Një kartolinë për Saliun, Ilirin, Ramën me qeveritarët dhe SPAK-un: Për llogari të kujt u shkelën ligjet në privatizimin e Hec-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2?

14 Maj 2022, 18:20Ekonomia TEMA
Një kartolinë për Saliun, Ilirin, Ramën me qeveritarët

 

Për privatizimin e Hec-ve Ulvz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 është folur herë pas herë sidomos në këtë situatë krize sepse në mungesën e energjisë elektrike për familjet shqiptare dhe bisnesin e vogël ka koontribuar ndjeshëm edhe privatizimi i këtyë katër hidrocentraleve. Por në redaksi na vjen një ekspertizë për shkeljet ligjore që kanë ndodhur gjatë procedurave pë shitjen e këtyre hidrocentraleve. Lexojeni dhe do të kuptoni që privatizimi i katër hec-ve të sipër përmendur është një aferë megakorruptive. 

Shkelja e parë. Me një manovër institucionale iu shmangën Ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”. Neni 4 i ligjit nr.8306, datë 14.3.1998  ka një paragraf ku shkruhet: “..Nuk do të konsiderohen pjesë të sektorëve me rëndësi të veçantë ndërmarrjet, shoqëritë tregtare ose pjesë të tyre, të cilat kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike dhe kanë rezultat financiar me humbje për mbi 3 vjet rresht.”, nen ky që nuk iu lejonte shkëputjen nga KESH sha për objektet rentabël siç ishin katër hidrocentralet dhe as privatizimin e tyre ndryshe nga Ligji nr 8306 që ishte dhë është ligji kuadër për privatizimin e sektorëve strategjik! 

Mjeshtrat hartuan dhe Miratuan Ligjin Nr 10410 datë 9.6.2011 ”Për ”Për krijimin e shoqërive ....., përcaktimin e formës dhe dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërive “Hec Ulëz-Shkopet”sha dhe “Hec Bistrica 1 dhe Bistrica 2”sha.”. Në këtë manovër nuk i referohen fare Ligjit 8306 dhe as neneve që kushtëzojnë nxjerrjen e objekteve/sektorëve jashtë KESH sha. Kjo për të hapur rrugë procedurave të paramenduara sepse Ligji nr.8306 nuk i lejonte të privatizonin katër hec-et. Por qeveritarët ishin të vendosur, mbase nën presion, që këto katër hec-e ti bënin kurban!! 

Shkelja e dytë. Për të ralizuar qëllimin korruptiv institucionet dhe qeveria, ndryshe nga sa parshikohej në kuadrin ligor, deformuan kriteret mbi cilësimin e investitorit startegjik. Fillimisht Shpallen kriteret mbi cilësimin e investitorit startegjik (Neni 4.1), VKM nr 152 dhe VKM 153 dt 29/02/2012. Mbasi iu dështoi tenderi  bënë vendime qeverie (VKM nr 676 dhe 677 dt 03/10/2012) për të ndryshuar kriteret mbi cilësimin e investitorit startegjik! (shif Neni 4.1 në VKM e mësipërme); duke shkelur haptazi ligjin 8306 edhe pse për ironi vet vendim marrësit i referoheshin këtij ligji ( Referenca hyrëse në VKM nr 676 dhe 677:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7 të ligjit nr. 8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”,..). Vini re se sa trashë është vepruar për të shkelur ligjin 8306. Veprimi i parë. Pika 4.1 në VKM 152 dhe 153 dt 29/02/2012, që i qendron besnik përcaktimeve në lisgjin 8306, është e formuluar: (Pjesëmarrja  në  procesin  e  tenderimit  është  e  hapur  për  të  gjithë  investitorët  e  interesuar  të  cilët  janë  investitorë  strategjikë,... 

