Punimet në tunelin e Llogarasë hasin në shpella karstike, mbi 3 km të hapura

29 Shtator 2022, 17:20Ekonomia TEMA

Punimet në tunelin e Llogarasë hasin në shpella karstike, mbi 3

Punimet për tunelin e Llogorasë që lidh Dukatin me Palasën në një gjatësi prej 6 km vijojnë me ritme të shpejta.

“Jemi në anën jugore ku po punohet ose në anën e Dukatit tuneli është hapur rreth 2 mijë metra ose 2 km linear. 

Ndërsa në anën e Palasës tuneli është hapur 1800 metra, pra në total 3800 metra linearë. Afati i kontratës është 33 muaj, por objektivi ynë është që ta mbarojmë përpara këtij afati”, thotë Ardino Halimi, inxhinier i punimeve.

Punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë nisën në nëntor të vitit 2021. Sipas inxhinierit të punimeve, punimet po ecin me ritme të kënaqshme, ndërsa ky investim pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun gjatë ditëve të verës si dhe të krijoj më shumë aksesueshmëri për të gjithë ata që zgjedhin të pushojnë më bregdetin e jugut.

Inxhinieri i punimeve tregon vështirësitë e hasura gjatë punimeve, por edhe lehtësirat që do të sjellë ky investim.

“Në pjesën Jugore ose në anën e Palasës ku po punohet te tuneli kryesor kemi hasur në një shpellë karstike e cila është konsiderueshëm e madhe dhe për momentin është stabilizuar. 

Gjithashtu, në të njëjtën kohë ekipi i inxhinierëve dhe i supervizorëve po punojnë për zgjidhjen përfundimtare të saj. Ky tunel lehtëson aksesin me bregdetin dhe normalisht do të ulë ndjeshëm trafikun në qafën e Llogorasë”, shprehet inxhinieri.

Sipas banorëve të zonës, ky investim është një vepër që ju përket të gjithëve.

“Jam banor i zonës, i kam ndjekur punimet dhe është një vepër që i përket të gjithëve. Mendohet që baza e zhvillimit është turizmi, për turizmin do më shërbejë edhe mua dhe të gjithëve. Shkurton rrugën shumë. 

Kur është për republikën është edhe për Dukatin, edhe për Tragjasin, edhe për Radhimën, por në radhë të parë është për turistët”, thotë një banor i Dukatit.

Sipas autoriteteve tuneli i Llogorasë është një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore që do të lehtësojë aksesin drejt bregdetit të Jugut, duke nxitur zhvillimin ekonomik të gjithës zonës.

32 Komente

  1. ?
    ????????

    Si rruga e arberit, bull shit

    1. B
      Buda

      aksesueshmëri??? Shkruani shqip= kalueshmeri

    2. S
      Sulejman Pumi

      Jam marre gjithe jeten me keto lloj punimesh. Ishte edhe parashikimi qe ne kohen e monizmit qe do kishte shpella karstike. Varet sa te medha jane, se nuk i kam pare. Fat eshte qe nuk kane uje, ose uji eshte drenuar meqe jemi ne periudhen e veres.N rast se do kishte uje, dhe besoj se do te kete ne dimer, mire do te jete se do te perdoret per zonen, qe ka shume nevoje. Por me sa e njoh zonen, me teper ato do jene nga ana e Cikes, ajo ka me shume uje. Ne rast se shpellat apo zgavrat jane te medha, mund te perdoren per qellime te ndryshme, si frigorifere p.sh. Ne nje projekt te tille ne Iran, ku ishim te ftuar, kishte shpella te tilla dhe ato pas zgjerimit duke arritur ne mbi nje milion metra kub, u perdoren pas zgjerimit si stoktazhe gazi me perfitime te jashtezakoneshme, perfshi ato strategjike ne rast konkliktesh ushtarake. Gjithsesi i sugjeroj inxhinierit te jete shume i kujdeseshem, duke edhe parashpuar deri minimum 10m vrime drejtuese me diametrin e baromines. Edhe me veshjen e tunelit duhet patur kujdes, duke lene vrima drenazhi per te shkarkuar presionin e ujit (te mundeshem) nga veshja e tunelit.Jane gjeraqe nuk duhen nenvleftesuar, por duhen marre parasysh. Flm.

      1. P
        People

        E kujt po i rruhet, oligarket me turistet e vet do kalojne permes jo ne

        1. T
          Taulant

          Pse ti do i bish nga llogaraja plako? Te tremb tyneli? Mua me tremb lartesia.

