Rama njofton ‘formulën’ e mbledhjes së taksës së pasurisë

17 Qershor 2022, 12:33Ekonomia TEMA
Rama njofton ‘formulën’ e mbledhjes së taksës së

 

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga kryetarët e bashkive mbledhjen e taksës së pasurisë nga qytetarët. Rama u shpreh se në të gjithë globin kjo është taksa më e rëndësishme ndërsa në vendin tonë ajo shpërfillet.

Kreu i qeverisë theksoi se nuk mund të taksohet njësoj pasuria e një familje që jeton me të ardhura mesatare me atë që ka deri në tre shtëpia.

“Taksa e pasurisë është taksa më e rëndësishme bashkiake në të gjithë globin. Në këtë cep të globit ku ne jemi është taksa më e shpërfillur dhe pastaj nuk ka fonde për të gjitha gjërat që ju duhet të keni. Se nga diku ato fonde dalin.

Nuk mund të taksohet njësoj pasuria e një familje që jeton me të ardhura mesatare me shtëpinë e dytë dhe të tretë të një familje tjetër. Dhe jo vetëm kaq por këto edhe nuk mblidhen pastaj, Mesazhi i këtij takimi është disiplinë financiare, burime të tjera të ardhurash dhe disiplinë më e lartë menaxhimi”, tha Rama.

4 Komente

  1. T
    Ten

    Vidhni more xhan, vidhni e rrisni taksat. Po nuk ka vrime miu ne Amerike qe ju ze. Ju kujtohet Statuja e Enverit? Po ju do terhiqeni zvarre per se gjalli.

    1. L
      Lenci bira

      Po behesh qesharak, kjo eshte e vertet taksa duhet te vjelet por shiko rrogat dhe te ardhurat, po si te paguaj nje me 5 mije lek asustenc?

      1. S
        SBS

        Para se të taksosh duhet të sherbesh ,bashkia nuk do tja dijë as për rruge as për ujë as për letra korrekte ,po bashkia di të të pengojë dhe te vendose taksa apriori ashtu si edhe qeveria që nuk lë gur pa lëvizur për pengimin e njohjes se të drejtës kushtetuese dhe botërosht te respektuar të njohur dhe mbrojtur me ligjin universal të së drejtës mbi pronën evtrasheguar . Të ëmbla janë leket e mbledhura nga taksat e qeverise dhe pushtetit lokal por po aq të hidhura janë pakënaqesitë për çdo qytetar për shkak të mangesive dhe sorollatjeve në shërbime Kjo kontrakditë vazhdon të thellohet

        1. P
          POPULLI

          Takse pasurie te paguajne ato qe kane mbi 3 shtepi. Ka nga ata si puna juaj qe keni qene dhe jeni ne krye te puneve qe sdini sa shtepi keni dhe ku i keni. Ju po duhet te paguani patjeter. Por e cuditeshme pasurite i fshihni. Populli nuk ju beson. Mos ja merrni shpirtin popullit fukara. Shikoni dhe vleren e pasurise. Keni plot per te mbledhur, te gjirizi i Lalzit, ne Dhermi te Kodra Diellit, ne Jale, ne Palasa, e kudi gje une me shume. Prandaj me kete rast te cdemtojne hajdutet e pasurive.

          Lini një Përgjigje