euro është shtëpia me qira ,300 mijë lekë nuk është rroga e një shqiptari”, tregon ajo.

23 Komente

  1. D
    Detari

    cdomth "structure" ndonje lloje shpendi struc?

    1. A
      Alex

      Loja e piset vazhdon. Plani per cpopullimin e Shqiperise po behet me i forte se kurre.

    2. A
      Aaaa

      Studentët nuk duan te rrine ne konvikte por duan vila!!!!! Se konviktet u kujtojne komunizmin!!!!!!!! As te udhetojne 20-30 minuta te shkojne ne shtepine e tyre! Se kush i degjon prinderit!!!!!

      1. c
        cabone

        O patronazhist ca vilash po thua se ka shkuar 300eur nje zgeqe te Astiri. Po sa te keni Damianin ju dhe cunat qe kane marre rreziqe se vrisni mendjen.

        1. a
          ana

          Me gjithe keto ndertime e pallate te reja, prape ka kerkese te larte per strehim! Po sikur te mos ishin ndertuar keto mijra apartamente sa do te kishte shkuar cmimi i qewrase? Ndoshta 3 fish!

          1. E
            Ehh

            I kane blere parate e krimit, droges dhe korrupsionit ato o mik dhe jo nje por gjithe katin.

            1. c
              cabone

              po pra, imagjino mos te kishim as lalin kryebashkiak, do hanim kerma tani. Shyqyr qe na erdhi e na shpetoi

        2. O
          Opq.

          Në Europë ndërhyn shteti kur pronarët abuzojnë dhe ngrin indeksimin e qerave. Pra, për x vite shteti ndalon rritjen e tyre, kur logjika në raport me rrogat është abuzuese.

          1. C
            Cipini

            Shteti ndalon rritjen pa kufi kur ti e ke shtepine me qera dhe je duke jetuar aty. Rritja vjetore ne kete rast kontrollohet nga shteti, rreth 2% rritje. Po kur le nje shtepi dhe merr tjeter, qeraja e re nuk kontrollohet nga shteti, do kete rritje sic eshte tregu u qirave. Prandaj qytetaret kane frike te levizin, nga kjo rritje qe eshte e pa perballueshme. Keshtu eshte te pakten nga eksperienca e ketushme ne Canada. Qeraja ketu eshte tipike sa rroga mujore e njerit antar te familjes dhe ne ca raste edhe me shume. Jashte llogjike, po ky eshte realiteti fatkeqsisht.

            1. N
              Nje tjeter shtetas kanadez

              Per cilen zone te Kanadase fisni ju? Serpse Kanadaja ka 10 provinca dhe dy territore, ku me te medhate jane Ontario dhe Kebeku (Québec). Te mos harrojme se qerate me te larta jane ne Vankuver (British Kolumbia), ne Toronto (Ontario) dhe ne Montreal (Kebek). Per qerate nuk eshte e njejta politike ne te gjitha provincat dhe rritja e qerase varet nga shume faktore. Them qe ne keto raste duhet te flitet me me shume saktesi dhe jo si ai komentuesi tjeter qe thote se ne Europe nderhyn shteti. Cili shtet, sepse Europa ka gjithe ato shtete.

            2. K
              Kritiku

              Mos eshte gje Europa ndonje shtet qe ne nuk e dime? Nese ke ndonje rast te veçante per ndonje shtet te veçante, atehere na e thuaj, por mos fol kuturu. Ne rastin e qerave ne Tirane ato nuk jane dhe aq te larta sa mundohet qe te tregohet ne kete shkrim prej idioti. Nese nje person banon ne Elbasan dhe deshiron qe te studioje ne Tirane përse nuk e ben perdite rrugen vajtje-ardhje dhe do ti kushtonte me pak se nje nje shtepi me qera? Nje shtepi e dyte me qera ka edhe kostot shtese, si pershembull mobilim i shtepise qe njeriu te mos rrije me ato qe gjen por te kete edhe gjerat e veta. Ju kujtohet se si vinin durrsaket perdite me tren per te studiar ne Tirane? Çmimin e rregullon tregu dhe nese shumica deshiron qe te vije ne Tirane, atehere duhet te perballet me te tilla gjera. Te studioje ne Elbasan ajo vajza nese nuk e perballon dot jeten. Ka shume qe deshirojne qe te studiojne ne shtetet e botes, por kostoja shume e larte i detyron qe te rrijne aty ku jane.

              1. q
                qytetar

                Kritike e sakte.