METE  do  të  rezervojë  të  drejtën  t’u  dërgojë  ftesa  për  ofertë  vetëm  atyre  investitorëve  të  interesuar,  të  cilët ….,  kanë treguar që përmbushin kriteret e kualifikimit të mëposhtëm: 1.  Të  jenë  themeluar  …; 2. Të  kenë  aftësi  paguese….; 3.  Të  zotërojnë  burime  njerëzore,  teknike,  profesionale  dhe  eksperiencë  organizative  në  operimin e hidrocentraleve - një ofertues i cili zotëron/operon një ose më shumë hidrocentrale, me një fuqi të instaluar, veçmas ose të kombinuar prej të paktën 15 MW, konsiderohet që e përmbush këtë kriter; 4. Të zotërojë burimet financiare për operimin e hidrocentraleve – një ofertues konsiderohet se e plotëson këtë kriter nëse kapitalet e veta, siç rezulton nga llogaritë financiare të vitit të fundit financiar, janë të paktën të barabarta me 25 milionë euro (ose ekuivalenti në një monedhë tjetër); 5. Të ketë një reputacion rajonal dhe/ose ndërkombëtar si operator në tregun e energjisë. Veprimi i dytë. 

Mbasi nuk ia dolën duke respektuar kriteret ligjore të Investitorit strategjik, hartojnë dy VKM të tjera (676 dhe 677), ku kriteret e investitorit strategjik bëhen jo sipas ligjit por si ato te Maliqit. Neni 4.1 në VKM 676 dhe 677 dt 03/10/2012 është i formuluar: (Oferta të vlefshme do të konsiderohen ofertat e investitorëve të interesuar, të cilët janë investitorë strategjikë, sipas përkufizimit vijues, ....: 1.Të jenë themeluar.....: 2.Të kenë aftësi paguese...; 3.Të zotërojnë burime njerëzore, teknike, profesionale eksperiencë organizative në menaxhimin e kompanive të mëdha; 4.Të zotërojnë burimë financiare që nga llogaria.., të jenë të paktën 25mln euro..). 

Pra: Është hequr eksperienca në menaxhimin operimin e hec-ve dhe zotërimi i një hec-i me fuqi prej të paktën prej 15MW.    Kjo është shkelje e rëndë e Ligjit 8306 është bërë qëllimisht!.. ku Neni 1 i tij parashikon:( “Investitor strategjik” është çdo person juridik që zotëron garanci financiare dhe afirmim në veprimtarinë ekonomike në një sektor të caktuar.). Çudia legjislative e shekullit, xhonglim spekullativo korruptiv: VKM del mbi ligjin! Trimëri e zyrtarëve që ndjehen të sigurt sepse kanë akaparuar gjithë pushtetet. Dhe fituesi rezulton se nuk ka asnjë fije floku eksperiencë në operimin e hidrocentraleve. 

Shkelja e tretë. Mbasi është shpallur fituesi bëhet vendim i qeverisë  dhe urdhër i MF për të lejuar zbritjen nga vlera e ofertës detyrimet që DPT i ka kompanisë fituese për TVSH e pa rimbursuar!. Kjo nuk ka qenë parashikuar në kushtet e Dokumentave Standarte të Tenderit (DST). Janë inkuadruar dy shkelje të rënda. Së pari, Neni 9 i Ligjit 8306 përcakton : ”... Në çdo rast paketa që do të privatizohet me pjesëmarrjen e investitorit strategjk, do të paguhet me para.” Duke kompensuar përmes TVSH së pa rimbursuar është shkelur edhe  neni 9 i këtij ligji. Kuptohet, gjithçka e targetuar me qëllim favorizimi! Së dyti, Nëse përjashtimi nga Ligji 8306 parashikohej në DST, në garë mund të merrnin pjese edhe kompani të tjera, pse jo edhe shqiptare..!.. 

Qartazi është bërë favorizim dhe shkelje e barazisë që mesa duket fituesi e ka ditur që në nisje të procedurës! Besoj se Sali Berisha dhe Ilir Meta e kujtojnë mirë çfarë ka ndodhur në këtë procedurë me shkelje të rënda e të qëllimshme të ligjeve. Por nuk kuptojmë përse Qeveria "Rama" gjatë 9 (nëntë viteve) nuk gjeti rastin e kohën të bejë hetimin administrativ për këtë çështje mjaft të përfolur dhe veç masave administrative të dërgonte çështjen ne prokurori, sidomos tashmë në SPAK?! Edhe SPAK mund dhe duhet të kishte filluar hetim me iniciativë, sepse rasti është përfolur jo pak nëpër media! Vonesa për të nisur një hetim mbi këtë poshtërsi korruptive sjell parashkrimin  veprës penale si edhe në shumë raste tw tjera.  

