Qytetarët dhe opozita kërkojnë shkrirjen e Bordit të Transparencës, Arben Ahmetaj: S'bëhet fjalë, ai frenon abuzimet e çmimeve

9 Qershor 2022, 11:14Ekonomia TEMA

Qytetarët dhe opozita kërkojnë shkrirjen e Bordit të

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar sot se Bordi i Transparencës nuk do të pushojë së ekzistuari, pasi është një mekanizëm kontrollues dhe frenues për rritjen abuzive të çmimeve.

Zv.kryeministri u pyet sot nga gazetarët një ditë pasi çmimet e karburanteve u rritën sërish, duke arritur në rekorde maksimale historike, ku nafta shitet me pakicë në 258 lekë/litri.

“Qeveria punon çdo ditë. Sot morëm një seri detyrash, po të hap bllokun janë mbi 20 e ca detyra që kryeministri dha në raport me ndjekjen, përballimin e hartimin e politikave e instrumenteve për përballimin e krizës. 

Është krizë e shkaktuar nga njeriu, bllokimi i rrugëve të furnizimit, qeveria do i përdorë të gjithë instrumentet e duhur qoftë dhe inovativë që të frenojë rritjet abuzive të çmimeve.

Çdo instrument që funksionion për të monituruar e frenuar me instrumentet e tregut dhe ato që ka administrata e shtetit të gjitha do vijojnë të funksionojnë”, tha Ahmetaj.

3 Komente

  1. r
    reno

    Nuk eshte problemi te shkrihet apo jo bordi por me cmimet qe po fluturojne si do te behe.... Mendimi "qytetar" katundar apo shpellar nuk eshte se do ta regulloi kete problem nderkombetar.... Kjo tregon deshtimin e politikave ekonomike te "shkencetareve" te BE-se qe jane te varur teresisht nga armiku rus.... Rusia te mbyll rubinetin e gazit dhe ngrohesh ne diell, nuk te jep grure dhe do hash bar..... Te na rroje BE me profesorat e doktorat e saje....

    1. P
      Patosi i Ri.

      Ore Arben djali po qënke bërë i mënçur. Bordi merr ryshfete Arben djali. Ti flet sikur po bëni punëra të mëdha. Ulni çmimet mos abuzoni me popullin. Ju duket vetja i mënçur. Vazhdoni se do të gjeni atë që kërkoni. Ulni çmimet ushqimore dhe hidrokarbureve. Ka instrumenta shteti për të luftuar abuzuesit. I di ti Arben djali? Lexo në shqip jo në anglisht se ngatërohesh. Gazetar luftojini dhe juve se ne nuk na dëgjon njeri. Shtet koti.

      1. V
        VARFERIA

        Nuk eshte bordi per te kontrolluar cmimet. Pas cdo ministrie krijoni nje bord qe te beje puner e ministrive. Ju nuk jeni ne terezi. Ai bord shton vjedhjen. Ju si qeveri jeni te paafte per te kontrolluar cmimet? Pse qendroni? Largohuni. Bord pas bordi, vjedhje dhe vetem vjedhje ne kurriz te popullit. E vetmja qeveri qe nuk mendon per popullin.

        Lini një Përgjigje