              2. T
                Taulant

                Pirdh o pirdh se lirohesh. Kane shkuar qirate ne Gjermani (flas per qytetet kryesore si Munchen, Berlin, Hamburg etj sa qimet e kokes. Te rofshin rrogat e fisme se qiraja te merr gjysmen. Nje garsonier maksimumi 28 m2 nuk e gjen dot poshte 1200 eurove ne muaj ne qytetet kryesore ne gjermani. Dhe vetem gjate ketyre 2 viteteve, cmimet e qirave jane rritur mesatarisht me 30%.

                1. A
                  Albo

                  Kush ti thote keto perralla ty? 75m2 e kam apartamentin une dhe paguaj 680€ ne muaj.

                  1. G
                    Gjysmen pra

                    Po e thua vet te merr gjysmen e rroges dhe jo te gjithen

                    1. t
                      tao

                      atje te merr gjysmen qiraja, ketu duhen dy pune vetem per qirane

                  2. S
                    Shoqja Pandora

                    Shume e drejte! Te rinjte qe skane mundesi most te kene tangerllik. Po te rrine ne fshatin dhe qytetin e tyre e te punojne bujqesi e blektori! Ata qe e kane ne fis do behen doktore dhe inzhinjere dhe avukate! Jo te gjith. Ata qe e kane ne fis mund dhe te paguajne! Shume e drejte eshte politika e qeverise! Bijte dje bijat tona qe kemi mundesi do zene vendet zona. Jo ata plerat e kolaboracionisteve qe sic i vrame ne 44 do ti derrmojme dhe sot! Ata aty e kan vendin. Te ulin koken!

                    1. S
                      Sheqeri

                      Ne cdo vend te botes qirate diktohen nga tregu. Tirana eshte treg i madh por nuk eshte per te gjithe. Kush do te vije si student ketu ta pyese bythen mire.

                      1. D
                        Denisi

                        opq cabone jeni klysha komunistash me mentalitet tipik komunist shoqja pandora sheqeri keni shume te drejte - ky eshte kapitalizmi qe desh shumica dhe ne kapitalizem nuk ka barazi. kush do barazi te shkoje ta gjeje ne kore te veriut

                        1. c
                          cabone

                          o toc pandora e kishte me ironi, po mos u merzit ti se e fitove sufllaqen per sot. Fundja per ate po jeton

                        2. P
                          Parruca

                          Po nuk pate leke, Elbasanin aty e ke mi goc. Hipi autobuzit dhe per 40 min je ne Tirane. Kushton 400 leke dita, ose 22x400=8800. Nje Parizieni i duhet mesatarisht 1 ore e gjysme per te shkuar ne pune, dhe po aq qe te kthehet. Ju per 40 minuta nuk e merrni mundimin. Zgjidhje tjeter behuni 5 studente me nje makine, shkoni ne mengjes dhe kthehuni pasdite vone. Me cmimin e sotshem te karburantit nuk shkon me teper se 1500 leke dita pra 300L personi.

                          1. G
                            Guinness

                            1600€ Qira Pak jashte Dublinit,lagje qe Te heqin edhe Dhembet irlandezet Po fjete me goje hapur, per KryQytet nuk mendoj se jane shume 300€ Per ne Tirane se ofron shume mundesi dhe ka edhe aeroport. Edhe pak dhe do fillojne edhe ne Shqiperi, shtepi me qera falas po jep Sex per studentet se keshtu behet kudo neper Europe. Mos Te rrin gjith diten neper kafe Po Te punojne si punojne studentet kudo ne Bote. Jo cdo shqiptar do behet Model e pasanik as cdo shqiptare Modele. Uleni pak pordhen se Falas nuk Ka gje sot.

                            1. l
                              labi

                              Sipas kesaj llogjike palloshi gjat duhet ta rrafshoj qytetin studenti ta marri nje oligark e te bej apartamente per studentet qe vine nga rrethet,keta ti marrin me qira me te ulet kshu ne qe jemi rritur e lindur ne Tirone te na bin veshet rehat,jane mush pallatet me femra qe jetojne vetem e i kane kthy shpit ne qihone,sa del nga shpia ndesh me katunarin qe ka dal me shit e ti len plerat te dera,kur ftesh ne shpi vjen nata degjon hungerimat sexuale te fshatareve tu u pallu per leke gjith naten.hap tv shikon katunaret qe jane bo analista e qe flasin me dialektet nga vine,neve Tironcave na ka ngel me ik e mos me kthy koken mbrapa,porsonalisht e kem zgjidh kam ik qe athere kur pash qe fillun tu ra maloket ne Tirone.

                              Lini një Përgjigje