Rama: Në 6 mujorin e dytë të 2023-shit, paga minimale do jetë 38 mijë lekë

9 Nëntor 2022, 11:41Ekonomia TEMA

Rama: Në 6 mujorin e dytë të 2023-shit, paga minimale do

Paga minimale pritet të rritet në 38 mijë lekë gjatë vitit të ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, ku diskutohej për buxhetin e vitit 2023.

Rama u shpreh se në 6 mujorin e parë, paga minimale do të rritet në 36 mijë lekë dhe në 6 mujorin e dytë, do të shkojë në 38 mijë lekë.

Sipas tij, nga kjo rritje, do të përfitohen  21 milionë dollarë nga ata që paguhen me pagë minimale.

“Do të rrisim edhe një herë tjetër nivelin e pagës minimale, që e kemi rritur dy herë këtë vit. Do e çojmë në 36 mijë lekë të reja, me synimin që ta rrisim edhe një herë në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm, do e çojmë në 38 mijë lekë të reja.

Nga kjo rritje imediate, janë 21 milionë dollarë që do të përfitohen drejpërdrejt nga ata që paguhen me pagë minmale. Për 100 mijë familje, janë 35 mijë lekë të vjetra që shtohen çdo muaj, falë rritjes dy herë gjatë këtij viti dhe falë edhe rritjes tjetër gjatë vitit që vjen”, theksoi ai.

5 Komente

  1. N
    Nale o izet

    Prit pak o mbret, ekonomia boterore ne kushte recesioni nuk mund te parashikohet 1 vit parakohe! Duhet ndjeku rme kujdes zhvllimi sepse nje rritje e metejshme rrogash mund te rrise presionin inflacionist! Po ta dije kaq mire sa flet ekonomine, do ishe ne wall street duke u bere me miliona te ligjshme, ndryshe nga ato qe ke!

    1. T
      T'i hani ate qe nuk thuhet gruas time!

      Me keto premtiome boshe kerkon te mashtrosh shqiptaret sic ke bere gjithmone! Ne se nuk do beje rrush e kumbulla milionat e eurove duke dhene me PPP te gjitha sherbimet shteterore me kosto katastrofike ,sidomos ne Shendetesi dhe ato te "100 fshatrave turistike" te braktisur nga vete shqiptaret,sot rrogat dhe pensionet ne Shqiperi do te ishin mbi 1 mije euro ne muaj! Po inceneratoret,por nafta,kromi,bakri,hekur nikeli etj qe u eshte falur hajduteve nga korrupsioni qeveritar etj merret me mend se ku do ishim sot! Por ti,o Rame antishqiptari je mjeshter i mashtrimit me llafe si GEBELSI NAZIST,por popullit ia ke futur sa krahu! Prandaj ikin shqiptaret per dite!

      1. A
        Arjan

        O RAHMUT O hale ti dhe sala jeni nje ,shto dhe like floririn qe te beheni3.

      2. k
        k

        Nuk mund të jemi kundra një premtimi të tillë nëse do jetë i vërtetë, por do dëshironim të na bëje edhe bilancin e gjithë premtimeve që keni bërë dhe sa keni zbatuar.

        1. K
          Kokra e mashtrusit

          Po mor rit pagen minimale dhe nga ana tjeter rit tatimin mbi pagen ne shtresat e mesme te popullsise. Me pak fjale fukarenjeve u rit pak racionin , te mesmit i ngordh ne taksa mbi pagen 23% dhe te pasurve ua ul tatimin. Atyre oligarkeve pastaj ja ul fare ne 8% mbi dividentet. Ik ore legen.

          Lini një Përgjigje

          Blog Tema