Përpjekjet për nxjerrjen e naftës dhe gazit: Çfarë fsheh Shpiragu?

6 Tetor 2022, 17:29Ekonomia TEMA

Përpjekjet për nxjerrjen e naftës dhe gazit: Çfarë

Përpjekjet e Shqipërisë për të nxjerrë naftë dhe gaz nga Shpiragu u rikthyen në muajin shtator, kur kryeministri Edi Rama foli për zhvillime të reja që mund të shndërrojnë vendin tonë në një fuqi energjetikë në rajon.

Vetë historia e bllokut të Shpiragut, që dyshohet se fsheh sasi të konsiderueshme hidrokarburesh nis që para viteve ‘90, por për shkak të mungesës së teknologjisë mbeti hipotezë deri në vitin 2001.

Gjërat ndryshuan në 2001, kur kompania “Occidental Petroleum” arriti që të zbulonte naftë dhe gaz, por në thellësi mbi 5 mijë metra.

Kompania, që për hapjen e pusit testues kishte shpenzuar miliona dollarë, gjykoi në atë kohë se thellësia dhe sasia e naftës që gjendej nuk justifikonte investimin miliarda dollarësh që kërkohej për nxjerrjen e saj.

Pusi “Shpiragu 1” i hapur nga Occidental mbeti e vetmja gjurmë për më shumë se një dekadë. Në treg hyn kompania Petromanas, që në 2013-n shpoi pusin e dytë pas një marrëveshjeje me Shell. Investimi u përllogarit në rreth 70 mln euro.

Nafta u zbulua në thellësinë 5500 metrash dhe kompania tha se ajo ishte e lehtë dhe cilësore për treg. Por, për nxjerrjen nga kjo thellësi kërkohej një investim miliarda eurosh. Në treg hyri Shell, që bleu aksionet e Petromanas në Shqipëri. Kompania holandeze është përpjekur që të gjejë në zonë pikën më të cekët për të nxjerrë naftën dhe gazin.

Ajo hapi puset 3,4 dhe 5 pesë së fundmi. Në puset 3 dhe 4 thellësia është ku është gjetur naftë është mbi 5 mijë metra, ndërsa për pusin e pestë nuk ka një konfirmim zyrtar nga kompania.

Rama në fillim të shtatorit tha se është në sasi, por edhe thellësi të mëdha dhe se Shell po vlerësonte nëse ja vlente investimi. Nëse po, Kryeministri foli për një përfitim madhor për Shqipërinë, pa dhënë shifra.

Vlerësimet më optimiste në bazë të rezultateve të deritanishme të shpimeve testuese sugjerojnë se zona e Shpiragut mund të nxjerrë deri në 100 mijë fuçi naftë në ditë.

Me çmimet e sotme, kjo sasi do të përkthehej në 9 deri në 10 milionë euro në ditë. Sa për krahasim, Shqipëria sot prodhon rreth 20 mijë fuçi në ditë.

19 Komente

  1. s
    sabrima_ehhhh

    NQS ka nafte ate do ta gezoje dikush tjeter dhe mjere Shpiragasit dhe shqiptaret.

    1. a
      asd

      Patjeter. Nje nga perfituesit eshte "ai" qe po na jep "lajmin e gezuar". Shqiptaret do te perfitojne aq sa kane perfituar iranianet, irakenet apo ruset.

      1. M
        Mal Cori

        Ti që thua se Shqipëria sot prodhon rreth 20 mijë fuçi naftë në ditë : - Shqipëria nuk prodhon asnjë fuçi naftë........................................................ E gjithë nafta në Shqipëri vidhet dhe shteti nuk përfiton asgjë nga nafta........ . Ndërsa në kohën e Xhaxhit, nafta çante bllokadën, ushqente gjithë Shqipërinë me 4.2 milion banorë.......

      2. p
        pjeter

        Ok por ju si gazetare duhet edhe te beni pyetjen edhe te gjeni pergjigjen,sikur,sikur,te vertetohet vleresimi i 9-10 mln euro ne dite apo 100 mije fuçi,Shqiperise sa i kalojne?sepse fjale te mira e gure ne torbe e dime si si funksionon,mjafton te shofesh TAP-in,sa te mira financiare ka per shqiptaret.Publikoni ndonje gje konkrete,donje dakordesi midis qeverrise e SHELL,ndryshe,shqiptaret nuk besojne me te ngopen me luge bosh!!!