31 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Ka akoma : perse qeveria Rama nuk e denoncoi shkeljen e kontrates per ndertimin e hidrocentralit privat te ASHTA 1 dhe perse u paguan 70 milione euro per kompanine qe ndertoi hidrocentralin kur thelbi i kontrates ishte e formes BOT , pra Ndertim , Operim, Transferim. Investitori ishte austriak, kryeminister ishte Sali Sheqere Berisha, minister finance ishte Ridvan Bode. Qeveria shqiptare ka paguar 70 milione euro dhe askush nuk flet, Nuk flet as ai/ajo qe ka shkruar kete raportim.

    1. h
      hekuri

      Po mire po shutja me 1euto/m2 ne breg te detit wuhet normale.Po si shitet 1euro/m2 ne gjitin e lalezit kur ndertuesi e shet ndertimin 500 apo 4000 euto/m2.Pale duke prishur dekorin jeshil te pishave 100 vjecare,po si mund te jepet plazhi e gjeneralit per 1 krodhe buke,,e tetjera e tjera pa fund.Po ndryshon puna kur do te ndertish nje linje industriale me 1euro/m2 por bregdeti eshte e pafalsheme.po ta hedhesh ne tender ay shitet jo 1 por qindra euro/m2.Sa keq dhe vertete po vuajme.

      1. P
        Patosi i Ri.

        Duhet të flasi Pajtim Bello zv/ministri se ai e ka ndjekur me vëmëndje rastin e Ashtës. Fillimisht u bë marrëveshja me Kinën me BOT por u anullua se nuk donte FMN-ja p.sh. Ka shumë gjëra po kush mendoni se i hap këto çështje? Rrjet merimange është bërë këtu në vëndin tonë.

        1. N
          Nji miku im Europian qe kontaktoj me ishQeverrine

          Nji miku im Europian i intersuar me nji Grup Specialistesh Eu ( Nationalitet Luxemburg) por qe jeton e punon ne Austri ,me tregoj nji dite Historine e tij me kontanktet qe kishte pasur me IshQeverritaret e PD-Lsi . Ishte nji experience si ato te Qeverrive Afrikane (me tha ) . Pushtetaret ne Shqiperi (mjerishte ) e trajtojn vendin e tyre si nji Mall ose Pron personale , me te cilen bejne Pazare thjeshte per interesat personale duke len ne hije (madje injoruar ) interesin e Shteteror pta ate te Shqiperise dhe kjo jovetm nga menyra si te kerkojne (Miljonat nen dore ) por edhe nga pafytresia se si ta komunikojne gjithcka . Ne Tirane ,gjithcka kalonte nepermjet Goces se KM salih berisha e cila ishte Arketarja dhe njikohesishte Taksuesja e Investoreve qe deshironin te ndertonin dicka ne Shqiperi . Ishte vertete Trishtuese te perballeshe me nji pafytyresi te tille prej mafiozesh ordinere qe Shtetin e tyre s'e perfillnin fare . ( Me vjen keq ,qe perdora nji gjuhe te tille per ty si mik ,si shqiptare qe je per mua ,por ju shqiptaret duhet te njihni Realitetin ne te cilen jetoni dhe ta konfrontoni ate me guxim ,nqs e doni vendin tuaj dhe deshironi vertet Europen )

          1. T
            Tatiana

            I thuaj mikut te vije te takoje kreun e SPAK-ut qe te mbetet me goje hapur.

        2. L
          Linda

          Përshëndetje! Do doja te hetonit edhe per çështjen e Skavices. Kjo do jete shkelja e shekullit dhe demi me i madh per ne. Ndoshta edhe me i madh ae firmat piramidale.

          1. L
            Lumi Drin

            Perse moj zonje e nderuar eshte vjedhja me e madhe, kur ky H/C realizon rregullimin shume vjeçar te Fiezes, Komanit, Vau te Dejes e Ashtes, pervec qe skavica do te punoje edhe vete. Problemi krtu eshte vetem te përmbytja e tokave qe me thene te drejtën jane te mira per bujqësinë. Por ky Hidrocentral do te japi me shume se do te prishe. Ky objekt eshte llogaritur te ndertohet qe para 1985, por renia e sistemit komunist ky projekt ngeli ne letër. Nuk e di se ku eshte vjedhja e madhe, te kostua apo përmbytja, te dyja duhet te realizohen, qe ai sistem te funksionoje me eficence te plote e me energji te paster

