Çmimet e ushqimeve në botë shënojnë rënie për të pestin muaj radhazi

2 Shtator 2022, 13:39Ekonomia TEMA

 

Çmimet e ushqimeve në botë shënojnë rënie

Çmimet e ushqimeve në botë kanë shënuar rënie për të pestin muaj radhazi, pjesërisht për shkak të rifillimit të eksporteve nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, sipas OKB-së, sipas The Guardian.

Indeksi i çmimeve të ushqimit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), i cili gjurmon ndryshimin mujor të çmimeve ndërkombëtare arriti një maksimum historik në mars pasi presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën.

Që atëherë, indeksi i FAO-s ka rënë në mënyrë të vazhdueshme, duke rënë me 1.9% në gusht. Vajrat vegjetalë ranë me 3.3% në gusht, nën nivelin e një viti më parë. Drithërat ranë me 1.4%, nxitur nga një rënie prej 5.1% në çmimet ndërkombëtare të grurit.

Kjo erdhi si rezultat i “perspektivave të përmirësuara të prodhimit në Amerikën e Veriut dhe Rusi, si dhe rifillimin e eksporteve nga portet e Detit të Zi në Ukrainë për herë të parë në më shumë se pesë muaj ndërprerje”, tha FAO.

4 Komente

  1. P
    Pali

    Pse kështu? Pse jo ashtu?

    1. N
      Nard Noka ...

      Lexojeni dhe shkruajeni mire : Jo renie po ngritje .Ku e shikoni renien e çmimeve , ne hene ?

      1. K
        Këshilltari Presidentit BEGAJ

        Dje kg ullirit ishte 300 lekë të reja, sot tha 350, një vezë 30 lek, dhe 300 gram melçi viçi 470 lek të reja me dy qese plastike ku pesha dhe 20 lekë Copa janë në kurriz të konsumatorit.

        1. B
          Bardha

          Se kuptoje kete idiot qe shkruan,ne cfare stratosferet kane ra cmimet ushqimore,cmimet ne euvrope dhe amerike jane rritur mbi 10% plusshto inflacionin qe ashte tani 10%dhe na nxjerr uljen e cmimeve O mashtrues,turp qe botoni keta shkrime ne gazet te nderuar sic asht Tema

          Lini një Përgjigje