Qukës-Qafë Plloçë edhe 2 vjet, 47 mln $ për mbylljen e punimeve të nisura në 2011

7 Nëntor 2022, 17:31Ekonomia TEMA

Qukës-Qafë Plloçë edhe 2 vjet, 47 mln $ për mbylljen

Qeveria ka gjetur paratë për të përfunduar rrugën Qukës-Qafë Plloçë. 47 mln dollarë janë dhënë nga Fondi Saudit për Zhvillim, që kantieri i hapur 11 vite më parë të mbyllet në pjesën e mbetur.

Puna për rrugën duhej të mbyllej në vitin 2019, por nevojat për financime shtesë kanë bërë që ajo të shtyhet me 5 vjet të tjerë. Dhe me paratë në dispozicion do të ndërtohen një sërë veprash inxhinerike.

Të gjitha punimet do të mbyllen  në vitin 2024

Aksi është pjesë e korridorit rrugor Tiranë-Korçë dhe parashikon të ulë me 1 orë rrugën nga kryeqyteti për në juglindje dhe me fondin shtesë të miratuar në komisionin e veprimtarive prodhuese, fatura e përgjithshme tashmë arrin në 182 milionë dollarë.

5 Komente

  1. Q
    Qazimi

    Rruge jo e domosdoshme. me 182 milion dollar do ishte zgjeruar e do ishte bo 4 kalimsh segmenti elbasan librazhd prrenjas

    1. B
      Boston

      Uroj te mos kete shume Shqiperia si ky Qazimi qe flet si korda pas bregut……. Do jete nga ata trushpelaret e Saliut…..

      1. P
        Profesoreshë Doktoreshë Mona

        Po me parate qe ka vjedhur dhenderri dhe djali i Sales? Po me floririn qe ka vjedhur Likja ? Sa rruge do ishin ndertuar?

        1. a
          astrit

          Kemi rruge qe kane kosto shume te larte e gjithshtu nuk i jane nenshtruar interesit ekonomik. Rruga e Kombit duhej te ishte projektuar per te kaluar nga zonat mineralmbajtese te Bulqizes dhe hidrocentralit te Skiavices, ndersa rruga gjarperon nga malet e Mirdites ku nuk ka ndonje interes ekonomik. Gjithshtu dhe rruga e Korçes ka nevoje te ishte studjuar duke e kaluar rrugen nga nje segment tjeter me efektiv e dobishem per me shume popullsi qe ta perdorin.

          1. T
            Tironci qytetar

            U zgjat shume po hajt moo po durojme deri ne 2024 ose po punuan shpejt e bejne edhe ne 2023; zona Korces po zhvillohet shume dhe eshte kthyer ne destinacion 4stinor e kjo rruge vetem zhvillim ju sjell, korcaret jane edhe njerez te punes; por mos harroni edhe zonen e Pogradecit te kthehet edhe kjo ne destinacion turistik 4stinor; duhet punuar shume ne Pogradec, te pakesohen lejet e ndertimit se po e shemtojne qytetin, te shtohet gjelberimi me shume se ceshte, te ndertohen parqe lodrash verore e dimerore per femije, parqe sportive e pishina dimerore, te behet pedonale deri ne tushemisht, perballe viles qeveritare te behet park i bukur i sistemuar jo ndertime pallatesh sic thone gojet e liga; Pograceci ka goxha potencial vetem te punohet me largpamesi w do shihni qe njerezit nuk do e lene ate qytet!

            Lini një Përgjigje

            Blog Tema