Nafta në Shpirag, inxhinieri Shehu: Është pasuria jonë e mos ta lëmë. Nëse marrim 1000 barela në ditë, ekonomia jonë…

15 Prill 2024, 19:50Ekonomia TEMA
Nafta në Shpirag, inxhinieri Shehu: Është pasuria jonë e mos

Inxhinieri Fatmir Shehu, komentoi faktin që në Shpirag mund të gjenden sasi të mëdha nafte.

Shehu theksoi se Shpiragu është pasuri kombëtare e shqiptarëve dhe prandaj nuk duhet lënë. Ai shtoi se nëse nga Shpiragu nxirren 1000 barela në ditë, ekonomia shqiptare rritet me 500 milionë dollarë.

“Kam punuar mbi 40 vite në industri të naftës. Nafta dhe kromi në Shqipëri janë bazat e ekonomisë. Shpiragu duhej dhënë për shfrytëzim që vite më parë. Janë të pritshme që të marrim mijëra barela në ditë.

Kur kemi punuar, kemi zbuluar rreth 15 burime nafte. Qeveria thotë se ka zbuluar “ar nëntoke”, duke mos thënë saktësisht se a bëhet fjalë për naftë apo për gaz, duhet ta bënte këtë saktësim.

Unë do doja që Shelli të vazhdojë gërmimet. Ne këtë pasuri nuk duhet ta lëmë, sepse është pasuria jonë. Sikur 1000 barela në ditë të japë Shpiragu, janë rreth 500 milionë dollarë. Nëse jep 2000 barela në ditë, japin 1 milionë dollar”, deklaroi inxhinieri Shehu.

28 Komente

  1. S
    Sqepari

    Mire, dakord me ju, por naften duhet ta nxjerrim me puset tane, jo ato qe shpoi shelli. Kjo duhet, por se bejme dot. Pike.

    1. C
      Celo Mezani

      U morr vesh nga nje shkrim ne Tema dje qe Shell sapo beri "write-off" Shpiragun ne raportet e tij financiare per aksioneret e Shell. Ky fakt provon me siguri 99% qe nafta e Shpiragut nuk ka leverdi ekonomike ta nxjerresh, te pakten jo me teknologjite dhe tregun e sotem te naftes. Hapem kemben fort, por dolem komplet huq.

    2. X
      Xha Jahua

      Nese jep 5000 barala ne dite jane 10$ ...bravo ing Shehu

      1. L
        Leon

        Shoku po kish naft atje,shqiptaret sdo shohin asnje fitim. Do e Marr angles,francezi e amerikani, ne.emer.te.demokracise etj etj,3.prape. shqipet e.lumtur do shijojne kafen me te embel.se. ne gjermani,ne.mes.te.tiranes

        1. B
          Beqiri

          Nuk besoje si gjithmon qe resurset tona te kalojne per rritjen e mireqenies se shqiptarve. Afrika eshte rajoni me burimet e mineraleve,naftes dhe gazit nga me te lartat ne bote dhe perseri afrikanet jane me te varferit ne bote. Keshtu ka qene dhe eshte Shqiperia. Duhen politika ekonomike kombetare te bazuar ne nje legjislacion strikt qe ti sherbeje kombit.

          1. P
            Pensioni

            I dashur Fatmir!Pa llogaritur se çfarë malli sa na merr e sa na jep ,po të shkruaj një fakt tepër domethënës ,tablexojnë gjith shqiptaret dhe ti turren mëndjes ,krahëve dhe djersës. Unë dhe Ju e njohim naften ,mundin deshtimin por edhe kënaqesinë e vëndburimeve lehonë puseve shterpë dhe prodhies .mëndjen e vrare e pa gjumësinë për zgjidhje të suksesëshme te guximshme dhe në jo pak raste edhe të rrezikëshme Dëmi (që unë nuk e quaj të tillë sepse vlerat shkencore janë fitimi më i madh që ndihmon breza të tërë bashkë me Shpiragun dhe pasuri të tjera dhe çdo cm katror eshtë i shqiptareveve) për ne që evkemi njohur shpejt nuk mund të mos kujtoj naften e gropave se nuk kishim industri mbështetëse për rezervuarë përpunime ,transport përgatitje të tjera dhe kur fontanat apo marrjet e sforcuara nga nëntoka i grumbullonim në gropa dheu ,naftë të drizave naftën e Cakranit në Belishove ,naftën në patos e Visokë Gorisht evkudo tjetër i ktheheshim herepas here me aksione dhe bashkë me të rijtë edhe pensionistë 70 e 80 vjeçarë Por e di që ka nga ata që do thonë Xhaxhooo jemi në kohë tjetër ,ne Xhaxhot e dimë mire se çdo të thotë fukarallëk por nuk dimë mire si vidhen parate tokat si vidhej nafta e punët kërkimore të atyre pa tituj dhe sot krahët tanë ,djersën dhe sakrificat tona ,shkatërrimin total të çdo lloj industrie bashkë me ate të naftes evbënë kashtë e koqe dhe më derdellisin nëpër kutiçkat e televizioneve si e ëma e Zeqos. Ti mire e ke por kush dhe kur do bëhet nafta dhe gazi i Shpiragur ,ai po i ngjan një pronari të cilit shteti e cfilit me idiotësira nenesh të qepura nga kuristë që fluturojnë si gjinkallat me cipal në prapanicë për dhjetra vite të tjera me koto mëndje për pasuritë nëntoksore do mbyllet mijvjeçari që jemi sepse për tridhjet vjet ,kështu u gatua hidh ujë e shtë miell e as kulaç e as arapash nuk hëngrëm dot por shishen e qumështit gjysma ujë e gjysma qumësht kosi nuk na shijon purë por dhallë me kripë që të njomen kërcet evbukës për ti përtypur me dhëmbet e nënës thyer evshwyrr.

