Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se do të ketë konsultime për dy propozime që lidhen me vendosjen e fashës 800 kWh për familjet shqiptare.
Ballukutha se çmimi energjisë është rritur frikshëm në 1040 euro, ndaj marrja e masave për të mbrojtur qytetarët është mëse e nevojshme.
Balluku u pyet nëse do të rritet çmimi i energjisë pas 1 tetorit, për familjet që harxhojnë mbi tavanin 800 kilovat orë energji elektrike në muaj, ndërsa tha:
“Është bërë studimi se sa familje preken dhe sa do jetë ky çmim. Mbrëmë në orën 20:00 çmimi në bursën hungareze që i referohemi arriti në 1040 euro për MWh. Mund ta llogarisni vetë sesa është kilovati për orë dhe nëse do ti ekspozonim qytetarët tanë përballë këtyre çmimeve do të ishte e pamundur, megjithatë fasha 800 kWh ka disa propozime nga Operatori i Shpërndarjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilat do të diskutohen nga Këshilli i Ministrave për t’u zgjedhur ajo që do të jetë më e mirë edhe për të optimizuar financat e sektorit, por edhe për të diferencuar mburojën sociale që i japim qytetarit për nevojat që një familje sa i përket energjisë elektrike dhe pastaj ata qytetarë që vendosin të shpenzojnë më shumë por që mbetet në diskrecionin e tyre për të paguar një çmim më të lartë”, tha Balluku.
Sot njerëzit e kalojn jetën në lëvizje, ku kuptohet që shumica janë në BE, ata që jetojn këtu, e hanë drekën dhe darkën në restorante, kështu që dritat i përdorin vetëm për tu shtrirë në dhomën e gjumit.
436€ eshte pse genjen o Bella hajdute
Kur gjerat behen publike dhe flitet ne baze te burses nuk ka mundesi genjeshtre. Po jam dakort qe mund te luhet me cmimin ne favor te njerit apo tjetrit ku normalisht del padiskutim edhe fitimi i atyre qe blejne e sheshin.