Presidenti i Azerbajxhanit jep lajmin e mirë: Do dyfishohet kapaciteti TAP, gazi në Europë do kalojë përmes Shqipërisë

15 Nëntor 2022, 12:10Ekonomia TEMA

Presidenti i Azerbajxhanit jep lajmin e mirë: Do dyfishohet kapaciteti TAP,

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ndodhet në një vizitë të parë në vendin tonë, së bashku me një delegacion zyrtarësh të lartë. 

Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Bajram Begaj, Aliyev ka njoftuar për mundësinë e dyfishimit të sasisë së gazit që shkon në Europë përmes gazsjellësve TAP dhe TANAP.

Aliyev falenderoi Shqipërinë, për mbështetjen që i ka dhënë Azerbajxhanit, sipas tij, në konfliktin me Armeninë.

"Për herë të parë në vendin tuaj të bukur. Jam besimplotë që kjo vizitë do të japë një shtysë të fortë marrëdhënieve mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. Kjo hap mundësi shumë të mira për të ardhmen.

Ndaj Armenisë nuk ka patur asnjë sanksion, shkatërrimi , lufta, në territorin e Azerbajxhanit i ka bërë këto toka të pajeta. Siç ju thashë, nga 67, tashmë 65 janë shkatërruar. Tashmë jeta po kthehet në këto toka. Mbështetja e vendit tuaj për ne është shumë e rëndësishme. Jam mirënjohës për këtë mbështetje.

Gazi i Azerbajxhanit po kontribuon në sigurinë energjitike të Europës. Deri në 2027 kemi planin të dyfishojmë furnizimin me gaz për Europën, sigurisht ky gaz do të kalojë përmes Shqipërisë.

Depozitat tona janë shumë të pasura, aktualisht TAP dhe TANAP mund të diskutohet për të rritur kapacitetet e tyre”, tha ndër të tjera Aliyev.

10 Komente

  1. I
    Ishi i ZaKaroves

    Do Zoti jo badihava kesaj rradhe

    1. s
      spata

      Une prisja ndonje lajme te ri nga Presidenti i Azerbaxhanit . Te na sqaronte pse Shqiperija nuk perfiton asgje nga tubacjoni qe kalon ne teritorin shqiptare .Sa nuk eshte vone te nxjerri aferat korruptive te qeverisjes Berisha -Meta kur u nenshkrua marveshja .Shqiptari duron por krimin ne kurriz te tij se harron .

      1. E
        Enes

        Ca fiton Shqiperia? Ca fiton?

        1. A
          Analisti

          Pyesni Sali halenë dhe Ilir MUTIN se çfarë përfiton Albania nga TAPI TOPI.

          1. V
            Vin

            po na plasi trapi neve ,sperfitojme gje ça po na duhet

            1. P
              Pickaxhiu

              Dhe Shqiperia do fitoje karin si zakonisht

              1. 1
                1

                Shqiperia fiton nje mut.Pushtetaret qe firmosin fitojne miliona.Ky eshte gjith bilanci

                1. I
                  Ilhami ( Elhami - shqipo osmanllisht )

                  …… por shqipkaret mos te mprihen kot se do marin te gjatin……

                  1. G
                    Genti

                    Shqipërisë i kanë futur tubin e Tapit dhe përfiton leshin e trspit....

                    Lini një Përgjigje