            1. H
              Hodo

              Hajde arithmetikë hajde! 500 milionë per 1000 barrela dhe 1 milion për 2000 barrela…O Tema, kush ju ka vënë të vraponi pa marrë frymë ???!!!

              1. N
                Nik

                Kesaj i thone "I zoti s'e jep tellalli e shet"! Investuesi eshte "Shell" dhe normalisht duhej te deklarohej publikisht rreth vendimit te tyre. Qeverria Shqiptare duhet ta detyroje "Shell"-in ta beje kete hap se perndyshe nuk ka kuptim, njeri i bije gozhdes tjetri patkoit!

                1. ?
                  ?

                  Po Shell do mbaje ndonje gje apo e ben gratis?

                  1. C
                    Coli

                    Lum si shqiptaret do te hanin me luge floriri.Keshtu tha Enveri kete na tha dhe Rama. Tani mbi luge kemi llogjet e mashtrimet e Kryeministrit. Mire na i bejne.

                    1. N
                      Nostradamus

                      Ore po naftë ka sa të duash,por jemi në 'periudhë tranzicioni' të ndryshimeve të elitave botrore,kështuqë akoma është tuj u ba luftë nën rrogoz ,se dikush ikën e dikush e disa do të jenë 'pronarët e rinj' të Shpiragut e simotrave të tij,por edhe të gazit të hidrogjenit në Bulqizë e deri të 'Karaibeve' të Ballkanit... Bota është në luftë dhe tregu nuk ëahtë i sigurtë,paçka se në kohë lufte matrapazët përfitojnë dhe ndërsa fukarenjtë shesin për bukën e gojës,ata pra matrapazët t'a shesin 'sapunin për djathë'..

                      1. M
                        Mashtrim i Shell ne balance sheet

                        Ore ti mire e ke, por Shell ka deklaruar 0.5 bilion dollare humbje per 2023 dhe shumica e shumes i referohet shpiragut. Shell do deklaroje vetem humbje per rreth 25-30 vjet sa ta thaje vendburimin. Kjo praktike eshte enjohur, ashtu si beri Bankers Petroleum deri sa falementoje e thau Marinzen. Mjere ne dhe lum qeveritaret e kujdo partije.

                        1. i
                          inxhinjeri

                          Mire e keni juve koleg i dashur, po si tia bejme Flamur Nokes, qe tha se nuk ka nafte ne Shpirag? Zoti Noka ka mbaruarshkollen e Kristalit dhe keto gjera i di mire. Me siguri, qe nje dore ne keto informacione "shkencore" i a ka dhene edhe doktorri ne konfeencat "shkencore" qe ju mban pasuesve te tij ngadritarja e apartamentit te tij. Po e thane ato te dy, na rrofshin diplomat e inxhinjereve ne te tjereve, se nuk bejne pune. Po keshtu, e tere ajo eksperience qe kemi grumbulluar ne sektoret ku kemi shpenzuar nje jete te tere, perseri nuk vlejne para "profesor" Nokes e doktorr rrumpalles, qe njesoj si idhulli i tij shoku Enver, i dinte te gjitha.

                          1. M
                            Muco

                            500 dollar fucia , si shtrenjte mo

                            1. C
                              Cen

                              1000 fuçi ne dite per 15 vjet 500 milion $

                              1. P
                                Profesori

                                A ka rrjedhur Fatmir Shehu apo redaktori i shkrimit eshte analfabet: 1000 fuci ne dite thote ai bejne 500 milione dollare ( !), ndersa 2000 fuci ne dite bejne 1 milione dollare.! Mero ndrysho redaktoret se e morri lumi gazeten tema. Budallaleqe te tilla po behen ca si shpesh. Per me teper prodhimi i 1000 fucive ne dite eshte i barabarte me 50 mije ton ne vit, pra dicka teper e pallogaritshme ne nje fushe naftembajtese.