        2. P
          Pensionisti i Porcelanit

          Pas shume vitesh qe lexoj gazeten TEMA, me ne fund ndesha ne nje koment te vertete te dobishem.

          1. E
            Ekonomisti

            Ke plotësisht të drejtë . Ne si popull na intereson të mësojmë se ku dhe si po përdoren paratë tona . Ka shumë pak informacion për investimet shtetërore. Në qoftë se nuk ka interes për tv private ,tvsh duket të ketë më shumë informacione të tilla .

          2. N
            Njeres pa (qe sduan)pune

            Meriton nje faleminderit "Sulejman Pumi" .....shpresoj te te lexojne ata qe po merren me ate pune...ky quhet patriotizem, jo bla bla bla nga mengjezi ne darke "ne i dime te gjitha "

          3. S
            Sa-Hale Breshkari

            ???????? - por te pakten Ky palloshi i shpoi malet dhe beri ca vrima, kurse ai QOFTLARGU jot i vodhi paret e popullit duke i filluar rruget dhe duke i len gjysem te perfunduara os duke i trefishuar kostot e ndertimit. A te kujtohet Rruga e Kombit, investimie fillestar ishte per Eur 480 miljon dhe kur perfundoj shpenzimet arriten ne 1 Miljarde e 200 miljon...!!!?? Apo si mendjeshkurtur qe je ose mund te ket zen Alzimeri, i harron keto fakte...!!!???

            1. D
              Daj Sam-iu

              Hale Breshkar....vertete qe ato lekat u moren por mos ja kerko viktimave por miqve nga pertej detit. Atyre qe ja u fusin te gjatin me gunga......si ajo shprehja.." doren ne qafe dhe gishtin ne bythe" . Kompanije qe ndertoj rrugen e kombit eshte e bandes se partise se Bidese. Per me teper kerko.

              1. D
                Daj Ceni prej Tirone

                Or daj MIU, qeke komplet nje Rrote K@#i. Qeke Trumpist e kualifikuar per RR.K. Po c'pune paten ata "miqt" pertej detit mor trushplar... Fondet per ndertimin e Rruges se famshme te Kombit u ofruan nga EU. Po sipas llogjikes truthar tende kush e punsoj ate kompani...!??? A nuk ishte SALESHI e LULULKA ata qe aprovuan dhe miratuan Rrugen e Kombit dhe i dhan kontraten... Kush i menaxhoj fondet... Ato fonde u dhan ne emer te popullit Shqiptarte dhe u ben lesh e li dhe u shperdoruan nga Pe-Dhjeret me SAHALEN dhe LULUSHKARIN ne krye, bile pjese e tyre u shpenzuan per dasmen e Shkerdhenit dhe Karmines dhe do mbulojn muajin e mjaltit.... Ik mor trap zalli! HAHAHAHAHA!!!

                1. B
                  Bobi

                  Palasa u ndertua e gjitha, tani i bejme dhe rrugen, sikurse ju be rruga dhe tek TEG ne tirane. Gjithshka eshte bere per oligarket, po edhe nje pjese e popullsise do perfitoje nga kjo. Ata ndertojne ku kane interesat e tyre dhe rruget jua ben qeveria si ti duan

                  1. T
                    Taulant

                    EU-ja ka dhene fondet per rrugen e kombit? A je ne terezi o Daje? Ishin paret tona, qe i zhvati lugati sali, ca nga hajdutlliku qe e ka ne gjak, e ca te tjera nga nxitimi per ti inaguruar ku u detyrua ta ndertoje 2 here tynelin e thires. E si perfundim la disa ura e regullime infrastrukturore pa filluar fare.

                    1. S
                      Shpenka pe Korçe.

                      Or daj Ceni , më fal po nuk qenke i informuar mirë për këto punë . Lekët e rrugës së kombit , nuk i dha as Amerika e as BE , por ne shqiptarët . Ajo rrugë është bërë me paratë e buxhetit të shtetit shqiptar . Sali non grata bashkë me birin e tij Lulush i shpërdoruan siç deshën dhe ne bashkë me SPAK-un , akoma po ju bëjmë fresk. Saliu merret me paret e rusit e me tralalara të kota . Kur të piqen kushtet , shpresoj që Luli , të bindet për atë që ka bërë dhe ti hapë petët e lakrorit.

                2. e
                  emigranti

                  me e rendesishme eshte cilesia

                  1. A
                    Agim

                    Medet, ende s'ka dale te beje adetin e saj kobzi , kasandra e diteve tona, Tabaku...!

