Qeveria has vështirësi në kontrollin e çmimeve të ushqimeve

7 Qershor 2022, 21:50Ekonomia TEMA

Qeveria has vështirësi në kontrollin e çmimeve të

Bordet e karburanteve dhe ushqimeve u ngritën për të ndaluar spekulimet në treg.

Por, anëtarët thonë se me vajin, orizin e sheqerin hasin vështirësi për të caktuar çmimet.

Ndryshe nga lëndët djegëse, ato nuk kanë një bursë reference.

“Ne e kemi shumë të vështirë me ushqimet ndryshe nga karburantet sepse janë çmime burse se janë vetëm dy artikuj. Te ushqimet, dikush e sjell vajin me 230 lekë dikush me 380 lekë”, u shpreh  Nikolla Lera, kreu i Drejtorisë së Politikave Makroekonmike dhe Çështjeve Fiskale.

Në komisionin e Veprimtarive Prodhuese, deputetë të opozitës thanë se qeveria duhet të heqë dorë nga kushtet që po vendos për furnitorët dhe të kthejë konkurrencën në treg.

“Nuk mendoj se nëpërmjet bordeve të mund të vendosim çmime në një sistem të tillë pavarësisht se jemi në periudhë krize. Këtë punë e rregullon më mirë konkurrenca e tregut”, tha deputeti Agron Duka.

Deputetët ndanë qëndrimet e tyre pro dhe kundër, edhe për rezervat 3-mujore që tregtarët e ushqimeve bazike duhet të mbajnë, për të frenuar rritjen e mëtejshëm të çmimeve. 

Lini një Përgjigje