Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve në vend.
Përmes një postimi në Facebook ai ka ndarë shifrat e rritjes së inflacionit gjatë muajit prill, në Shqipëri dhe vendet e rajonit.
Sipas tij, Shqipëria ka rritjen më të ulët të inflacionit në rajon dhe kjo si pasojë e vendimit të qeverisë për të mos rritur çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla.
“Mbulimi 100% nga qeveria i rritjes së çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla dhe rritja e prodhimit vendas, kanë bërë që rritja e inflacionit në Shqipëri të jetë më e ulëta në rajon! Këto janë të dhëna të muajit prill”, shkruan Rama në Facebook.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=565870028241996&set=a.400250428137291
Vete i bere llogarite ? Legen !
Nuk ke faj o artist. Ti në fakt e pranon dhe vetë që nga shifrat je LUL sa Luli. Kështu është kur shifrat ti jep Ben Mashtrues Ahmetaj. Po s'ke faj ... Se kështu është kur "shportën" e çmimeve që llogarrisni e përcaktoni si ju do trapi, pa e rinovuar dhe përshtatur... Shqipëria është vend importues, fare thjeshtë. Kështu që automatikisht e ke inflacionin ne ato nivele përafërsisht sa të vendeve që importon. Nuk po te llogaris Turqinë se dihet që e ka kacafiu. Por po them Greqi, Itali, Gjermani... Shtetet e tjera të rajonit, lerliqen dhe e kanë prodhimin e artikujve të shportës më të madh lokalisht se ty artisto.. Artist, ndrysho "metrin" si e mat inflacionin (shportën dmth) Se metri i Ben Ahmetës nuk është 100cm por eshte 70cm...