            1. k
              katarakti

              Ja po ta spjegoj unë o lumi Drin. Në rast se nuk gabohem. Skavica do të ndêrtohet nga të huajt. A jemi deri këtu dakort?! Pra të huajt do të përdorin ujin tonë dhe do të prodhojnë energji elektrike. Të cilën mund ta shesin ku të duan dhe me çfarê çmimi të duan?! Ku ështê fitimi i shtetit shqiptar këtu?! Po ndodh si me TAP-in. Ai kalon në territorin tonê, por shteti nuk fiton gjë fare. Kur vende të tjera fitojnë në kushte të njëjta deri 2 miliardë euro në vit! Shqiperia mund të fitonte të paktën 500 milionë euro në vit. Por Saliu i Sheqeres pohoi se ai e kishte lejuar kalimin e tubacionit të TAP-it në Shqipëri pa paguar asnjë lek, meqë " e kishte konsideruar Shqipërinë si anëtare të Bashkimit Europian"! Po ashtu ka ngjarë edhe me atë firmën që shfrytëzon naftën tonê në Belsh e gjetiu. Ata dalin gjithmonë me "humbje" dhe nuk i paguajnë shtetit shqiptar asnjë kacidhe! Por ama nafta rrjedh në tubacionet që e nxjerrin në det ku e presin cisternat e huaja! Kështu u shit e gjithë Shqipëria gjatë këtyre 30 vjetëve të fundit. Kemi tani disa milionerë e miliarderë me vila në Lalz, Dhërmi e ku ta di unë, por kemi edhe një popull dhe një vend tê cilit ia kanê vjedhur të gjitha pasuritë kombëtare. Janë bêrê kaq shumë maskaralliqe gjatë këtyre 30 vjetëve saqë edhe sikur të varësh të gjithë deputetët, ministrat, kryeministrat dhe presidentët që e kanë çvatur këtë vend është shumë pak. A e kuptove tani?!

              1. x
                xheJ. eN. Bi.

                katarakti.. Ti zbaton shprehjen popullore, kur digjeshin nga qulli i fryn dhe kosit. Se u dogjëm nga Saliu i Shiqeres nuk do ndërtojmë asgjë?

                1. L
                  Lumi Drin

                  Faleminderit qe me jeni përgjigjur, ne radhe te pare investimi i H/C Skavices do realizohet me buxhet shteti dhe pjesërisht nga firma amerikane, nuk eshte PPP dhe mbas kryerjes se investimit e vënies ne pune te hidrocentralit, do te menaxhohet nga KESH dhe jona firma ndërtuese, ajo do marre fitimin e vet nga buxheti i shtetit

              2. O
                Opinion

                Së pari mos bëj koment me emër anonim nëse ke këllqe të përballesh. Së dyti duket ashiqare që je "mashkull",por për atë që komenton bën bllof duke u fshehur pas një emri femër.Je i pafytyrë se për Skavicën janë të ezauruara përfitimet krahasuar me dëmet që krijohen.Idhulli jot që i ndërron deklarimet sipas midesë dhe momentit ka qënë që në krye të herës partizan i ndërtimit të hidroçentralit.Kjo gjë është e bazuar dhe në studimin e para '90.Për këtë studim të gjithë ekspertët kanë mendim pozitiv.Pra mos u merr me këtë pjesë se ja ke futur kot.Shiko mos jep ndonjë mendim ose koment,si ka mundësi që HEC për të cilat është bërë denoncimi janë shitur për një hiçgjë. Dhe me vendime qeverie nga monstrat S.B dhe I.M.(As emrin e plotë nuk ja u citoj se kam neveri dhe urrejtje për ta si gjithë populli për dëmet dhe krimet që kanë bërë).

              3. A
                Adriatik

                Spaku nuk ka vizion per luften kunder krimit dhe korrupsionit.Fakti qe keto shkelje jane kryer ne qeverisjen Berisha-Meta prokuroret e spakut nuk futen fare ne keto ujra.Ata jane beniamine te tyre.

