Ministrja Delina Ibrahimaj jep lajmin: Do të shfuqizohet bordi i karburanteve

12 Janar 2023, 20:10Ekonomia TEMA

Ministrja Delina Ibrahimaj jep lajmin: Do të shfuqizohet bordi i

Qeveria është e vendosur që të miratojë amnistinë fiskale. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një intervistë për ABC u shpreh se drafti është rishikuar duke marë parasysh ankesat e ndërkombëtare dhe të grupeve të interesit.

Viti 2023 parashikohet të jetë një sfidë për ekonominë shqiptare por rritja vlerësohet të jetë pozitive. Për shkak të stabilizimit të cmimeve të karburanteve qeveria ka vendosur që të shfuqizojë edhe bordin e karburanteve.

Pas një ekzistence gati një vjecare që prej nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë ministrja Ibrahimaj bëri me dije se do të shfuqizohet bordi i karburanteve.

Brenda disa javësh sakaq do ligjërohen edhe bastet sportive.

Ibrahimaj tha se Qeveria ka nisur tashmë procedurat për marrjen e një eurobondi në vlerë prej 500 mln eurosh në tregjet ndërkombëtare.

Pavarësisht stabilizimit të inflacionit dy muajt e fundit, ekonomia shqiptare pritet të përballen me një sërë sfidash gjatë 2023.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj premtoi se do të ketë paketa të tjera ndihmëse për njerëzit në nevojë nëse inflacioni do të jetë i lartë.

Vetëm në fundvitit qeveria rishikoi buxhetin duke akorduar një fond prej 8 mld lekësh, shpërblime për pensionistët por edhe administratën.

3 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    Zonja ministre duhet te ndaloje vjehren e saj, Teuta Ibrahimaj, te marre ne mbrojtje ne rrjetet sociale sekretarin e pergjithshem te MF qe u arrestua dje per ZHVATJE, sepse eshte ne konflikt interesi.

    1. F
      Fisniku i Freskut

      Respekt per zonjen Delina Ibrahimaj, se eshte bere si Nene Tereza e Kalkutes!

      1. V
        Vlora.Vlora

        Filloi te pispilloset dhe kjo shemtira e 140$ -it

        Lini një Përgjigje