Rama, me sytë nga Shpiragu dhe Azerbajxhani

19 Nëntor 2022, 21:20Ekonomia TEMA

Rama, me sytë nga Shpiragu dhe Azerbajxhani

Kryeministri Rama shpalli nga Vlora faktin se Azerbajxhani do ndërtojë rafineri nafte në Shqipëri, apo se dhe Shpiragu pritet të jetë një lloj “Saudie” për ekonominë shqiptare.

“Në Shpirag është zbuluar një sasi e konsiderueshme nafte dhe gazi, dhe presim që në fillim të vitit të ardhshëm të dimë sasinë dhe cilësinë, ndërkohë kemi rënë dakord me presidentin e Azerbajxhanit, për të ndërtuar në Shqipëri një rafineri e cila do t’i japë fund varësisë së naftës që ne kemi për konsum këtu në vend, pastaj do flasim prap për çmimin e naftës, sa e kanë të tjerët dhe sa e kemi ne”, tha i pari i qeverisjes.

Rama shpreson që Shqipëria të ketë kthesën e Norvegjisë në fat, siç ndodhi me këtë vend nordik në vitet ’60-’70, ku nga një vend peshkatarësh të lodhur, me shumë emigrim madje, u shndërrua në pak vite në një vend me lumturi ekonomike falë një burimeve të naftës, por mbi të gjitha industrisë nxjerrëse dhe përpunuese, ideuar dhe realizuar nga një inxhinier irakian.

Ndaj dhe para pak ditësh do të sillte Norvegjinë si shembull për ta krahasuar me Shqipërinë.

Rama tha se krizat e njëpasnjëshme po devijojnë vizionin zhvillimor, por përpjekjet nuk duhen ndalur.

“Koha që jetojmë ka sjellë një fatkeqësi të tretë rradhazi për ne, merreni me mend sa shumë mund të kishim bërë nëse nuk do të spostonim fondet për të ndërtuar shtëpitë e të prekurve nga tërmeti, apo kur ndaluam gjatë pandemisë. Dhe sot lufta ka ardhur jo me detyrimin për t’u ngritur e shkulur nga shtëpia, me bomba, por ne sot jemi në kushtet kur lufta na kërcënon me të tjera armë. Të gjithë Europën, me energjinë e kthyer në armë dhe me inflacionin e luftës që është prezent në çdo moment kur njerëzit blejnë diçka.

Ne po punojmë intensivisht, edhe kur ra tërmeti dhe pandemia dhe dëgjonim laraskat që thoshin ndërprit investimet, ne nuk do të heqim dorë nga ambiciet dhe objektivat tona. Ne do të arrijmë që energjinë ta prodhojmë të tërën këtu në vend, madje pjesën tjetër t’ua shesim ne të tjerëve, e jo ata ne. Kjo kërkon kohën e vet, ndërton durim, por jemi duke i hedhur hapat”, arsyetoi kryeministri.

4 Komente

  1. F
    Fadil isufi

    Shpejt marë dhe kollaj lajme i përsosur

    1. t
      tetovari2

      Normal që Norvegjia bëri një kthesë të madhe me zbulimin e naftës në detin e Veriut.Por një gjë Z.Kryeministër Norvegjia ka norvegjez dhe jo shqiptarë.Po ashtu me gjithë respektin ndaj Jush, edhe kryeministri është Norvegjez! Nëse mendoni me naftën e gazin e Shpiragut, Shqipërinë ta bëni si Norvegjia,punoni dhe bëni si Norvegjia! Shumë thjeshtë! Suksese.

      1. S
        Shpuragu

        Hahaha Krahason ti Norvegjin me Shqiperine Ku nje ministre para 2-3 muajve dha dorheqjen veç per faktin se kishte marr shpi banimi nga parrlamenti nderko qe zotronte nje te till privatisht A ka minister ktu te jap dorheqje, gjallë ne botë edhe kur kapen me presh ne dore Pastaj Norvegjia e zbaton ligjin, një soj për të gjith, edhe vet mbreti nuk është mbi ligjin Shpiragu dihet që ka naftë se edhe ne kohen e Enverit jan ber çpime pa fund Problemi qendron sa do ngelet per ne që jemi nga Shpiragu , sa per Shqiptaret dhe sa do na e vjedhin Lere politiken mënjane kur vjen puna tek zhvillimet strategjike. Te gjith se bashku duhet te bëni diçka per ktë vend, se mbi 30 vjet dhe jemi akoma si mos me keq Falemibderit nga nje djal shpiragu por dhe nje emigrant norvegjie , shpronso tokat qe ju ke zen fshatareve te Mbreshtanit dhe Galinës, bej rrugët që u premtuan, dhe ujjsjellsin që të njomim fytin edhe ne qe jetojm akoma ktu Keni punuar dhe sja u ha njeri hakun z.Rama por jeni shum shum i vogel per te ber arritjet e Norvegjis, norvegjia ja la norvegjezve në dor fatin e naftës, nuk ja dhoroi aa kanadezit as amerikës

        1. $
          $antiago-@-Chil€

          ???????????????????????????? tall pallën.

          Lini një Përgjigje