Paradoksi me lejet e ndërtimit, popullsia po ulet, stoku vazhdon të rritet

23 Dhjetor 2022, 21:20Ekonomia TEMA

Paradoksi me lejet e ndërtimit, popullsia po ulet, stoku vazhdon të

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, UNDP ka publikuar një studim që nxjerr të dhëna paradoksale për sektorin e ndërtimit.

Gjetjet zbulojnë se nga viti 2017, po ndërtohen banesa e biznese, për të cilat nuk ka kërkesa për blerjen e tyre. Në Shqipëri kërkesat për blerje pronash, janë shumë më të ulëta se lejet e ndërtimit.

Kjo qasje del në një studim të realizuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, i cili thotë se burimet e kërkesës së madhe për leje të reja ndërtimi janë të paqarta, ndërsa popullsia po zvogëlohet dhe një pjesë e konsiderueshme e banesave janë të lira.

Studimi vlerëson se në 8 vitet e fundit çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur me 102%, ku hovi i madh nisi pas vitit  2017.

Në ndërtimet e kryera, Tirana mban peshën kryesore me 62% të vëllimit ndjekur nga Durrësi me 7%. Po ashtu, sipas qëllimit të ndërtimit, 76% e njësive janë apartamente.

Një e dhënë kontradiktore në studim del edhe në raportin e rritjes së popullsisë në kryeqytet me volumin e ndërtimit.

Në dekadën e fundit popullsia është rritur 4% ndërsa stoku i banesave 27%.

Edhe në raport me rajonin dhe BE-në, sektori i ndërtimit në Shqipëri duket që po zhvillohet me shpejtësi të shumëfishtë, edhe pse nuk jep një përgjigje me logjikë ekonomike sa i përket ofertë-kërkesës.

6 Komente

  1. S
    Sara

    si do t'i laje Erjona paret e mafies ndryshe? Me ato paret blihen vota

    1. H
      Halekracia

      Ky nuk eshte paradoks me lejet e ndertimit por eshte paradoks me çmimet e bandave te ndertimit qe lajne parane e krimit te drogës kurvërisë dhe trafiqeve por sidomois të korupsionit te bandave politike dhe mediatike.... dhe shtetasit në nevojë nuk mund të afrohen asnjëherë për ti blerë ndaj marrin rrugët e mërgimit. Kapot bandit të ndërtimit u japin punëtorëve 20000 lekë për ditë pune dhe u kerkojnë ti blenë apartamentet me 200 000 euro. Një ditë do të pëlcasë kjo bombë, dhe mjerë ai që do ta kapë goditja.

      1. T
        Tani

        Pastrim lekesh. Nuk ka asnje llogjike ekonomike.

        1. E
          Epirioti II

          E çfare paradoksi ka ketu. Njerezit jane te bombarduar nga jeta e luksit qe ofrojne mediat dhe Viçat (i thone ndryshe dhe VIPa) ne rrjetet sociale. Duan me çdo kusht te kene shtepi me te medha dhe luksoze. Perralla qe rrojme keq, per nje pjese te madhe eshte thjeshte perralle, ose krize psikologjike nga stresi i jetes moderne.

          1. S
            Shtet mbushur me Politikane Kriminele

            Shtet koti ,per llogje Mediatike i afte per asgje qe nenkupton vertet nji Shtet . Kjo eshte nji Politike e mbushjes se Shqipeise me te Huaj ,prandaj mos beni sikur cuditeni . Shkoni pas Bandes se Shkerdhatave te Kombit pas ne Protesta gjithe jetes , nderkohe qe Te Huajt po blejne paUndjer Shqiperine dhe mos u cudisni aspak kur nji dite prej ditesh ,ta shikoni veten ne Minorance ne Shqiperi sepse Bota dikton gjithcka ne vendin e kaqolave , mban gjalle Kriminelet ne Politike ,ne kaos e Anarshi totale , gjithcka ne tym , 32 vjet e njejta Kenge Egersirash ne Politike - shqiptaret ikin Te HUajt blejne Shtepite ne Shqiperi . Pra plani po hecen per bukuri . Asnji bir Kurve ne ate vend qe nga Akademiket e deri ke qytetari shqiptare ,s'do me dit fare asgje qe ndosh ne ate vend . Mir fqinjet tane Italianet qe deri diku i njohim dhe kuptohemi ,por jan dyndur Sllavet ceke -sllovake -polake etj ,qe normal duhet te pranohen ne kte vend vetem si Turiste jo te blejne apatamente o shtet e popull paKarakter e Dinjitet dhe QORR !

            1. a
              aaaaaa

              Me sa di ka patur nje ligj qe ndalohen te huajt te blejne prona ne Shqiperi perfshire edhe banesat,nuk e di tani.

            Lini një Përgjigje