Pagat që rriten në 2023, mësuesit e mjekët mbi 5500 lekë shtesë

4 Nëntor 2022, 19:50Ekonomia TEMA

Pagat që rriten në 2023, mësuesit e mjekët mbi 5500

Një pjesë e administratës do të marrë rroga më të larta vitin e ardhshëm. Sipas planfikimit, rritja 7% do të shkojë në spitale, shkolla, kopshte e çerdhe.

Ndërkohë, pensionistët do të marrin një shtesë që do të llogaritet sipas shtrenjtimit të  çmimeve.

Mësuesit dhe mjekët do të përfitojnë rritje page deri në 5900 lekë vitin e ardhshëm, ndërsa infermierët dhe edukatoret në kopsht dhe çerdhe do të marrin çdo muaj 3500 lekë më shumë se sa sot.

Vendimi pritet të merret në vitin 2023, sipas progamit që specifikon buxheti me rritjen në nivelin 7%.

Ndërkohë, për pagën minimale e cila është rritur dy herë këtë vit, duke arritur në 34 mijë lekë, vendimarrja është në pikëpyetje, por rritja e saj do të jetë progresive për të arritur në 40 mijë lekë në vitin 2025.

Edhe pensionet do të rishikohen. Ato do të rriten po aq sa inflacioni, ndërmjet nivelit 3-6%. Kujtojmë se pensionistët këtë vit, kanë përfituar rritje 9.5% në përfitimet e tyre mujore.

3 Komente

  1. J
    Jari

    Kësaj i thonë, tallje Byçe me, Mesues, Mjek, Infermjerë, Pesionistët ku thoni 9 % = 900 lekë, tallje me pagat e ulta, nga 34 në 40 000 në vitin 2025, tallje me punonjësit social në shpinë e Foshnjës, në Azilet, tallje me Policinë e Shtetit ku nga Kryekomisar e lartë nuk ka rritje rroge 7 %, dhe nuk marrin akoma, ka dy vjet lekët e trajtimit ushqimor, ( shkaku, lufta në Ukrahinë ), se kur do barazohen rrogat me Malin e Zi, një Zot e di.

    1. A
      Arlind

      Po nafta % eshte rritur? Po bulmeti? A e mbulon shtesa prej 50 eurosh rritjen e cmimeve?

      1. S
        Sara

        si s'ju vjen turp, sidomos kur flisni per pensionistet... le po dhe na thoni dhe se inflacioni qenka 3-6%... nderkohe qe s'ke asgje qe si eshte rrirur cimim nga 175-200%

        Lini një Përgjigje

        Blog Tema