“Mos njollosni Alabar”, Balluku: E them me përgjegjësi, s’ka kompani offshore në Portin e Durrësit

16 Nëntor 2022, 19:47Ekonomia TEMA

“Mos njollosni Alabar”, Balluku: E them me përgjegjësi,

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi me përgjegjësi të plotë se nuk ka asnjë kompani offshore në projektin e Portit të Durrësit. Në komisionet parlamentare ajo hodhi poshtë pretendimet e ngritura për korrupsion dhe bëri thirrje të mos njolloset emri investitorit Alabar.

“Të pyesësh sot se kush është Muhamet Alabar dhe cila është gjurma e tij në projektet turistike dhe të zhvillimit. Është ideatori dhe ndërtuesi i të gjithë qendrës së Dubait, është ideatori dhe ndërtuesi  i qindra m2 në Aleksandri. Është i investitori në SHBA dhe Kroaci.

I gjithë grupi deklarojmë se nuk ka në përbërje kompani offshore. Subjekti që ju i referoni është ai që ka sjellë projektin. I është lënë 60 ditë atij subjekti që të sillte dokumentacionin dhe është vendimmarrje e investitorit që ka ardhur me kompaninë e tij. Nuk jemi marrë me subjektin se nuk është regjistruar nga ne subjekti. 

Me marrëveshjen nuk shitet asnjë aset publik, mbeten pronë e shtetit. Asetet kryesore mbeten pronë e shtetit. Pas mbarimit të marrëveshje të drejtat e investitorit strategjik mbarojnë automatikisht dhe të drejtat i transferohen MIE”, tha Balluku.

2 Komente

  1. b
    bajate

    Po qenete e rugeve do lehin edhe kur s'kafshojne dot se jane mesuar qe nje pordhe te leshoje Edi rama, ata kujtojne tjeter gje dhe fillojne e lehin pa mbarim; pa le qe kane dhe mut shqiptare qe u ven prpa si bajge per kepuce ose me mire mut.

    1. t
      taso kume

      Ne MAL TE ZI ka financuar GJukanoviçi me kontrabandes e duhanit ,dhe nuk eshte bere transparence ,e njejta gje ndodhe dhe ne SHqiperi ( DURES) ,e njejta çorbe u gatua dhe per portin e VLORES , ku ja dhane mos gabohem MANES pasurine e popullit te Vlores sikur Z.MANE eshte i varfer dhe nuk e nderton portin e jateve ne vende tjeter, kemi nje qeveri filantrope me te pasurit dhe jo me te varferit ,paradoksi SHQIPTARE.

      Lini një Përgjigje