Njoftim për tender

30 Mars 2024, 11:42Ekonomia TEMA

Njoftim për tender

I nderuar Partner,

Agjencia Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OeAD), është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar jofitimprurëse e qeverisë federale austriake. Aktiviteti i saj shtrihet në Austri, Evropë dhe në nivel ndërkombëtar. OeAD ka këshilluar, mbështetur dhe ndërlidhur njerëzit dhe institucionet në fushat e arsimit, shkencës, dhe kulturës nëpërmjet programeve të saj, për 60 vjet.

Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Arsimit e Sportit dhe institucionet e tyre të varësisë, Zyra Rajonale e OeAD në Tiranë, zbaton projekte në fushën e arsimin dhe formimin profesional, përmirësimit të cilësisë në shkolla, mësimdhënies dhe të nxënit bazuar në kompetenca.

Në kuadër të projektit “BASHKËPUNIMI PËR ZHVILLIM” I QYTETIT TË VJENËS, “AL-VET – Quality for All”,. Arsim profesional me cilësi të lartë dhe gjithëpërfshirje sociale në Shqipëri”, OeAD, shpall procedurën e prokurimit me objekt blerjen, transportimin dhe montimin e mobiljeve për 13 dhomat e vajzave në katin e studenteve vajza të konviktit të shkollës së Hoteleri Turizmit në Tiranë me numër reference 2/2024, dhe me fond limit deri në 19,500 (nëntëmbëdhjetë mijë e pesëqind) Euro, pa TVSH.

Për këtë procedurë do të zbatohet, për sa është e mundur, legjislacioni shqiptar për prokurimin publik.

Ftohen të gjithë subjektet tregtare të interesuara të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në këtë procedurë tenderimi brenda datës 3 Prill 2024 ora 16:00. Afati maksimal për dorëzimin e ofertës është data 17 Prill 2024 ora 16:00. 

Të interesuarit mund të shprehin interesin e të kërkojnë dokumentacionin e tenderit me anë të një mesazhi elektronik në adresën [email protected].

Oferta financiare së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet të dërgohen me zarf të mbyllur, në adresën postare:

Ambasada Austriake (OeAD) Kutia Postare 1421, 1001, Tiranë, Shqipëri

Njoftim për tenderNjoftim për tender

Lini një Përgjigje