                1. s
                  shtjefen palushi

                  Adreatik... jam i nje mendje me TY..... SPAK.... mak.... fak.... lak... jane nje pordhe me rigon.... pordha eshte ideja se ALABAKET dhe hajnat e atedheut tone do denohen..... dhe rigoni eshte kryeministri aktual..... qe mbulon ndryrsinllekun me rigon.... shpresoj M. Baze te jete larg ketyre ndyresirave, sepse po u mbyll dhe TEMA..... bir Selman i nenes ke te qaj me pare....

                2. P
                  Populli fakir.

                  Ashta i kujt është ? I Austriakut ? Mos është i deputetit austriak në BE që i thoshin faqekuq dhe që kish miqësi të madhe me Salën e Xhozin ? Këta, për kolltuk kanë shitur Shqipërinë. Mjerë ne sa posht kemi rënë.

                  1. D
                    DREJTESIA

                    Ku pyesin keto gomere per shkeljen e ligjit? Mjafton qe te kete nje vend per te vjedhur dhe gati veprojne. Duhet nje levizje guerilase per ti shkateruar keta banda kriminelesh. Kur keta nuk pyesin per popullin, pse ne te pyesim per keta qe na morren frymen. Ti shporim nga faqja e dheut deri ne filiza. Shqiperia nuk i mban keta cibane. Popull, i madh e i vogel duhet te zgjohemi. Nje thirrje per Ameriken. O tani o kurre. Kjo bande qe eshte e madhe ne numer eshte me e rrezikshme se komunuzmi. Ka ardhur koha per ti dhene fund dhe pergjegjesit te pergjigjen deri me nje. SPAKU i pari te jape llogari e ne se nuk e shikon veten ne pozita pune, le te largohet. Ka djem e vajza qe dine te mbajne pergjegjesi.

                    1. F
                      Fjala

                      Kush e ben kete shkrimin se ka mundesi e degjon Arben Kraja dhe çoç ben me Saliun!

                      1. F
                        Fjala

                        Kush e ben kete shkrimin se ka mundesi e degjon Arben Kraja dhe çoç ben me Saliun!

                        1. L
                          Labi

                          Ca spak thoni,spak eshte per ndonje pijanec qe del me makine ne rruge, policia per te kapur ndnje qytetar te thjeshte pa miq,justifikimi per te verifikuar letrat,paguan e del,qytetaret e there kan zgjedh mergimin,ikin nga syte kembet nga ky vend gojet e liga te blloku thone se Iliri, palloshi gjat e Salihi jan bere bashke e po lobojne ne BE per mos ikjen e Shqiptareve,i kerkojne BE ligje te vecanta per te rinjte Shqiptare qe ti krijohen veshtiresi ne ambasada.

                          1. .
                            ................

                            E vrane kete popull. Enveri rshte Diell krahasuar me keta. Ti gezoni Popull ...edhe i 2 Marsit !

                            1. SKAP esapi , ç’prisni te bëjë ?!!!

                              Po pse o , SKAPI me këto do meret , ç’janë katër HECE , ka ndonjë avlli që ndërtohet , po ndonjë gardh që i ndrohen hunjtë , ndonjë usta që riparon ndonjë çati hauri , këto po , që përbëjnë rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe demtojnë rendin kushtetues !

                              1. 1
                                1

                                Dakort me te gjitha po SPAK pse e fusni ne keto llogari,Erdhi koha qe Kraja largohet se i mbaron mandati dhe do mbahet mend per.......... asgje dhe si themi na ishte nje here nje Llalle ,keshtu do themi na ishte nje here nje Kraje qe kishte nje vile ne lalez te ndertuar me djersen e ........by...

                                1. V
                                  Vranakonti

                                  SPAK-u, do të ishte interesuar dhe do ti kishte mare nën hetim po të mos ishin emrat e Sali Berishës dhe të Ilir Mutit,më falni Metës. SPAK/u ka haruar ata dhe mëndjen e ka te Edi Rama se, si do ta eleminoi dhe ta shkarkoi nga kryeminister me qellim ti beje qejfin Saliut dhe Metes.Sa të jetë Arben Kraja ne krye te SPAK,nuk i gjen gjë fqinjet e tj ne Lalëz,Salin dhe Metën.

                                  1. k
                                    kthhh

                                    SPAK eshte deshtim spektakular i Rames dhe socialisteve. Drejtesia e sotme eshte po aq e kalbur sa ajo e para 3 vjeteve. Pandeshkueshmeria e politikaneve kriminele eshte po ajo e para tre vjeteve. Arben Kraja eshte kopje e shemtuar e Adriatik Llalles.