        1. S
          Sulo mbi mur

          E kunderta eshte shoku. Shqiptaret besojne çdo perralle dhe ngopen me lugë bosh

          1. N
            New York

            O Pjeter ka 8 vjet qe eshte kontrata e re.Kur fillon nxiret nafte, ne gryke te pusit vihet matesi dhe nafta ndahet fifty-fifty me investitorin

            1. p
              pjeter

              E atehere??? Shef ndonje referim te gazetarit(ne qofte se do e quajme te tille) mbi ate kontrate qe shkruan zotrote?Per mua eshte shkrim per konsum te pergjitheshem. Une nuk e di se ka a jo,ndonje publikim te kontrates ne fjale,a egziston apo jo e 50e 50,por duke par rendesine e ndjeshmerine e temes qe trajton artikullshkrusi,duhet edhe ti bashkangjiti fakte,dokumente,interviste te personave kompetente mbi kete ceshtje,per ti trajtuar lexusit me na nje çik respekt e seriozitet,nuk me duket ndonje sakrifice e madhe,ndryshe kazani kazan ngelet gjithandej,futja tia fusim se e hane te gjithe!!

          2. ?
            ?./

            Asgjë për tu gëzuar. Më mirë të mos gjejnë kurrë naftë dhe gaz sesa të na e vjedhin.

            1. F
              Fluturoni me presh

              Lesh me qime

              1. s
                spata

                Vazhdojne prrallat per te vene ne gjum shqiptaret .Kemi 10 vjete qe e degjojme kete prralle dhe per cudi populli e pelqen .Bravo o i Madh ti do e besh Shqiperine .

                1. J
                  Jugu

                  Pordh me rigon nga qeveria me e korruptuar ne Europe

                  1. D
                    Dakord

                    Jugu nga greqia je ti???? Apo nga monoriteti grek i konispolit. Legen burre. Ke gjet gazeten per te shfryre mllefin e inferiorit vetem se ketu je anonim. Funderrine inferiore

                  2. W
                    Waldo

                    Nice Pussy e ka te Thelle lengun

                    1. A
                      Alex

                      Germo tare Germo se qenin e ngordhur do gjeni vetem xhaxhi qe per kete pune ,se qeverite e koruptuara qe kemi pasur ne emer te Demokracise mut kane nxjere se milionat I kane futur ne xhep ,po mire tja bejne ketij populli ta shkerdhejne pare e mbrap se ate mendje ka ,

                      1. M
                        Muzaka i Ri

                        Gazetari qe shkruan per naften te pakten te konsultohet te pakten me nje teknik te mesem nafte, se lat koqen e namit.

                        1. x
                          xy

                          Mbi 5 mije meter eshte shpuar ne kohen e xhaxhit, dhe jo se ka munguar teknollogjia dhe specialistet e shpimekerkimit ka munguar financimi. Politikanet tane e kane mendjen per te sunduar e jo per qeverisur. Ata kan hedhur miljona dollar nder vite tek lobistet ne Amerike arsyeja dihet per se hidheshin ato dollar. Ish puntoret dhe specialistet e naftes qe punuan me idealizem u flaken rrugeve nga gangot e "demokracis" te majte e djathe. Ndaj mos u gezoni e nese gjendet sic pretendohet, shqipetaret nuk fitojne gje. Ka fituar gje shteti nga keto 20 mije fuçi qe nxjer ne dite? zero fitim se dalin me humbje firmat koncesionere. Rendesi ka qe "invstojn"per veten e tyre ne ngopemi me prapagand e lugen bosh...!!!

                          1. S
                            Sqepari

                            Mjere Shpiragu, do behet moot si Marinza a

                            1. I
                              Ilia

                              Ku e keni gjet kete informacion pacavure aman! Si i llogariti fucite ky tipi? Me ca formule? Kompania nuk thote asgje dhe Kministri ka thene qe ka vetem 50% mundesi suksesi

                              1. P
                                Parruca

                                Ore gazetare, po nje kerkim mbi naften qe nxirret aktualisht nuk beni dot? P.sh sa perfiton buxheti i shtetit nga ato 20 mije fuçite qe nxirren ne dite? Deri para disa vitesh ishte 0$. Sepse Bankers nxirrte bilance negative. Me pak fjale Bankers deklaronte qe rrinte ne Shqiperi per te humbur para. Keshtu qe shqiptaret marrin 0 nga pasuria e tyre. TAP kalon ne Shqiperi, sot i eshte shumfishuar rendesia gjeostrategjike dhe ekonomike, por shqiptaret serish marrin 0 nga tranziti. Tani kete kontraten me Shell ja kerkoi njeri ministrise qe te shohim se c’kane nenshkruar keta vampiret tani kete here? Nga pervoja me siguri nje skandal te ngjashem.

                                Lini një Përgjigje