                                1. J
                                  Jhon

                                  1000 barela 500 milion? Dhe 2000 barely 1 milion. Ju pjerdhsha matematiken

                                  1. T
                                    Tironci

                                    Fatmir, 1 barrele shitete me $85.00 sot ne treg por kjo naffte eshte e emble dmth shume kualitet i larte. Dhe sikur nafta e Shpiragut te shitet me $85.00 per barrel ( ne fakt $65.00 eshte me konkret) athere 1000 barrela bejne $85.000.00 ne dite ose $85,000.00 x365 dite ne nje vit= $31milion dhe po te shitet me $65.00/fuci athere $65.00 x 365=$23.75 milion dhe asnjeher $500 milion. Prandaj na qenkan rritur cmimet ne Shqiperi se pritet te rrjedhi paraja lume nga Shpiragu?

                                    1. T
                                      Terheqje taktike

                                      Mire e ke arithmetiken ti por harron qe inxhinjeri po kryen detyren ndaj partise duke u hequr si matuf. Sulltani ka thene qe ketu ka nafte, keshtu qe terheqja duhet bere me lezet.

                                    2. S
                                      Shkembi

                                      Dakort o zoti inxhner Shehu. Eshte nafta jone e s’duhet ta leme. Por… ju e dini se kjo nafta jone ju eshte dhuruar te huajve nga shtetaret tane dhe ligji nderkombetar ua ve jep atyre. A s’na thua c’ka mbet ne doren tone per te bere???

                                      1. K
                                        Korcari

                                        Deti do te behet kos. Cdo te beje kryeministri????????

                                        1. D
                                          DikManJaku

                                          Po ku e cojne naften qe nxjerrin me "Barela"? Ne spital? Se barelat perdoren nga spitalet.Ca eshte mer ky idiot qe i thote vetes ekspert e sdi me fol shqip.Fuci i thone shqip 1000 fuci ne dite. Shqiperia aktualisht eshte ne vendin e 53 ne bote per nxjerrje nafte me 22915 Fuci (barela) ne dite. Sipas llogarise se ketij ekspertit nese per 1000 fuci ne dite ekonomia rritet me 500,000,000 USD (nuk thote se per sa kohe) atehere meqe matematika nuk eshte opinion per 22915 x 500,000,000 ekonomia jone duhet te ishte rritur me 11,457,000,000,000 qe shqip me fjale jane: Njembedhjete bilion e katerqind e pesedhjete e shtate miliarde USD. Di njeri gje se ku jane kto para?? Mjaft me keta eksperte te pjerdhur qe smbajne mend as ditelindjen e vet.

                                          1. e
                                            edmond( koder rreshen)

                                            Ma mir te nxjerrim 1000 barela ne dit,e te fitojm 500 milion Dollar,se sa te nxjerrim dyfishin dhe te na e marrin falas me 1 milion dollar !!! Ta fillosh diten me nje humor te till esht kenaqesi .

                                            1. v
                                              vrana konti nga shijaku

                                              500 000 000 x 2 = 1 000 000, shkruhet më lart duke cituar rrëfimin e një inxhinieri nafte!!?? patjetër lapsus, ndryshe sëmundja Basha na paska zënë të gjithëve!! kjo lloj sëmundje quhet 7x7 = 42

                                              1. A
                                                Andueli

                                                Ok, por vetëm korigjojeni atë shifrën në fund, nga 1 milionë euro në 1 miliardë euro

                                                1. A
                                                  Altuf

                                                  Cfare do te thote barrela per ne qe s(kuptojme) anglisht. Me qe matematiken e paske vk po te mesojme edhe shqipen fuçi eshte me kollaj

                                                  1. N
                                                    Noc Rroku

                                                    A u dha !!!! Nime pse Boni llafe...vet desh,vet desh me ja dhon......nime ç ere doni??????

                                                    1. V
                                                      Vetetima

                                                      1000 barrela ne dite X 365 Dite X 90.45 Dollar per fuci (cmimi sot Brent) = 33 Milion Dollar (33 014 250) Amerikan Me 2000 fuci ne dite= 66 Milion Dollar (66 028 500) Amerikane. Pra shifrat e artikullshkruesit duhet te korrigjohen 1. Ajo qe duhet te Deklarohet nga Shell (ne website e SHELL dhe Njoftim per Shtyp-Press Release) eshte, sa jane saktesisht rezervat e gatshme per shfrytezim dhe koeficienti i nxjerrjes se naftes dhe ; 2. Shpenzimet e kryera gjthsejt nga Shell deri tashti, permes nje Auditi Kombetare dhe Nderkombetare ( i paraqitur ne Bursen e Londres- London Stock Exchange ose ku eshte rregjistruar Shell Albania) Nga diferenca e ketyre shpenzimeve me fitimet e shitjes do dali, cfare mbetet per Shqiperine. Ministria e Energjitikes nuk mund te jete absolutisht zedhense e Shell sic po vepron deri sot, dhe askush tjeter. Ministria e Energjitikes te kerkoj falje per kete akt te panjphur me pare ne historine e marredhenjeve Shtet-Kompani ne bote. Le dyshim per mungese transparence te plote ne kete raport. Shenim: 1 fuci nafte e pa perpunuar, sipas Brent sot me 16/3/2024 (Brent Crude oil price today) eshte 90.45 dollar per fuci. ;

                                                      Lini një Përgjigje