‘Nuk përpunojmë dot naftë’, Rama: Do ndërtojmë rafineri të re

9 Shtator 2022, 12:16Ekonomia TEMA

‘Nuk përpunojmë dot naftë’, Rama: Do

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria e ka të pamundur të përpunojë naftë pasi ajo që prodhohet aktualisht është shumë e rëndë dhe jo për përdorim.

Gjatë një takimi me dhomat e bizneseve Rama zbuloi planet e qeverisë për të ndërtuar një rafineri të re të përpunimit të naftës.

“Zgjidhja që kërkojmë është ndërtimi i një rafinerie të re, problemi është ku ta gjesh naftën që do përpunosh. Kjo pastaj është gjeopolitikë. Jemi në proces, nëse arrijmë kontratat e duhura do kalojmë në nivel tjetër ku mund të flasim për çmim me konkurrencë”, tha kreu i qeverisë.

Sipas Ramës, fjalët për kontrabandë masive nafte janë vetëm opinione që nuk mbështeten në asnjë argument të provuar.

Por kryeministri nuk e përjashtoi faktin se ka evazion në tregun e karburanteve por shtoi se po merren masa për të shtuar kontrollin në mënyrë teknologjike jo me inspektorë.

7 Komente

  1. A
    Arben

    Ti i din te gjitha vetem te verteten nuk e thua se te vret or kapter i zoget

    1. M
      Mal Cori

      Që do të ndërtojmë një rafineri të re e di çdo shqiptar.................... . Por rafineria do të ndërtohet kur të jetë dikush tjetër kryeministër.

      1. n
        nardi

        Je thjesht nje çiuaua qe drejton nje tuf me ujqer per te ruajtur delet shiptare

        1. P
          PO , PO

          Kjo qe thote tani Edi Rama , ngjason me nje barsolet , qe thuhet se ka ndodhur ne kohen e ish mbretit Zog , ne nje fushate elektorale . Nje kandidat per deputet , diku ne nje fshat u premtonte te pranishmeve se , nqs do te votohej ai si deputet , do te ndertonte nje ure ne ate fshat . Dikush nga te pranishmit i thote oratorit se " Mire more zoteri , po c`i duhet ura fshatit qe nuk ka lume ? Oratori i pergjigjet ne cast : " Do bejme lume nje here , pastaj do ndertojme ure " !

          1. Fadili

            Mar dhe kollaj ta boftë zoti

            1. $
              $antiago-@-Chil€

              Nuk e përpunojmë dot naftën shqiptare se është naftë e rëndë..???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????? (Prandaj I shkatërruam të gjitha rafineritëdhe naftën shqiptare thjesht e nxjerrim kot dhe e derdhim në lumenjë për qejfin tonê)????????????????????????????????????????????????????????????????.. Ato kompani perëndimore që nxjerin naftë në Shqipëri humbasin lekë duke e nxjerë nga thellësi shumë të mëdha , pastaj duke e transportuar jashtë vendit dhe duke e rafinuar në rafire

              1. A
                Anonim

                Ore i mbaruat specifikimet e tenderit per monitorimin e gjendjeve te karburanteve?! Merrni masa se kush do tja u dergoj gjendjet, se mire qe do beni sistemin. Apo le qe i hidhni me dore ju, nuk keni nevoje tja u cojne pajisjet e certifikuara per kete pune, jeni me te certifikuar per pune me dore. Suksese zoti kryeminister

                Lini një Përgjigje