                    1. d
                      ducati

                      mu be shume qefi per shpjegimin qe zotria me lart na shpjegoi ,qe ne nuk i njofim ,personalisht e falenderoj zotin Sulejman Pumi,dhe pres te na thote edhe me shume.

                      1. P
                        Patosi i ri.

                        Ore njerëz lind pyetja : Sa makina kalojnë në vit në tunel? Ka studim mbi këtë çështje? Muaj turizmi janë 2 muaj korrik,gusht. Po 10 muaj çfarë kalojnë andej? Shtet koti që ja fut kot. Pse ky është prioriteti këtu?

                        1. R
                          Rebeli

                          epo sipas shtetit do lehtesoje trafikun ne llogara...?!! kur ka pas ndonjehere trafik llogaraja, edhe ne pikun e gushtit, kalohet pa problem... nuk e kuptoni qe ai tunel eshte bere vetem per vilat e politikanve tek green coast, dhe ajo u be me e qarte, sepse dajla e tunelit eshte bere mbi resort, dhe jo tek ura e palases sic ishte projekti i pare

                          1. K
                            Kujtimi

                            Mos u hidh perpjete, deshet kapitalizmin, ta gezoni, kapitalizmi nuk e njeh barazine, vilat do t'i gezojne njerezit me te zot.

                        2. 1
                          1

                          Ky tunel behet per investitoret strategjik.te asaj zone,per Zamirin me shoke se qe nga tetori deri ne qershor ne ate rruge nuk kalojne me shume se 30 makina.Mos na beni per budallenj

                          1. S
                            Stela Pata

                            Rruga eshte private e Zamir Manes. Kush do te kaloje do paguaje tek Zame tarifen. As mos ju shkoje mendja se do ta perdore ndonje dele.

                            1. R
                              Rebeli

                              mire qe e paska kuptuar dikush dhe e tha njeri hapur gje qe u be me e qarte nga dalja e tunelit mbi green coast, kurse projekti fillestar e kishte daljen tek ura e palases, afer fshatit

                              1. E
                                Emma

                                si ne te gjithe boten kapitaliste Stela, hap krahun se do kaloje milioneri...

                                1. Q
                                  Qafa pates

                                  Ah moj Stela! Patë do ngelesh gjithmone se trute e pates ke!

                                2. B
                                  Beni

                                  Saravangllavinglla Ky "aksesi"...kush eshte se s'po e kuptojme !?! Do jete ndonje "gje" teper e "rafinuar" dhe ne ndihme jo vetem te komunitetit aty por edhe me gjere.

                                  1. G
                                    Gani

                                    Ketij vetem karii del para

                                    1. B
                                      Bardha

                                      Kur del e bane llogori dhe idioti qe ka mbetur edhe te kristali pasi shiti lopen

                                      1. Z
                                        Zina Sallaksja turiste leshit

                                        Te ndertohen sa me shume rruge se kemi sh nevoje. Çdo turist do kenaqet ne plazhet e jugut

                                        1. e
                                          ekonomiksi

                                          by passi i vlores...rruga e lumit te vlores...tuneli i llogorase....vepra madhore.po i sherbeu oligarkut,politikanit,do i sherbeje edhe juve mer zotnij..te besh dukat palase per 7 min...ne vend te pothuajse nji ore..se cdoni me teper se marr vesh...mire bjerini nga llogoraja...beni kthesat ...doni sali plehun ju...ilir kokekemboren..qe tju bejne vetem gjysmat e rrugeve...ku di dhia ceshte tagjia.

                                          1. P
                                            Paqesor

                                            Mos u merrni me komente koti. Shikoni rruget e rivieres franceze ne Nice dhe Sant Tropez etj. Kostoja nuk ka asnje rendesi. Paret per ate pune jane. Pa rrugen e re nga Palasa ne Himare deri ne Sarande tuneli nuk do jete shume I perdorshem. Bregdeti I Jonit e kerkon sa me shpejt perfundimin e kesaj unaze. Nga kjo do perfitoje edhe Juglindja e vendit e cila eshte po kaq e bukur. Unaza e re e juglindjes do jete nje rruge alternative shume panoramike per turistet e Ballkanit dhe Europes Lindore per ne Jugun e Shqiperise.

                                            1. i
                                              ingjinieri

                                              Mos kishte objekte te tjera me te nevojeshme para tunelit te Llogarase?Po pse gjithe ai nxitim.per ta mbaruar? Kujt i intereson kaq shume? Do doja dhe une ndonje tunel a rruge per fshatin tim, se do i sherbente turizmit, por nuk kam as pushtet as para . Pra???????

                                              Lini një Përgjigje