Paralajmëron ministrja e Financave: Do të nisë mbledhja e taksës së pasurisë, ja si do i vjelim të ardhurat

17 Qershor 2022, 11:41Ekonomia TEMA

Paralajmëron ministrja e Financave: Do të nisë mbledhja e

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj njoftoi sot hartimin e një ligji të ri për mbledhjen e taksës së pasurisë.

Ajo u shpreh se taksa e pasurisë këtë vit do të nisë me një proces krejt ndryshe duke nënvizuar se pilotimi do të nisë në nëntë bashki. Për funksionimin e këtij procesi, Ibrahimaj shtoi se duhen sisteme të forta elektronike.

“Dua ta nis me një falenderim për ata që kanë kontribuar në këto vite për modernizimin e qeverisjes vendore. Kontribut të madh ka pasur qeveria zvicerane që ka asistuar me qëllim arritjen e këtij objektivi të përbashkët. Kërkohet vullnet dhe angazhim. Ky angazhim është treguar gjatë këtyre viteve por do të vijojë edhe në vitet e ardhshme me kalimin e shërbimeve online.

Kjo kërkon përgjegjshmëri të lartë si nga ana juaj dhe nga ana jonë. Reforma ka sjellë rritje të eficencës dhe rritje të të ardhurave dhe investimeve publike në çdo bashki. Të ardhurat që nga viti 2015 janë rritur me 2.3 herë ndërkohë që shpenzimet ku bëjnë pjesë dhe investimet janë rritur me rreth 60%. GDP ka ardhur në rritje. Sot përbëjnë 3.3% të GDP-së. Të ardhurat vendore janë rritur.

Megjithatë dua të ndalem te disa taksa që nuk e kanë pasur perfomancën e duhur. Prej kohësh kemi folur për taksën e pasurisë që këtë vit fillon me një proces ndryshe. Taksa e pasurisë këtë vit fillon me një proces krejt ndryshe. Ajo është duke u pilotuar në 9 bashki. Pilotimin e fillojmë në nëntë bashki.

Është nga ato taksa që nuk ka pasur performancë aq të mirë sa të tjerat. Do hartojmë një ligj të ri të taksës së pasurisë Pritet të nisë diskutimi në gjysmën e dytë të vitit. Pa sisteme të forta elektronike nuk arrihet reformë në mbledhjen e taksave”, tha Ibrahimaj.

3 Komente

  1. s
    sonila

    Taksat duhet te filloni ti merrni nga ministrat, ish ministrat, deputetet dhe sera juaj, Hyni ne politike e ne zyra ministrish pa carape dhe dilni me vila e pasuri. Nuk kini turp qe vendi, edhe pse me pasuri mbi e nen toke, ka katandisur i varfer se e vodhet ju!!!!! Mania me shoke qe ka rrembyer gjithe pasurite e pronaret rrine e veshtrojne per te bere plazh ne vilat e Manes, nderkohe qe toka eshte e tyre, si ne rastin e atyre ne Palase. atyre ti merrni takse dhe jo atyre qe mund te bejne ca para me shume se mesatarja duke punuar 2-3 pune e duke mos i pare edhe familja. Te keni turp!!!!!! Hajduti therret ; Kapni hajdutin.

    1. T
      Taksim per pushtetare

      Po sakte kjo ministre dikur ishte e thjeshte pinte kafe te lire poshte pallatit me femijet, ndersa tani qendron ne bllok, vishet shtrenjte me firme. Flet takson pasurite, te kujt pronareve qe me zor i kane marre me lloj menyre me ligj apo keto sic thote parashkruesja vilat ne det, resorte, vilat ne qytete, apartamente e dyqane,restorante, garazhe nga keto pabukes para 2013 apo pas 2013, sot jane me shofera shetisin me karburantin e shtetit. Ku eshte kodi I Etikes, fle gjume vec ne letra e fletoren zyrtare.

    2. v
      vlora.vlora

      ysht bushtre mutit vetem per mbledhje taksash flet ,si i behet akoma i dilet me ate 140 $ ne muaj ,karaputane e rilindjes

      Lini një Përgjigje