Pas 32 vitesh, "Air France" niset nga Tirana, fluturime dy herë në javë

9 Korrik 2022, 17:38Ekonomia TEMA

Pas 32 vitesh, "Air France" niset nga Tirana, fluturime dy herë

Një nga kompanitë më të mëdha europiane “Air France” ka nisur fluturimet nga Shqipëria.

Kompania franceze rifillon fluturimet drejt Tiranës, 32 vjet pas fluturimit të fundit nga Rinasi.

“Është një hap i rëndësishëm sepse diaspora shqiptare përdor vende si Mynihu, tashmë do i shtohet edhe Parisi”, tha Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Zëvendës presidenti i “Air France”, Oltion Çarkaxhija njofton se si fillim do ketë dy fluturime në javë.

“Kjo sepse provohet tregu sesi funksionon dhe pastaj rritet edhe kohëzgjatja edhe frekuenca. Ideja është, nëse ecën mirë programi, për dimrin të jetë të paktën tre herë në javë”, u shpreh Çarkaxhija.

“Air France” kryen fluturime në mbi 300 destinacione. Për t’iu përgjigjur kërkesave të kompanive europiane ka nisur edhe zgjerimi i terminalit të aeroportit.

Sipas Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, në fund të muajit korrik pritet të përfundojnë edhe punimet.

1 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Pedofilët francez thellojn lëvizjet me ballkanin.

    Lini një Përgjigje