Në Kadastër po kërkohet rritje rroge, mori fund korrupsioni?

14 Qershor 2022, 11:33Ekonomia TEMA

Në Kadastër po kërkohet rritje rroge, mori fund korrupsioni?

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ofroi një argument për uljen e nivelit të korrupsionit në dikasterin që ai drejton, me njollën e madhe të fenomenit në fjalë.

“Vetë ritmi i punës nëpërmjet sistemit nuk të lë kohë për ta thirrur, për t’i thënë hajde te kafja, për t’i thënë të shkojmë atje, të takohemi, mesazhi e gjithë të tjerat. Vec rritmi i punës nëpërmjet sistemit e përmirëson gjënë.

Ajo që i vë kapakun dhe që e kam vënë re këto ditë te fundit dhe që ma kujtoi Blendi Gonxhe me thënë të drejtën me të cilin ka 22 vite që nuk na ndan fati, herë bashkohemi, herë ndahemi, por jemi gjithmonë në krah të njeri-tjetrit, është fakti që në Kadastër kanë kërkuar rritje rroge, shenja më e sigurtë e uljes së korrupsionit.

Në qoftë se për doganierët dhe punonjësit e Hipotekës dikur thuhej ‘po pse ka edhe rrogë’, fakti që tani po bëjnë presion për rritje rroge tregon që është ulur shumë indeksi i korrupsionit”, u shpreh Lame.

Deklarata e tij u bë në ditën e dytë të Konferencës AntiKorrupsion.

Megjithatë, qeveria e para, me anë të sektorit anti-korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, vijon të akuzojë zyrtarë të Hipotekave si të korruptuar.

6 Komente

  1. r
    rroku

    Ky karagjoz cinik ben mire te iki nga hipotekat sepse ne hipoteka vijon behet masaker. Kete punen e rroges e dun tani qe te justifikojne cfare kane bere, filluar nga ky. Cimentimi i drejtuesve si ky ne institucione te zhytyra ne korrupsion eshte treguesi me i qarte i cimentimit te korrupsionit nga ata qe vendosin 2000 vet perpara dhe i bejne leksione. Kur do iki ky? Apo kur ikja e drejtuesve te korruptuar te behet dixhitale?!!!!!!

    1. L
      Luli

      Ne hipoteka ka ende korrupsion. Kontrolli i shtetit te shikoje vonesat ne dhenien e certifikates se pronsise. Sepse nuk ta japin certifikaten pa paguar. Ne tirane, s'behet regjistrimi i pasurise pa paguar 10 000 leke, te reja, per cdo pasuri.

    2. N
      Nuk ka korrupsion

      Jo ne kadaster por edhe ne cdo zyre tjeter nuk ka asnje korrupsion.Mund te kete mbetur akoma ndonje i PD e LSI neper zyra qe vjedh me te madhe.Edhe tenderat po ato i bejne.Ky eshte nje gabim qe vete Rama ka kerkuar falje.Por po su be me ligj qe asnje nga njerezit e opozites nuk duhet te punoje ne shtet(psh. te jene me dokument antare te PS, por deri nedaten 30 qershor 2022) e kote do jete.Edhe zonja Kim kur foli per korrupsion, pikerisht per korrupsion e opozites e kishte fjalen.

      1. V
        Vito mashtruesi, shoku i Nikos

        Banda e bashkise kryetar Erion Instalacioni, banda e qeverise kryetar Ed Sateliti.

        1. B
          Bisha NANO

          O z. LAME, MIRE FRIKE QE S’KENI PO TURP , JO E JO….

        2. J
          JON

          E gjithe kadastra eshte e koruptuar pervec Lames .

          Lini një Përgjigje