                                    1. s
                                      shqip

                                      Nuk e çoi se këtu lulet i hanë gomeret . Sepse kjo është një lojë që ka filluar e s'po mbaron. Asnjë nuk e denoncon tjetrin, duke pritur kështu rrotacionin e radhës, e si pasojë duke bërë qokat me paraardhësit. Ky thotë "Hec-et e Cez-et". Unë do ti fshija fare këto. Saliun do ta kapja me tre krime të rënda gjer në giotine. 97-98, Gërdeci, Bulevardi. Me këto tre dosje Saliu e jo vetëm do kalonin pjesën tjetër të jetës në burgjet e sigurisë së lartë. Po nuk u dënua njeriu për vrasje me paramendim, të konfirmuara nga vetë personi. ( Saliu), kot që flasim. Rama të rrijë edhe 50 vite në pushtet, Saliu e shtyn rehat, pa asnjë kokëçarje. Hë se harrova. Na çan @arjanin ne te tjerëve.

                                      1. T
                                        Thuthuqi

                                        Hec Bushtrica 1, 2 qei bleu shoqeria Kurum, legjislacionin e ndryshoi dhe anashkaloi ish ministri i drejtesise Eduart Hallimi. Ky dhe studio e tij ligjore jane avokatet dhe perfaqesues ligjore te Kurum SOT ne keto dite. Kete lidhje ta spjegoje Spak-u

                                        1. c
                                          ceni

                                          Nuk jane qeverite por sistemi!Njerez ne sisteme te ndryshme, veprojne ndryshe!Shqiperia eshte bere bordello e ju kerkoni ti vini ndere me Skavicen 1 dhe me Skavicen 2.A thua se gomari çalon nga veshet!

                                          1. S
                                            Shqip Fare

                                            O Shqip: Krimet dhe veprat korruptive nuk hiqen e nuk zbriten. Ato vetem mblidhen dhe jane bere kaq shume sa nuk mban me kandari i drejtesise popullore, Kandari i drejtesise se SPAK mban shume e shume dhe nuk ka per te vepruar. Me siguri Saliu ka dosje per spakistet dhe iua tund para hundeve cdo mengjes para pirjes se kafese!.. Shqip Fare

                                            1. s
                                              shqip

                                              Ideja ime nuk ishte kjo. Unë e di që vetëm mblidhen e nuk zbriten. Por është në mënyrë të thëni. Që do të thotë se për Saliun do mjaftonin vetëm këto krime, per te mos e parë më diellin nga lind e ku perëndon. Kryesorja që jemi të gjithë në një mendje kur bëhet fjalë për kellirat e kombit.

                                            2. B
                                              BALDAZARI

                                              Nuk ka deshtuar SPAK kemi deshtuar ne si popull "trim,, bashke me AMERIKEN qe eshte me demek DEMOKRACIA kulluar .AMERIKA ka debulese per politikanet SHQIPTARE.AMERIKApo hakmerrtet dhe akoma nuk i ka dale inati ndaj ENVER HOXHES.í

                                              1. N
                                                Nje mergimtar

                                                Ne presim qe abuzuesit e ligjit,ne pushtet a ne gjyqesor,te kerkojne e te gjykojne poshtersit e bera.Amer ika eshte e interesuar per gjendjen qe ka sot Shqiperia e po keshtu edhe Europa.Qellimi i kapitalit jane tregjet per te fituar sa me shume dhe ku ka me mire se ne Shqiperi,me pushtetar te paafte i grabitqare te cilet para fitimeve te tyre nuk duan te dine per popullin e vendin.Neqoftese Enveri ishte nje "bajraktar mizor nacionalist" keta te sotmit jane antishqiptare dhe ne sherbim te kapitalit te huaj.Por ne me pazotesin tone i "meritojme"keta mekatar te pa skrupullt.

                                                1. s
                                                  shefi55

                                                  Une mendoj se me keto hidrocentrale duhet te veprohet njelloj si me "CEZ" . Te anullohen kontratat dhe ti kthehen hidrocentralet kesh-it. Nuk ka zgjidhje tjeter.

                                                  Lini një Përgjigje